Rabija Fijes m'ashkihone japoneze - Tregim Satirik nga G. B.
Rabija Fijes m'ashkihone japoneze - Tregim Satirik nga G. B.

Tak tak tak tak tak porta.
– Lep, kush o, lep kush o, prit prit, se nuk qillem – ja bojte Vaja duke hec ashtu si zoje.

Tak tak tak tak tak port.
– Nje se po vij, ene icik se ja mrrita! – vazhdoj ija – O Fije tina qeke mi, mir se erdhe mi moter se na pate tha syte.

  • Ho mi vaje si je tina? Kalamojt burrin gjith mire jeni? Ka qeka Gonija kshu?
  • Ka shku ka nondaja se ishte pa qef e shkreta. Shkoj bashke me Remen.
  • Shyqyr qe qekemi vetem o moter se po me pash zemna me Rabijen!
  • Qyqa c’ka goca mi, mos osht mun gjo?
  • Ishallah e shpela mortja ket kadoshe se nuk di ka ka gja kjo edepsize!
  • Tu thaft goja, pse mi c’ka bo goca?
  • Si mi c’ka bo? Ka bo lesht e kaptines me kena e me bojna ene rri tu bo Selvije m’telefon!
  • E cere osht kjo Selvija mi?
  • Ku di gjo une? Naj rruspi rrugve t’Stamollit! I bo goca buzet si pata, shtremno sumen, qit cicat ene shef veten m’cilular. Une i thash: cbo mi mome se po le nome, lujte mendsh kur ajo ma priti “rri mi mome se s’di gjo, osht selvije kjo”.
  • Vallaj fije keq m’vje por po ta thomi! E ke nozile shume at goce. se ke rraf i her, zdaplloje i her mir ene shife ti a bo kshu gjojnash apo jo. E ke pa Hyrijen e Fajes si osht si pul? I dit e pat pa Midja tu pi goca kahve e dahon m’shpi ene i tho: cere je tu bo mi vetull kaleme? PO pike kahve e dahon si jot’ate mi? Marshallah Marshalla! Shkoi mori zorren e lavatrices, e futi m’hale ene e ka bo terbjet tu e rraf! Nuk bzojti mo goca. Fute ene ti mi i her m’hale ket qelbsin.

  • Eh mi Vaje si thu tina se se kina rraf, po sa ta prekesh me dore gerthet me te modhe ene lejme koqen e nomit. Mir kjo po ka fillu me honger buke te thkem thate me icik laken ne dore, rri fugo perqark aborrit, nre uje ka pusi me cikrik, berrdau shlo koven ene i her ne pus.Ca je tu bo kshu mi non e pyte, kur ajo mu pergjigj: e boj per Fitneden. Cere osht kjo Fitnedja kshu, naj avdalla si puna jote apo naj goc e perdalme? Jo jo m’tha osht fiskultura n’Amerik. Po ik mi brek grisme, cere pune ke tina me amerikonet mi, qi deri dje mfjishe qyrrat me monge! Nimo te tome kur pastro shpine,ene mos rri fut e ha petlla qysh m’sabah ene masanej do me u dobsu, masanej femna duhet t’jet e kobshme, qe ta maj nrot burrin, po kshu si je bona tina, as m’Brrake nuk te morin mi derdimene. Ahu mome m’tho, un haj m’sysh! Si mi hakme m’sysh mi halalbake i thosh una kur prap qelbsina mu perjigj keq. Mome ti s’di gjo fare, osht pajate japoneze. Kur u kthy parcimomra qe pat shku tek ajo akshhonja japoneze qe e ka hap i malok te Stoni Gogve me pruni ene mu ca nuska. C’jon kto mi mome e pyta? Jon m’syshi pra mi mome. Si hajne aqe m’Japoni! Po pse mi mome t’ka bo keq grosha me pilaf, turli e mishi me long qe tu boft nona qe pagu kto nuska kaqi t’vgola kaq shtrenjte. Po me kaq pare mi mome blejshe i ark me peshk mi mom ene e fergojshim te oborrri saqi ene mocat do ishin fo!

  • Cere osht ky m’syshi o Fije? – pyti Vaja gjith marak.
  • Nji ta kallxoj se i kom mor me vete ti provojme ene te dyja! Rruspija ka kap na njonin me pare, se vallahi ne i pare si japim, po ca ti japim, ne jina troke, ene shko m’akshihone m’ashikhone, sa ke taljoni, froncezi, kinezi, vjetonmezi ene tashti japonezi.
  • Fije kujdes se mos i njel Rabijes njala ner shale mi! – ja bo Vaja tu qesh.
  • Qyqa ku ta gje e t’ja merrij asaj dit, amon se goca bohet ferr m’shpi po te met ne dere.

Fija hap conten ene qit dy copa sushi m’shtellme me mushama ne nje e ma per vete nje hja jep Vajes.
– Na fute ne goje ta provojme i her!
– Prit mi prit, se ti ske pi hala kahven, apo ta pijme mrapa sushit. Si qekon kaq te vogla kto. Dy pica sush 4000 mij lek Allah Allah po hape i her te shofim ca ka mrena. Qyqja mi Fije, po kjo qeka si japrak me peshk ene me leshterik mi? Na mos e ha ene peshtyje se ka per te zon naj smunje ene bile bile them qe ne Rabia pranej ka mor kot tu honger japrak me leshterik ene me peshk!
– Ho mi pra ket them ne un, se ska munsi te shtremonhet goca kur shef telefonin, i bo buzet si paten ene sumen sikur me ner i vje me dhi.
– E di cke tina, e pijme kafen shpejt e shpejt e shkojme te dervish Hatixheja ene morin naj haber per gocen se ska mundesi te jet ushqim ky m’sushi. Ha robi per bukuri i pjate pilaf ene bi rahat, merr ne i llokem mish pule, i pjate me kos ene te bje shpirti m’vne po jo kshu, do goca sushi sushi qe i raft domllaja!

  • Nigjo Vaje me e gjet se kush osht Selvija ene Fitnede amerikonja kom per ti vra.
  • Cohu hec dalim pazarit mos i gjejme anej verdalle se kohet e funit, hy parja droges, shtu Tirona me mish e me moc, osht bo i qerhone pa porte qe i zot e di si do shkojne punet e sìka njel rruspi pa u rrespektu e pa dal m’televizor si gru e nershme. Vec mos me i gjet se floket m’dore kina per t’ja dhone!
NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.