U lind më 1 dhjetor 1865 në Tiranë. Ishte i biri Seidit dhe vëllai i Murat Toptanit. Më 1901,
emri i tij përmendet për një kryengritje të trevës së Tiranës.

Në vitin 1908 drejton komitetin Shoqëria Mirëbërëse, e cila kishte për qëllim ruajtjen e qetësisë, futjen e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore dhe hapjen e shkollave shqipe. Kryetar i klubit ”Bashkimi”, më 1908. Më 14 – 22 nëntor 1908, Refik Toptani mori pjesë në Kongresin e Manastirit, dhe më 2 – 9 shtator 1909 në Kongresin e Elbasanit. Më 14 shtator 1910, gqui ushtarak e dënon për shkak të gjetjes së disa broshurave shqip. Në gusht 1912 i bëhet një atentat në urën e Gallatës.

Refik Toptani ishte protagonisti kryesor në ngritjen e Flamurit në Tiranë, më 26 nëntor 1912,
dhe nënshkrues i telegramit dërguar Ismail Qemalit ku e njoftonte se Tirana kishte shpallur
mëvetësinë.

Nënprefekti i parë i Tiranës, duke u bërë kështu autoriteti më i lartë vendor pas
shpalljes së pavarësisë. Në vitet 1921 – 1922 ishte deputet i Partisë Përparimtare në Parlamentin shqiptar. Në vitet 1922 – 1925, ishte një nga katër anëtarët i Këshillit të Naltë, që funksiononte në rolin e kryetarit të shtetit. Më 1923 dhuroi 80 libra për Bibliotekën Kombëtare, dhe ndihmoi Strehën vorfnore të Tiranës. U shpall i pandehur në mungesë nga qeveria e Fan Nolit.

Vdiq më 22 nëntor 1937 në Tiranë, në moshën 72-vjeçare. Më 28 prill 2016, Presidenti i
Republikës i akordoi dekoratën “Nderi i Kombit”.

Burimi: “TIRANA, PREFEKTET DHE NENPREFEKTET E SAJ 1912-2017” me autore: Gazmend A. Bakiu & Kastriot Dervishi

KUJTESE: Nese jeni te interesuar per librin “TIRANA, PREFEKTET DHE NENPREFEKTET E SAJ 1912-2017” si dhe per libra te tjere kushtuar Tirones, ju lutemi na kontaktoni ne faqen tone ne facebook ose me e-mail: [email protected]

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.