Qamil Pepa
Qamil Pepa

Qamil PEPA u lind më 1895 në Dibër të Madhe. Kreu shkollën fillore qytetëse, gjimnazin dhe Normalen
e Elbasanit. Në Vitet 1916 – 1918 shërbeu si mësues në Peshkopi. Më 1919 ishte sekretar i Nën-prefekturës së Matit, dhe më pas, deri më 1920 pati po këtë nëpunësi edhe në Shkodër.

Po këtë Vit shkoi në Durrës ku ishte kryemësues. Më 6 korrik 1920 emërohet kryesekretar i Prefekturës Dibër. Më 1 tetor 1920 – 24 maj 1921 ishte sekretar II i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më pas arrin të bëhet sekretar I i MPB.

Qamil Pepa u dekretua nënprefekt i Tiranës më 23 shkurt 1926 (”Fletorja Zyrtare”, 3 mars
1926), dhe më pas prefekt, duke u bërë prefekti i parë i kryeqytetit. Më 25 korrik 1927 dekretohet drejtor i korrespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deri më 10 nëntor 1935 ishte sekretar i përgjithshëm i MPB-së.

Më 10 nëntor 1936 – 7 prill 1939 ishte përsëri prefekt i Tiranës (AQSH, F.152/22, V.1939
(para), D.331, fleta 22).

Më 1940 internohet në Ventotene për 3 muaj dhe më pas në Bari. Kthehet në atdhe më 1941. Më 1947 – 1951 internohet në Durrës. Kthehet në Tiranë më 1951.

Vdiq në Tiranë, më 7 nëntor 1962.

Burimi: Tirana, Prefektet dhe Nen-prefektet e saj 1912-2017 me autor Gazmend BAKIU dhe Kastriot DERVISHI

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.