Qazim Mulleti
Qazim Mulleti

Një ditë, si zakonisht, Tahiri shkoi në dyqonin e Adnanit. Në bisedë e sipër, ai i kërkoi Tahirit që t’i bënte një nder tek Prefekti, meqenëse të dy ishin tironas. 

Po qe për tironas, – ia ktheu Tahiri -edhe ti mund t’ia thuash vet, sepse edhe ju dibranët keni kredi njëlloj tek Prefekti.

Pasdite Tahiri erdhi në dyqan së bashku me Qazim Efendiun. Filloi biseda në çështje të ndryshme dhe më pas Adnani doli tek problemi që kishte.

Njëmik i joni dibran,- ia filloi ai,- ka një djalë afro 18 vjeç i cili ka filluar të merret me këto punët e komunizmit. Se ç’ka bo ca pisllëqe andej dhe e kanë arrestuar milicët. I ati i tij më kërkoi nëse mund të bëhet ndonjë gjë për ta liruar, se s’ka bërë ndonjë gjë.

Në fakt, i ati më tha që këtë bisedë do ishte mirë që ta bën te z.Tahir, si tironsa që jeni, por Tahiri më tha që t’jua thonja unë.
-O Adrian,- ia ktheu Prefekti,- edhe ti tani tirons je për mua dhe kjo punë ka marrë fund që do bohet, por, vazhdoi ai bisedën,…”Man ’ja men se ç’kina për t’hek ne, prej atyne kamunistave”. Kaq di me ju thon unë tani për tani …Hajt pra, na qoftë për hajër.

U largua Tahiri me Prefektin nga dyqani dhe Adnanit i mbeti në mendje ajo fjalë …”.man’ja mend se ç’kina për t’hek nga komunistat”.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.