Poezit e Tirones
Poezit e Tirones

Po sjellim disa poezi Tironse nga Tut Beu, çuni Tironës Elis Shkreta, te mledhme nga faqja Tirona

1)Dashunia pa karar

Dashunia pa karar
Thon disa i ka pervlu
Sun matet as me kanar
Pervec kujt e ka provu

Kush dashunoj e i her su dogj
Prej zjermit te dashunis
Amoni sa desh u knoq
Pishmon si ka hic ashiknis

Po ja dite kurgjo s`te gje
I trillik o nuk ka tjeter
M’ duj ne sot si m’ deshe dje
Ka pas thon i ashiku vjeter…

2)Ti moj zemen e plagume

Ti moj zemen e plagume
Duron dhimjet ne kurr nuk qa
Kujton kohen e kalume
Shpirti shpirtin si e la

Drita dillit ra m’ at faqe
Nricoj kodra e fusha mar
Midis lendine i manushaqe
C’ po na rrika kaptin var

Ju aviten t’ gjitha shoqet
Kush me kong e kush me vaj
I idhnumi kurr nuk knoqet
Kerkush hallin sun t’ ja qaj…

3)Mu ke cecmja vjeter

Mu ke cecmja vjeter
Tinez te kom pa
Ta kom shkru i leter
M’ke cu ment m’hava

Gjymat plot me uj
I mushje kadal
Djerset m’duln currila
Shpirti qe tu m’dal

T’vrejta bukunin
Zoti ta ka fal
Floket por si era
Trupin por si njal

Ti mi goc Tirone
Me njat nur te rrall
Hallall ashikun bone
Se m’ke shti ne hall

4)Sun po munem me i kuptu

Sun po munem me i kuptu
Njato sy me at shikim
Ne tronafilat kon lulzu
Permas trines kopshtit tim

M’kot munohem me i pa
Bojn e tyne si e kon
Shapin ka sheqeri du me da
Nja dy llafe shkurt t’ja thom

Ti deftej per i merak
Qi m’ka njel si gozhda m’zemen
Por si sot m’iket vak
M’ke plagu si Akilin m’themen…

5)Te dashunova pa shejtonllik

Te dashunova pa shejtonllik
Tu menu si rob i drejt
T’kisha lon mo mir me hik
Sa rehat do kisha flejt

Te dashunova prej syve t’zi
Shpejt e shpejt pa u menu
Mi mure ment si me magji
Taksirati m’gjeti mu…

Poezi për Tironen nga Elis Shkreta, mlodhi Tirona

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.