Remzi BULKU – Mjeshter i sportit (KF Tirona)
Remzi BULKU – Mjeshter i sportit (KF Tirona)

Remzi Bulku ka lindur në një familje të hershme tironase më 10 prill 1930. Në vitin 1968 përfundoi arsimin e lartë pranë ILKF “Vojo Kushi”, ku u diplomua ”mësues i edukimitfizik”. Me këtë detyrë punoi në shkollën e mesme të ndërtimit për rreth 30 vjet, deri sa doli në pension.

Me të rriturit e futbollit të ekipit “Puna” e Tironës është aktivizuar në vitin 1947, ku, gjithnjë, në rolin e mbrojtësit të djathtë, vazhdoi deri më 1950. Në vitet 1951-1952 (kohë që kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak), ka qenë pjesëtar i ekipit të futbollit të KS “Partizani”, për t’u kthyer përsëri në ekipin e tij të mëparshëm, ku luajti deri më 1958› Ai dhe shokët e tij të skuadrës, falë përkushtimit, zellit dhe karakterit të tyre, kanë kontribuar në periudhën më të vështirë.

Klubet ushtarake “Partizani” dhe Dinamo”, mblidhnin lojtarët më cilësorë, e këtë më shumë e vuante skuadra e Tironës, si një një burim i pashterrshëm për to. Megjithate, ajo qëndroi me dinjitet në radhët e ekipeve të mira të kategorisë së parë.

Falë përvojës dhe kursit njëvjeçar të kryer prej tij në vitin 1963- 1964, kontributi i Xikes shihet edhe si trajner i futbollit. Me këtë detyrë dhe duke punuar me pasion, me ekipet zinxhir, sipas modelit te’ Xh. Demnerit dhe krahas kolegëve të tij H. Arbana, O. Reçi e 0. Caslli, është aktivizuar pranë KS “Tirona”, nga viti 1960 deri në vitin 1978. Falë edhe organizimit mjaft mirë të kësaj pune nga ai klub, u përgatitën futbollistë të moshave të ndryshme, nga paratërinjtë, të rinjtë dhe “Shpresa” (U-21).

Ekipi i të rinjve dhe ai U-21, të drejtuara prej tij, janë shpallur nga një herë kampion kombëtar, por mbi të gjitha është fakti se prej tyre kanë dalë dhjetra futbollistë cilësorë, të cilët, më vonë kanë luajtur me ekipin e parë e deri me atë kombëtar.

Pasi la edhe detyrën e trajnerit të futbollit, por, duke qenë gjithnjë pasionant i sporteve, u ngarkua nga klubi me detyra të tjera. Dy vjet ka shoqëruar ekipin e çiklistave të KS “Tirona” në garat e kampionatit kombëtar; për disa kohë, ka qenë përgjegjës i skuadrës së volejbollit të meshkujve, gjatë së Cilës ekipi fitoi dy kampionate dhe një kupë të Republikës. Po kështu, për dy vjet ka qenë anëtar i komisionit të apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për meritat etij është dekoruar me Medaljen e Punës dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit II.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.