“Te jetosh me Tironen do te thote qe je prane familjes, prane komunitetit, prane qytetit mo te bukur ne bote dhe ne ekipin mo te mire ne bote, ku sdo ta nderroja me as nje tjeter! Tirona ti jep mundesite, keshtu qe, me sa te mundem do ti perkushtohem dhe do te jetoj ketu. Pse jo dhe me vdek ketu, ne vendin qe dua me shume dhe dheun e te pareve te mi!”

Kur keni filluar te merreni me sport?
– Me sport jam mare qe ne moshe te vogel dhe kame praktikuar futbollin, ciklizmin, boksin dhe ne fundi u angazhova ne basketboll e qe prej asaj kohe une nuk e lashe me dhe jam perkushtuar maksimalisht me kete disipline sportive.

Perse zgjodhet pikerisht basketbollin?
– E zgjodha per disa arsye: e para ishte gjatesia e trupit tim; e dyta ishin kushtet me te mira ne krahasim me futbollin dhe e treta, un pata fatin te shkoj te Tirona. Ne momentine e pare qe pashe stemen e Tirones siper Salles Sportive Farie Hoti fillova ta dashuroj akoma dhe me shume kete sport.

Si ishte brymosja familjare? Si ju ushqyen vlerat per Tironen?
– Duke ardhe nga nji familje tironase normalisht te qenit tifoz me Tironen nuk kisha si mos tu ushqeja me dashurine per Tironen. Babai me keshillonte dhe me thonte rishtazi kurre mos u dorezo e mos bej mbrapa. Ul koken dhe puno, ne traditen e perkushtimit bardh e blu.

Si ja u pershkruanin Tironen familja? Kush ju ushqehu me shume ndjenjen bardh e blu?
– Vlerat dhe dashuria per Tironen mu trasmetuan nga babai im, nje sportadesh i zjarrte i Sport Klubit, duke me treguar histori per ekipin, per qytetaret e Tirones qe sistemi i atehershem u mundonte ti neperkembte dhe ti keqtrajtonte ne mijera forma jo vetem ne sport por edhe ne jeten e perditshme. Keto padrejtesi ishin me te qarta ne fushen e futbollit dhe basketbollit.

Kush ishte idhulli i femijerise ne sport?
– Indrit Fortuzi me golat spektakolare.

Goli dhe ndeshja qe ju ka lene me shume mbresa?
– S’me kujtohet per momentin sepse Zogu bente gol ne cdo ndeshje.

E ndiqni Tironen ne kete moment?
– Patjeter qe po! Sa here qe jam pushim qe nuk kam stervitje ose ndeshje shkoj gjithmone ne stadium!

Si ju duket situata ku ndodhet Tirona?
– Me vjen keq qe erdhi puna deri ktu per Tironen, qe te shkoje ne kategori te pare si kurre ne historine e saj te lavdishme. Gjithsesi,ca eshte bo eshte bo, dhe ka kalu dhe shpresoj vitin tjeter te jete ne eliten e futbollit shqiptare aty ku i takon pse jo dhe te kurorezohet me titullin kampion.

C’fare mesazhi doni ti perconi rinise se sotme?
– Rinise do i thoja te merren me sport e mos te rrine gjith diten me telefon ne dore dhe te dashurojne Tironen, nje nga dashurite me te medhaja ne jete.

Eskluzivisht per “Tirona Sport”, kampioni bardh e blu Red Vogli.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.