Në shkrimin e disa ditve më parë nga faqja Tirona, mbi portat (dyrët) e Tironës, ku rradhiteshin shumë prej tyre në nji album sjell për faqen Tirona nga Ardi Kule, pati një reagim mjaft të madh si në faqen Tirona ashtu edhe në grupin tonë. Menduam të sjellim për ju disa nga reagimet e miqve ton.
Portat që nuk mbylleshin me çelës, shprehet në komentin e parë miku jon, Bebian Becolli me të drejtë, të gjithë kujtojmë atë kohë që zorr se do ti kthehet më qytetit tonë, atë kohë kur kishte njerzillik, jo vetëm për arsyen, se kohët kanë ndryshuar dhe sot portat jon kthy nga dërrase pa çelës në ato të blinduara dhe me 7 lloj bravash, të instaluara në to edhe kamera sigurie, për të pa kush po troket dhe për gjithfarsoj arsyesh që ne i dimë tashmë.
Por ajo kohë, nuk kthehet më, edhe për nji arsye tjetër, që për mendimin tonë është edhe më e saktë, sot nuk gjen më të tilla porta, edhe ato që ne pasquruam në postimin e para disa ditëve, shumë prej tyre nuk ekzistojnë më! Po shohim dita ditës që në çdo lagje, në çdo zonë, për çdo ditë fadroma po gërryen edhe atë pak kujtesë të qytetit tonë! Për fatin e keq, kjo është e vërteta, për fatin e keq, nuk do të ketë më “Portat që nuk mbylln me çelës”.

Po e mbyllim opinionin e faqes Tirona, me fjalët e Hafiz Ibrahim Dalliut:

LUM TIRONA KRYEQYTET…
MJER TIRONSIT SE ÇI GJET!!!<

Hafiz Ibrahim Dalliu

Mo posht po shfaqim disa nga opinionet e miqve tonë grupin & Faqen Tirona:

Shkruan mikja jonë Anila Seferi
-Portat tona… te mira.. te fisme, te pastra… qe hapeshin ne raste gezimi dy kanatesh… kalimtari ne rruge afrohej dhe hynte e shihte gezimin qe familja kishte brenda dhe e uronte…. Kur vinte miku ne shtepi dhe i binte portes nxitonin ta hapnim te paret, sa here nxirrja koken tek porta dhe bisedonim me shoqet per ore te tera tek porta, sa degjohej zeri e familjareve, “fute mrena shoqen mos rrini tek porta”, por ne aty e kishim kenaqesine, mbeshteteshim tek porta dhe qeshnim me te madhe, sepse sa here thonin qe sa ka mbajtur kjo porte dhe qendron e forte e nuk bie…

Ose kur ishim femije mbidheshim tek porta dhe luanim me ato lojrat tona .. Gjyshet tona te mira dhe te urta.. cdo mengjes pastronin oborrin dhe hapnin porten duke i ururar te gjithe komshinjeve nje dite te mbare ato qe nxitonin per pune….dhe me pas uleshin ne guret ose stolat prej druri qe ishin ne cdo shtepi dhe pinin kafen e mengjesit… O cfare kenaqesie… Mengjesi na gjente me buken ne dore te cilen e hanim me kenaqesi para portes.. ngroheshim ne rrezet e diellit te mengjesit e me pas terhiqnim porten per te vazhduar rutinen e dites….

Bahçet Tironase
Bahçet Tironase

Shkruan mikja jonë Vjollca Qesja
-Portat qe ishin pa celsa sepse dominonte qetesia.Dhe mrena ne shtepi nuk kishte celsa fare gjithcka qendronte hapur.Nuk kishte vjedhje.Portat ishin hapur nga mjesi deri naten vone.Njerzit hynin e dilnin me njoni tjetrin pa teklif .Askerkushi nuk dilte pa nje kafe apo pa u shtru ne sofer.Keto ishin portat dyret e familjeve tironce autoktone qe i donin dhe i rrespektonin te gjithe.

Tironcit jane njerzit me bujare me mikpritesa me te dashur nder breza.fjala e pare kur hynte njeri ne deret ishte bujrum mirse ke ardhe ulu zotnjote. Sot nuk te lej me dale per dere pa u ul ne sofer.Kjo ishte mikpritja e dyrve te tirones.Qofshin te xhenetit brezat tone qe trashegun tek neve shpirtin e bukur fisnikerine bujarine rrespektin edukaten .Rrofte Tirona jone me traditat e bukra qe. ka rrofte fisnikeria tironce..

Shkruan miku jone Jurgen Klisman
ah portat e mrekullushme porta te .mdhoja derrasate trasha dhe kur u hapte porta cfaqej nje oborr i modh me lloj lloj pemesh dhe lulet bores tranafilat karafilat dhe shumte tjera por fatkeqsisht nuk jon mo!

Dera Harasonve. Dera me e vecante m’Tirone – Foto Arben Mirdita

Përgatiti për faqen Tirona: Olsi S. Ferazini