Gezim Karapici
Gezim Karapici

PROF. DOK. GEZIM KARAPICI ka lindur ne Tirane me 3.6.1944. Perfundoi shkelqyeshem Studimet e Larta per “Inxhinieri Elektrike” ne vitin 1967. Ne vitin 1971 emerohet ne katedren e centraleve elektrike te Fakultetit te Inxhinierise te UT.

Prej mese 20 vjetesh osht titullar i tre disipinave mjaft te rendesishme te Fakultetit te Inxhinieris, ate te “Kontrollit automatik”, “Teorise se sistemeve” dhe ” Automatika e sistemeve elektroenergjitike”. Ai eshte gjithashtu bashkepunetore i te pares makine llogaritese elektronike analoge te ndertuar ne vendin tone.

Ne vitet 1979-1982 kryen ne Milano studimet pasuniversitare ne fushen e automatikes. Ka mbrojtur disertacionin e shkalles se pare dhe te dyte me tema mjaft interesante dhe me vlere. Prof . Gezimi eshte autor dhe bashkautor i mjaft teksteve universitare dhe artikujve e referateve shkencore te mbajtura brenda dhe jasht vendit.

Ka dhene nji kontribut te madh ne reformimin e sistemit universitar konform Deklarates se Bolonjes. Eshte nismetar i shnderrimit te sistemit te studimit te shkolles se mbremjes, ne bashkepunim me “Consorzio Nettuno”, ne sistem modern te edukimit ne distance.

Themelues i katedres se Automatikes dhe titullar i saj qe prej 1985. Ne vitet 1991-1995 ka qene Dekan i Fakultetit te Inxhinierise Mekanike dhe Elektrike te UT. Po ne kete periudhe ka qene dhe Rektor i Universitetit Politeknik, madje si rektor i pare i saj.

Ne vitin 2005 zgjidhet Deputet ne Kuvendin e Shqiperise ne zonen elektorale 40. Zoteron disa gjuhe te huaja si anglisht, italisht, rusisht etj. dhe mund te themi, qe eshte nji akademik i mirefillte Tironas.

Burimi: Tirona Intellectum

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.