Njihet nga te gjithtë si prefekti i Tiranës , dhe shumica e shqiptarëve të brezit të mesëm e këtej e njohin si një personazh grotesk dhe qeshartak të një komedie të Besim Levonjës.
Një dramë e mirë por që nuk thotë të vërtetën.Aq më teper kur bëhet fjalë për një personalitet të shtrembëruar deri në pakorigjim nga penda e Lëvonjës që në rastin më të keq i duhet t’i ishte mirënjohës Mulletit që më 1942 e nxori nga burgu.I lindur ne Tiranë në vitin 1896 në një nga familjet më të dëgjura që janë dhe themelueset e kryeqytetit shqiptar si Sulejman Pashë Mulleti dhe Et’hem Bej Mulleti, themelues i xhamise në qendër të Tiranë,Qazimi deri me 1920 mbaron dy akademi ushtarake ne Stamboll, ku në klase kishte Ahmet Zogun, armikun e tij të ardhshëm.

Qazim Mulleti është një nga drejtuesit e delegacionit të Tiranës që ngre flamurin në Vlorë me 1912 ndërsa dy vjet më vonë ështe një ndër katër adjutantët e Princ Vidit si dhe drejton formacione ushtarake kundër bandave të Haxhi Qamilit.Me 1920 është pjesmarrës në Kongresin e Lushnjes dhe ben pjesë ne parlament ku dhe nis armiqësia e tij e përjetshme me Ahmet Zogun.
Më 1924 bashkë me Avni Rustemin organizon rezistencën ndaj kthimit të Zogut në Pushtet dhe kur kjo ndodhi , Mulleti arratiset në Itali.

Vjen pas largimit të Zogut , ndaj të cilit kishte bërë atentat në Vjenë por pa e dëmtuar dhe me pushtimin e Shqipërise është prefekt i Tiranës.Gjatë qëndrimit të tij në këtë post, Mulleti mban lidhje me qarqet nacionaliste shqiptare dhe shton perpjekjet për të shuar përplasjet e tyre me komunistët.Qazimi ishte mik i ngushtë me Myslym Pezën , Mustafa Gjinishin, Baa Faja Martaneshin,Abaz Kupin.

Gjatë qëndrimit ne postin e prefektit ai nderhyri për lirimin e disa komunisteve nga burgjet , një prej te cilëve ishte dhe Besim Levonja.Për lirimin e tij, si dhe tregon djali i vetëm i Qazimit, Reshiti , ndërhyri vajza e dajës e Qazimit.Kjo më 1949 proteston tek Nexhmije Hoxha dhe Fiqeret Shehu pëer paturpësinë e Besim Lëvonjës për komedine kundër bamirësit, e pushojnë nga puna dhe internohet .Qazim Mulleti ishte i vetmi prefekt që pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes së gjermanëve nuk e humbi vendin e punës.Ai i përpoq të shpëtonte hebrejtë që ishin në Shqipëri duke i paisur me dokumenta falso.

Ai ishte prefekt i Tiranës, nga 17 marsi 1942 – 25 tetor 1944. Në shtator 1944, u largua përfundimisht nga atdheu, se ndodhej në listën e të dënuarve me vdekje nga shtabi qendror i komunistëve, duke lënë pas gruan e tij Hajrien dhe të birin, Reshitin, për të cilët nisi një kalvar i vërtetë vuajtjesh.
Qazim Mulleti ishte një ndër personalitetet e politikës shqiptare, që kulmin e vet në skenën politike e kishte në vitet 40-të, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte një emër mbi të cilin është hedhur shumë baltë në 45 vjet komunizëm dhe, për fat të keq, edhe sot, ende vijon të shahet, fyhet e degradohet.

Mbi këtë personalitet, Besim Levonja, i ardhur nga radhët partizane, dramaturgu dhe aktori i Teatrit Popullor, që nga viti 1945, ndërtoi komedinë e tij të famshme, “Prefekti”, e cila u vu në skenë nga kjo trupë, në vitin 1948. Komedia ishte një degardim, një tallje e nëpërkëmbje e personalitetit të Qazim Mulletit, por mbi të gjitha një fyerje e tallje e madhe për Hajrien dhe Reshitin, që ishin personazhe realë. Komedia u dha me qindra herë, ishte në repertorin aktiv të TK, për afro 30 vjet, nga 1948- 1975-76, derisa u regjistrua në vitin 1976 nga TVSH.

Në 1945 Hajrijen e internojnë së bashku me Reshitin, 15-vjeçar në kampin e Tepelenës, me shumë bashkëvuajtës të tjerë. Motrat e vëllezërit i vdiqën kur ajo ishte në internim e nuk i pa më. Jetoi e punoi me nder, nuk kërkoi lëmoshë e asnjë favor nga komunistët, e nuk u nda asnjë moment nga i biri, derisa dha shpirt në internim, në Savër të Lushnjës, më 6 maj 1980. Tre vitet e fundit të jetës përjetoi një sklerozë të rëndë. Vdiq në barrakën prej llamarine e dërrase në baltën e Myzeqesë.
Reshitit,që i mungoi dashuria e të atit, nuk ishte ai Reshit i komedisë që tallej e fyente të atin, por një njeri i urtë, i brishtë dhe shumë i ndjeshëm e i dashur. Vetëm 6 vite jetoi me të atin, por vuajti 60 vite për shkak të tij. Mbas vitit 1944, nënë e bir i kishin arrestuar disa herë, duke i bërë presion që t’u grabisnin pronat, ndërsa Reshitin e akuzonin se shkruante parrulla antikomuniste.

Gjithë jetën e kaloi pa liri, nuk kishte të drejtë as të lëvizte nga kampi, pa marrë leje. E përcolli nënën e tij për në banesën e fundit, vetëm me dhjetë vetë. Por edhe aty, në varr, nuk e lanë rehat. Djali i një oficeri të vdekur protestonte se nënë Hajria u varros pranë të atit dhe kjo për të nuk ishte e drejtë!! Ku kishte arritur racizmi klasor, komunist!
Jetën e mbetur, deri në ardhjen e demokracisë e kaloi në vetmi dhe mjerim të plotë. Ai nuk krijoi familje. Mbeti përherë një tip i heshtur, i imët, me sy melankolikë, plot vuajtje. Në vitin 1992 u rikthye në Tiranë, shtëpia e tij ishte e shkatërruar, e zaptuar nga njerëz të huaj. Tashmë i kishte kaluar të 60-at dhe përherë shfaqej i lodhur, i dërrmuar nga vuajtjet e mjerimi.

Jetoi në familjen e Tanush Mulletit, njeriu që u përkujdes për të deri në çastet e fundit. Vdekjen e pati të menjëherëshme, infarkti, i pushoi zemra. Keshtu u shua, njëri pas tjetrit, familja e Qazim Mulletit, në fillim Qazimi, në 1956, më pas Hajria në 1980 dhe në fund, i biri, Reshiti, në mesin e viteve 2000. Kjo ishte saga e vuajtjeve të Hajries e Reshitit, një vuajtje e pashembullt e njëherësh, një persekutim e fyerje deri në dhimbje!Qazim Mulleti vdes në Romë dhe në varrimin e tij morën pjsë 36 delegacione shqiptarësh nga e gjithë bota.Rreth 280 franga ari që Enver Hoxha ja kishte birxh që kur ishin bashkë në Paris ,por që nuk ja ktheu kurrë, “ja lau”duke i internuar deh burgosur familjen .Në varrezën “Rocco di Papa” të Vatikanit, atje ku ndodhen varret e njerëzve te shquar , i vetmi varr mysliman është ai i Qazim Mulletit.Në Shqipëri , falë Enver Hoxhës dhe Besim Lëvonjës , ai mbeti tiranasi i padëshiruar dhe i “trashë”, njeriu që fliste rrjedhshëm frëngjisht, italisht, gjermanisht,sllavisht,greisht, turqisht, kolaboracionisti që I shpëtoi jetën dhjetra komunistëve.

Autori:Dashnor Kaloçi, marre nga revista Spekter 11 janar 1998
Burimi: Gazetapjace.com