Rexhep JELLA
Rexhep JELLA

Ai lindi në Tironë në vitin 1895 prej një familje autoktone, mjaft të hershme e të vendosur në këtë qytet që nga themelimi i tij. Falë frymës dhe bindjeve arsimdashëse të saj, ajo u kujdes për edukimin e djalit të vet. Me kontributet e saj financiare, pas përfundimit të mësimeve të fillores në qytetin e lindjes, arsimin e mesëm Rexhepi e kreu në Stamboll.

Rezultatet shumë të mira që arriti atje ishin kriteri që, me vetë bursën e kolegjit, në vitin 1914, ai të fillojë studimet e larta për shkencat politike në Fakultetin e ]urispundencës të Universitetit të famshëm të Kembrixhit në Londër, të cilin gjithashtu e mbylli me mjaft sukses. Ky fakt, që përfaqëson një dallim nga zgjedhja e përgjithshme e shqiptarëve, për të kryer studimet e larta në vendet më të afërta europiane si Itali, Francë, Austri etj., e evidenton Rexhepin si ndër shumë të paktit shqiptarë dhe tironas të shkolluar në Angli, por që më vonë do të pasohej edhe me tiranas të tjerë. Pas mbarimit të studimeve të larta, dhe duke qenë gjithnjë i mbrujtur me frymën patriotike, Rexhep ]ella, ky patriot e intelektual i ri me këtë formim të lartë perëndimor, kthehet në Atdhe.

Falë kësaj përgatitje, megjithëse e nisi si jurist në administratën e atëhershme, ai bëhet një protagonist i rëndësishëm në jetën politike e shoqërore të vendit, ku edhe bën karrierë të shkëlqyer, e sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1921. Në vitin 1918, me dërgatën shqiptare, ai mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris; ndërsa, më 1920, edhe në Kongresin e Lushnjës. Me një vlerësim të konsiderueshëm nga mbreti Zog, me të cilin kishte qenë edhe bashkënxënës në Stamboll, atij iu ngarkuan disa detyra të larta e të rëndësishme.

Duke qenë njëherësh edhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë (më 1923 dhe 1937); deri në vitin 1926, ai drejtoi prefekturat e Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës. Gjatë Viteve 1929-1936, Rexhepi është në krye të Prefekturës së Tironës, çka në historinë e këtij organi (1926- 2008), nga të 24 prefektët paraardhës të derisotëm, ai shënon edhe periudhën më të gjatë të qeverisjes. Gjatë këtij angazhimi, për tre vjet (1930-1933), dhe tamam atëherë kur u ndërtua qendra e qytetit, ai kishte edhe drejtimin e Bashkisë së Tironës, më e madhja e vendit dhe njëherësh të Entit kombëtar ”Djelmënia Shqiptare”. Sheshi ”Skënderbej” dhe Ministritë, në të cilat pa dyshim ka ndikuar edhe kultura dhe dora e Rexhepit, gjithnjë i kanë qëndruar kohës, madje edhe me mjaft sukses.

Po në këtë periudhë u ndërtua edhe godina e Ambasadës Amerikane, që formoi një nga zonat më të bukura të qytetit. Nga Kryqi i Kuq  Amerikan u ngrit Shkolla Teknike dhe Spitali i qytetit, i cili njëherësh mbeti bazë edhe për të gjithë spitalet e tjera. Në inaugurimin e këtyre objekteve të destinuara për kulturën dhe për shëndetin e njeriut, Rexhep ]ella, në detyrën e prefektit, por me bindjet e një anglosaksoni të mirëfilltë, fliste me simpati e dashuri për popullin amerikan dhe për kontributin e tij në pava-
rësinë politike të Shqipërisë.

Gjithnjë ishte i bindur se, Amerika, që prej Uillsonit, dhe Anglia janë miqtë më të mirë të Shqipërisë; “këtë e kam ndjerë që në Konferencën e Parisit” thoshte ai. Koha tregoi se Rexhepi kishte patur të drejtë. Edhe sot, pas shtatëdhjetë vjetësh, të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj miqësie, kulmi i të cilave arriti me pavarësinë e Kosovës, aspiratë e hershme e të gjithë shqiptarëve. Më vonë, për një periudhë të shkurtër (1936-1937), Rexhepi ishte prefekt i Durrësit.

Formimin dhe bindjet e tij anglosaksone dhe kulturën e tij të gjerë veçanërisht si poliglot e në letërsi, ai e reflektonte edhe në iniciativat priva- te; madje ato i shtaqi deri në arkitekturën e shtëpisë që ndërtoi në Tironë përballë Urës së Tabakëve. Ky njeri i ngritur dashuronte edhe sportet; veç futbollit (më 1930, ai ka qenë President i FShF), Rexhepi nuk harronte basketbollin dhe kanotazhin që e kishte mësuar kur ishte student në Angli.

Për karrierën dhe kontributet e shquara, mbreti Zog i kishte dhënë atij “Kordonin e Skënderbeut” (1937) dhe titullin ”Prefekt i klasit të parë” (1938). Me largimin e Zogut nga Shqipëria, Rexhepi e ndërpret aktivitetin politik. Megjithatë, të këqijat erdhën më pas, më 1944. I akuzuar si agjent i anglezëve dhe se kishte qenë nëpunës i lartë i Mbretërisë, ky potencial i madh, deri në vitin 1952, kaloi dy herë nëpër burgje; iu burgos i biri; iu vra i vëllai në paraarrest dhe iu konfiskua pasuria. Pas daljes nga burgu, u internua në një fshat të Kavajës, duke mos i dhënë as pension, sepse ligji në fuqi e përjashtonte këtë mundësi. Për shkak të gjendjes së dobët ekonomike, pjesë-pjesë e me vlera qesharake, ai shiste librat që i kishin shpëtuar nga sekuestrimi.

Orhan Sakiqi, djali i kushërirës së parë të Rexhepit, jep disa kujtime, megjithëse të përjetuara në moshë mjaft të re. Kur, Rexhepi vinte në Tironë, e ku do të kalonte natën, përmes “Librit të shtëpisë”, duhej njoftuar Dega e Punëve të Brendshme. Ky regjistrim i detyruar ishte pjesë e rregullave të caktuara nga sistemi i kohës. Ardhjet e tij u rralluan sidomos pas vitit 1967, me acarimin e luftës së klasave. Ndërkohë, i bindur në mentalitetin e vet, ai nuk harronte kurrë të përsëriste besimin të ShBA dhe Anglia si dhe te përmbysja e sistemit komunist. Eshtë vetëm çështje kohe, thoshte ai.

Për shpirtin human dhe personalitetin e këtij njeriu tregon një episod edhe Agim Zajmi, kushëririn e të cilit, Rexhepi, që sapo kishte dalë nga burgu, e shoqëroi për vizitë mjekësore. Edhe pse atëherë ishte vetëm 15-16 vjeç, ai kujton se te doktor Kalmari, një mjek hungarez që ka punuar e jetuar në Tironë, lexoheshin dukshëm respekti dhe konsideratat e jashtëzakonëshme për Rexhepin.

Ky intelektual i shquar vdiq në mjerim në vitin 1974. Në shkrimin e vet të datës 30-11-2006, gazeta “ABC” ka gjetur një titull mallëngjyes “Rexhep ]ella, lypësi që u diplomua në Kembrixh”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.