Foto - Arkiva Tirona
Foto - Arkiva Tirona

Dialekti osht rronja e gjithsekujt. Prej aty merr kuptim egzistenca cilitdo pri nesh. Me fol m’dialekt nuk osht mrapametje, si trumpetisht jon përpjek me na ul vleftat. Me fol m’dialekt osht me u ni rehat m’shpi tate.

Aty ke foleja qi u ka nërtu brez mas brezi pri të parve. Me i llaf të nihesh lirshëm duke fol m’dialektin tat. N’qoftse do me qen vetvetja mun ta bosh kyt gjo vetëm duke fol n’gjuh t’nonës. Do me i thon gjalpit tlyn si i ka pas thon nona jote? Thuje ne mos e vrit menien se x apo y do menojn se qeke komplet jasht serie.

Kur je në gjinin familjar e shoqnor duhet me fol n’at dialekt të omël, sepse osht nër tiparet e vetme qi na ka met akoma. Shum gjona t’qytetit ton jon shkatrru… n’nji rrug pa kthim! Mo s’pakut le të rujm dialektin. Kur nigjoj dy tironas midis tyne qi nuk preferojn me fol m’dialekt, osht isoj sikur nigjoj dy shqiptar qi kon ardh s’ka nji vit mes t’Amerikës, dhe nuk preferojn me fol shqip por, onglisht. Me fol m’dialekt osht të bosh rezistenc për me mrojt trashigimin kultnore t’nji komuniteti qi i kon zbarku mija e mija persona dhe nji qyteti qi sot i kalon nji milion banor.  

Pikturë nga Buron Kaceli

Vetëm duke e fol dialektin munena me shiju krejt nuancat e jetës dhe vetëm duke e rujt kët pjes të idenditetit ton do munena me jetu të qet shpirtnisht me veten. A menoni se Roma do kishte lezetin qi ka n’qoftse venalit s’do ta folshin mo at dialektin e tyne roman?

Njisoj, ene Shkodra s’do t’kish lezet pa at dialektin shkodron. Pranej ene Tirona kurr s’ka me qen Tiron n’qoftse ne s’e folim bukur e pastër dialektin ton t’pasun. Le t’i rujm krejt kto vlefta qi me mun të modh i kemi trashigu dhe i kemi pru t’gjalla gjer sot.

(Falimnerit për pikturën dur-florinit Buron Kaceli)

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.