Sulejman Xhelepi
Sulejman Xhelepi

Lindi në Tironë më 17 Janar 1935, nga një familje qytetare vendase.

Me mbarimin e studimeve të larta në Universitetin Shtetëror të Tironës, në vitin 1961, me diplomën ”inxhinier ndërtimi”, u emërua pedagog në kaledrën e hidraulikës të fakultetit të inxhinierisë, fillimisht si titullar i lëndës Furnizim me ujë dhe kanalizim” (1961-1968) dhe pastaj i lëndëve “Hidraulika e  përgjithshme” dhe “Mekanika e fluideve” (1968-1994).

Veprimtarinë e tij pedagogjike e shkencore, ai e lidhi kryesisht me studimet dhe kërkimet në modelet hidraulike dhe të pasurimit hidraulik të fosforiteve.

Me krijimin e Akademisë së Shkencave në vitin 1972, pa ndërprerë aktivitetin mësimor në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, për lëndët “Trajtimi i ujërave të ndotura urbane”, “Hidraulika  nëntokës dhe Hidrogjeologjia”, filloi punën në Qendrën e Kërkimeve Hidraulike (QKI ), duke qenë nga ky vit e deri sot shef i sektorit të ujërave të nëntokës dhe gjatë viteve 1989-1993 edhe drejtor i saj. Zhvillimet profesionale jashtë shtetit i ka kryer në Kinë, Austri, Turqi, Francë, etj.

Ai ka dhënë kontribut të shquar në studimet me anë të modelimeve për HC-et e Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, kompleksin e Banjës, veprat hidroteknike të bujqësisë, shfrytëzimin racional të vendburimeve të naftës, shfrytëzimin dhe menaxhimin e shtresave ujëmbajtëse nëntokësore, trajtimin dhe eliminimin e ujërave të ndotura të komuniteteve të vogla etj.. Përvoja e tij është konkretizuar në disertacionin “Hidromekanika e drenimit të tokave bujqësore”, (1980) dhe më tej, në publikime të shumta si, teksti mësimor “Mekanika e Fluideve”, botim i UT (1975), katër monografi në fushën e hidraulikës, botime të QKH, 20 artikuj shkencorë në fushën e hidraulikës dhe të burimeve ujore, të botuara në revistat “Buletin i Shkencave Teknike” të UT, “Kërkime dhe Studime Hidraulike” të QKH dhe në “Albanian Jurnal of Natural and Technical Sciences” të AS, përfshirë edhe mbi 60 raporte studimore e kërkimore.

Veprimtaria e pandërprerë e ka vënë atë në detyra të tilla si Kryetar i Komitetit Shqiptar të digave të mëdha (1995-2002) dhe tani Kryetar i Këshillit teknik të përhershëm të digave, pa u ndarë edhe nga detyra të tjera si President i shoqatës “Inxhinierët e Mjedisit”.

Është nderuar me çmime nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.