Plani Rregullues i Tirones 1940
Plani Rregullues i Tirones 1940

Plani Rregullues i vitit 1940 
Arkitektet italiane e parashikuan Tiranen, ne planin e tyre rregullues si nje qytet ne rritje dhe zhvillim, sidomos pas ardhjes se shume administratoreve dhe qytetareve italiane per te banuar definitivisht ne Shqiperi.

Me 1937 Tirana kishte 35 000 banore ;kur filloi puna per planin rregullues me 1939, popullsia kishte arritur ne 40 000 banore, dhe, ne mbarim te planit rregullues, popullsia arrin ne 75 000 banore, ndersa qyteti u zgjerua nga 500 ha ne 800 ha.

Plani rregullues parashikoi zhvillimin e qytetit per nje periudhe 60 vjeçare, ku popullsia mund te arrinte ne 130 000 banore dhe siperfaqja e qytetit ne 1100 ha, pra dendesia mesatare 130 banor/ha,nje shifer kjo mesatare per nje qytet ekstensiv.

Masterplani studion nje zone te shtrire ne 2800 ha, duke perfshire ketu dhe zonat ushtarake, aeroportin, zonat lidhese dhe industriale, qe se bashku arrijne ne 1700 ha. E rendesishme ne kete masterplan eshte percaktimi i kufirit te Tiranes si bashki, kufizuar nga komunat perreth. Ky kufi perfshin nje siperfaqe 7300 ha. Zonat e gjelbera do te ishin 132 ha, kryesisht ne lindje dhe ne jug te qytetit, zona sportive 33 ha, ne lindje te qytetit, parku mbas shtepise se Fashios (Universiteti) ne zonen kodrinore 22 ha dhe zona e banimit 660 ha. Qyteti do te zhvillohej ne veri, pertej lumit te Tiranes, pra do te krijohej nje zone satelit qe do te lidhej me qytetin me rruge-ura. Kjo qyteze me vila do te kishte shume gjelberim dhe do te quhej CITTA GIARDINO(qyteti-kopesht).

Zona industriale do te zhvillohej ne VP dhe JP te qytetit, dhe ndermjet ketyre dy zonave do te ndertohej nje qyteze punetoresh. Stacioni Hekurudhor do te ishte ne JP te qytetit dhe do te lidhte Tiranen me Durresin dhe Lindjen e Shqiperise, dhe nje degezim i saj do te lidhte zonen industriale ;Zona spitalore dhe varrezat do te ishin ne VL te qytetit ; ne VP te tij do te zhvillohej zona e panaireve, ndersa aeroporti do te ndertohej ne P te tij, dhe, do te kufizohej nga unaza e jashtme e qytetit , dmth nga rruga e Durresit dhe rruga e Kavajes.

Sistemi i rrugeve eshte Radial-unazor dhe ne pjesen jugore dhe J-P kuadratik me rruge paralele dhe pingule. Lana e sistemuar ka orientim L-P,dhe perpendikular me te eshte aksi V-J I bulevardit. Qyteti pershkohet nga shume unaza: Unaza e madhe qe kalon ne skajin verior dhe Jugor te Bulevardit, Unaza e mesme, Unaza e vogel dhe disa unaza pjesore. Nje linje kryesore eshte dhe arteria qe shkon paralel me pjesen perendimore te Unazes se madhe, e cila shkarkon ne stacionin e trenit.

Ne kete plan rregullues Tirana projektohet si nje qytet-park shume i gjelberuar, me ndertime te uleta dhe ne qender nje zone intensive, realizimi i se ciles ka qene shume i veshtire per shkak te ndjenjes se forte te prones private tek banoret. Plani rregullues ka bere te pamunduren per te bere sa me pak shpronesime, per te ruajtur godinat ekzistuese dhe per t’i vleresuar ne maksimum ato, kjo me qellimin e mire qe qytetit te mos I humbnin gjurmet e influences turke.

Zona intensive perfshin bulevardin me godinat qeveritare, rruga e Durresit, rruga kavajes, rruga e Pazarit te vjeter dhe zonat perreth me ndertime te larta deri ne 5 kate, ne te cilat do te vendosen zyra, dyqane, banka etj ne sherbim te qytetareve Ne kete plan rregullues jepen skemat e trafikut, zhvillimi i qendres, kondicionet urbanistike per te gjithe qytetin, harta e zonimit, lidhja e qytetit me malin e Dajtit me ane te nje teleferiku,plani i varrezave etj.

Kondicionet Urbanistike paraqiten ne menyre te detajuar si te permbledhura ne harten e gjithe qytetit, ashtu dhe te paraqitura ne 9 harta perberese te planit te pergjithshem, te cilat te hartuara ne shkalle te vogel,tregojne çdo hollesi dhe nuk lene vend per keq-interpretime. Po keshtu jepen prerjet terthore te te gjitha rrugeve dhe shesheve kryesore, duke perfshire dimensionet e rrugeve, trotuareve, vendosjen e gjelberimit, te ndriçimit, largesine e godinave nga rruga, lartesine e tyre etj.

Zonimi
Ne harten e zonimit, zona intensive ze 110 ha dhe mban nje popullsi prej 33 000 banore dhe perfshin zonen rreth qendres, rreth bulevardit dhe zonen ndermjet rr.Durresit dhe rr Kavajes, me nje dendesi 300 b/ha. Zona gjysem intensive ze 280 ha me popullsi 56000 banore me dendesi 200b/ha perfshin pothuajse pjesen me te madhe te qytetit dhe shtrihet veçanerisht ne perendim dhe veri-lindje. Zona ekstensive shtrihet ne pjesen J dhe L te qytetit dhe ze 550 ha me popullsi 44000banore dhe Dendesi 80b/ha.Zona ekstensive dhe Stili Racional i Arkitektures dhe Urbanistikes Fashiste

Ky operacion urbanistik solli ne Shqiperi dhe sidomos ne Tirane influencen e arkitektures dhe planifikimit Italian sidomos te periudhes se fashizmi e cila shquhet per karakterin racional te saj.

Neqoftese Tirana pati nje hop cilesor zhvillimi nga pikepamja urbanistike dhe arkitektonike gjate viteve 1929-1938, nepermjet hapjes se disa akseve te reja rrugore dhe veçanerisht te bulevardit « Zogu i pare »,si dhe te ndertimit te kompleksit te ministrive dhe te shume objekteve te tjera me karakter administrativ,shoqeror dhe kulti, bumin e saj te vertete Tirana e pati gjate periudhes se fashizmit .Gjate periudhes 1939-1944 Tirana morri pamjen e nje qyteti modern dhe me potencial te fuqishem ekonomik. Fillimi i zbatimit te planit te ri rregullues dhe hapja e fronteve te punes, si dhe financimet e bollshme per te ndertuar kompleksin e ri te Fashios, beri qe Tirana te njohe nje prosperitet ekonomik dhe veçanerisht urbanistik.

QËNDRA 
Konfiguracioni I sheshit qendror « Skenderbej » ndryshoi ne planin e ri rregullues te qendres. Ketu u parashikua te prishej godina e pjeses veriore te sheshit(ish komiteti ekzekutiv) dhe te ndertohej godina e bashkise se re me nje forme kuadratike ne plan dhe me oborr te brendeshem, e cila do te korigjonte perfundimisht gabimin e planit para-ardhes qe sillte konfuzion ne levizje per shkak te perplasjeve qe vinin nga te gjitha rruget radiale ne shesh. Ndertimi i Bashkise se re do te sillte rrjedhshmerine e kalimit nga rr.eDurresit per ne rr.e Dibres ne anen veriore te objektit dhe rrjedhshmerine e kalimit nga rr.e Kavajes ne rr;”28 Nentori” ne jug te objektit pa u konfonduar ndermjet tyre. Gjithashtu rreth qendres do te ndertoheshin objekte sherbimesh dhe social-kulturore si teatri,posta,zyra etj.

BULEVARDI “IMPERO” 
Vazhdimi i rruges « Vittorio Emanuele »,ish rr :Zogu i pare »,sipas aksit brazinian ne jug te sheshit « Skenderbej », qe pa dyshim ndermarja me domethenese per urbanistiken e qytetit. Kjo u parapri nga nje plan rregullues shume i detajuar i qendres dhe Bulevardit »Impero ».Por per te justifikuar madheshtine e ketij bulevardi, duhej qe ky aks te plotesohej nga te dyja krahet me godina te destinuara per zyra,banka,per aktivitete shoqerore dhe tregtare. Ndertesat duhet te ishin nga pikepamja volumetrike te njejta dhe ne nje largesi te studiuar mire nga njera tjetra, per te realizuar nje dendesi te pershtatshme dhe te denja nga pikepamja arkitektonike per te justifikuar gjeresine,madheshtine dhe rendesine e kesaj rruge,absolutisht me e rendesishmja e qytetit dhe rruga qe e pershkon ate mes per mes.

Kompleksi Politiko-Sportiv
Bulevardi « Viale del Impero » do te sherbente si çerniere lidhese ndermjet qendres ekzistuese te qytetit qe zhvillohet rreth sheshit « Skenderbej » dhe qendres se re politiko-sportive qe do te zhvillohej ne jugun ekstrem te ketij aksi. Arkitekt Gherardo Bosio eshte autori i ketij kompleksi te madh arkitektonik me arkitekture tipike racionale fashiste,ne te cilen bejne pjese Zyrat e oficereve madhore(Kryeministria e sotme), Komanda militare(Materniteti) dhe Hoteli,(Hotel « Dajti »)qe jane te vendosura ne krahet e rruges,ndersa ne kreun e rruges eshte shtepia e Fashios(Universiteti), »Dopolavoro » ;nje qender rekreacioni ne te cilen ka salle teatri,nje bibloteke te pasur,salla pritjeje, dhe qe sot eshte Fakulteti i Arteve dhe « Gioventu Litorio Albaneze »,qe sot eshte kollonada me bibloteken e Universitetit.

Perpara se te prezantonte projektin final per kompleksin e Universitetit dhe veçanerisht universitetin e sotem (Casa di Fascio ),arkitekt Bosio analizoi disa variante te cilat pavaresisht nga ndryshimet, kishin diçka te perbashket ;ate qe Bosio e quante proçesi i « Riduzionizmo formale » qe do te thote « Pershtatje e formes »,dhe qe ai e kontrollonte mire si ne shkalle arkitektonike ashtu dhe urbane. Godina e Universitetit,e cila ka nje forme te karakterizuar nga paralelopipede kompakte te bashkuar me njeri tjetrin dhe te le impresionin e nje fortese, ka bere nje rikthim ne memorie te kulles tradicionale shqiptare, e pare dhe interpretuar me modernizem. Stili i te projektuarit te arkitekt Bosios ne kete kompleks luhatet ndermjet rimineshencave te se kaluares antike dhe te lavdishme Romane me harqe dhe kollona, si dhe stilit te ri te lindur nga avantazhet qe sjell perdorimi i betonarmese ;

Kompleksi perfshin dhe stadiumin olimpik me diametrin e madh 274m dhe diametrin e vogel 142m dhe me nje kapacitet prej 15000 vete,me nje hyrje madheshtore dhe zbukuruar me skulptura ne fasaden ballore.
Keshtu u materializua arkitektura neo-fashiste e viteve 30 dhe e fillimit te viteve 40,me rruge dhe sheshe te gjera ceremoniale per te organizuar parada madheshtore, portiket, muret e veshura me gure natyrore, kolonadat e larta, shkallet e gjera monumentale,stilobatet e larta,relievet, dhe diçiturat ne gjuhen latine. Per t’a dalluar kete stil te ri arkitektonik nga modelet e rilindjes, u perdoren stilizime, skematizime apo thjeshtime te zbukurimeve antike si heqja e kapiteleve,frontoneve,dhe zevendesimin e çative me tarraca.

Edhe pse i kritikuar ashper pas luftes se dyte boterore nga specialistet shqiptare, idete kryesore te ketij plani rregullues luajten nje rol pozitv per te parashikuar dhe orientuar zgjerimin e qytetit.
Megjithese i kufizuar ne kohe ne nje periudhe mjaft te shkurter per shkak te kapitullimit te Italise fashiste, plani pati nje influence shume te forte sidomos mbi sistemin e rrugor, duke stimuluar krijimin e nje sistemi rrugor radial-unazor, permes hapjes se akseve te reja dhe kater rruget e tjera kryesore, qe lidhin Tiranen me pjesen tjeter te vendit te lidhura me nje unaze te gjate 8,11km dhe me gjeresi ne VL dhe VP te saj 33m,ndersa ne pjesen J dhe JP 42m. Transformimi urbanistik dhe arkitektonik i Tiranes ne kete periudhe ishte evident.

Ne kete periudhe per Tiranen punuan dhe treguan interes arkitektet me me emer ne Itali e me gjere, perfshi edhe babain e arkitektures moderne, francezin Le Corbusier, i cili realizoi disa skice ide paraprake per planin urbanistik te Tiranes, por duke qene ate kohe i ngarkuar me punen per hartimin e planit urbanistik per qytetin e Algjerit (Algjeri) u terhoq nga interesimi per kryeqyteti shqiptar.

Plani Rregullues i Tirones 1940
Plani Rregullues i Tirones 1940

Pushtimi Gjerman: – Zhvillimet interesante te Tiranes nga pikepamja arkitektoniko-urbanistike gjate influences italiane, u nderprene bashke me kapitullimin e Italise fashiste ne shtator 1943. veprimtaria e guerrilieve komuniste dhe kunderveprimi i ushtrise gjermane u bene gjithnje e me agresiv, duke perfunduar me luftimet e famshme per clirimin e Tiranes ( tetor-nentor 1944), lufte e cila shkaktoi deme te medha ne monumente kulturore dhe historike te Tiranes.

Pamjet gjate dhe mbas kesaj beteje jane bere subjekt i shume pikturave, fotove dhe filamve te krijuesve shqiptare.

Data 17 Nentor 1944, pervec fitores, shenon edhe fundin e nje periudhe te zhvillimit urban ku u ruajt ekuilibri ndermjet prones private dhe interesit publik bazuar te nje ekonomie qe edhe pse modeste kishte perseri ne thelb logjiken e tregut te lire.

 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.