Kalaja e Petreles Vitet 40

Kalaja e Vilës ose kalaja e Presqopit në malin e Petrelës,themeluar në shek.IV-III para epokës së re për të cilën Neritan Ceka, bashkëpuntor i vjetër shkencor shkruan: “qyteti ilir në malin e Vilës , pran  Petrelës ishte qyteti më i rëndësishëm i Taulantëve. Për këtë arsye mund të kërkohet aty edhe Kryeqyteti ilir shek.IV p.er.s.,selia e mbretërve Pleurja dhe Glaukia…

Në verilindje të kalasë së Vilës ,në buzë të rrafshnaltës së Metalljes,ndodhet varri antik,ndërtuar me gurë ciklopike. Një object të tillë mund të ngrinte vetëm ndonjë princ apo qytetar i kamur.

Pjetër Bogdani (163-1689) e quan Petrelën vendlindje të Lekës së Madh në librin “Cuneus Prophetarum”(lexo Kuneus profetarum,Çeta e profetëve),botimi i parë në Padova,1685.Shih :Shefik Osmanin,Revista pedagogjike Nr.3,korrik-gusht 1987,pa diskutuar sa të vërteta janë këto pohime.

Kalaja Mesjetare.Si rezultat i rritjes numerike të popullisisë dhe të përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike nga njëra anë ,si dhe qarkullimi gjithnjë e më i madh i njerzve,shpërnguljet individuale e në grupe e malësorëve në drejtim të zonave fushore për të siguruar më mirë mjetet e jetesës nga ana tjetër ,Petrela e vendbanimet përreth njohën ritje të konsiderueshme të popullatës.

Rrugët nëpër të cilat kalonin karvanet e tregtarëve e të udhëtarëve,të gjithë këta kishin nevojë të siguroheshin,të mbroheshin nga bandat plaçkitëse e nga ndërhyrja nga jashtë (si sllavët etj).Kur kalaja antike e kishte humbur rëndësinë e dikurshme,lindi nevoja për një kala të re ,të tipit të ri.Kësisoj nevoja (kryesisht për qëllime ushtarake) filloi ndërtimin kalaja mesjetare në kohën e sundimit të perandorit bizantin Justinian,shek VI pas krishtit.I pari që e ka identifikuar këtë kala në ndihmë të historiografisëshqiptare,është historiani kroat Shuflai,kurse albanologu austriak i.G.Han,e quan Petrelën:Kështjellë Roje Mesjetare .

Disi më qartë del historia e kësaj kalaje pot ë kemi parasyshë ata faktorë e ata rrethana në historinë e shqiptarëve,që nga shek.V e këndej edhe pse nuk ka të dhëna të mjaftueshme të drejpërdrejta që ndikuan në zhvillimin e popujve shqiptarët ishin nga më të vjetrit.

Me ndarjen e perandorisë Romake (viti 395_Shqipëria pati fatin e keq të ndodhej ndërmjet Romës perëndimore dhe Bizantit në lindje të vuaj pasojat e konflikteve ambicioze kryeneçe të perandorëve të të dy anëve,të heqë rrjedhimet e luftrave të tyre të pambarim.Këta lufta shpeshherë kishin karakter fetar që përfundonin me ndarjen më 1504,të asaj Katolike me qëndër në Romë dhe kishës Ortodokse të lindjes të Bizantit.

Ndërmjet këtyre kufinjë kohorë në vendin tonë u derdh shumë gjak.Ndër të krishterë të lindjes lindi e u përhap me shpejtësi mendimi se njeriu nuk duhej t’u falej ikonave e statujave që mori formën e luftës me emrin lufta e ikonave.Lëvizjes ikonoklastët të shumtë qenë edhe ata që i mbronin ikonat (ikonolatrët).Këta grindje sollën shkatërime të pandrqshme të kishave,thyerjen e veprave të artit,zhdukjen pa mëshirë çdo gjë të bukur që kishte krijuar arti kishtar.Natyrisht që edhe në Shqipëri grindjet kanë qënë të thella.Mëritë e vjetra nxjerrin kokën edhe sot.Ndoshta kjo ka sjellë atë që shqiptarët nuk kanë qënë të krishterë të mirë edhe kur hoqën dorë nga feja e tyre origjinale e paganizmit (politeizmi).Mirë thotë një albanolog se “feja e shqiptarit ka qënë Besa”.Shqiptarët nuk ruajtën një besim unik.

Edhe kur bëheshin Katolik ndodhte që të ktheheshin në Ortodoks sapo të ritej influenca e Lindjes e anasjelltas.Madje nuk mund të thuhet me saktësi se kur ata e përvetësuan krishtërimin se p.sh.bullgarët me perandorin e tyre Boris i cili kryeqytet pati Ohrin ,e pranuan krishtërimin në vitin 866, pra gjysma e dytë e shek.IX (Histoira e Shqipërisë.faqe 163 usht).Ndërhyrjet e barbarëve,normnëve,serbëve,sllavo-bullgarëve,grekëve e bizantinëve në trojet shqiptare e rriti shumë dhe pasigurinë e banorëve autoktonë kundrejt armiqve të shumtë e të pamëshirshëm.Shqiptarët e donin lirinë dhe luftonin për të .Qysh në shek.IX arabët kishin pushtuar Siqelinë.Reparte Saraçene zbarkonin në brigjet e Shqipërisë,në lumen Bunë,në Sarandë etj.(Histori e Shqipërisë.vëllimi i,faqe 161).Këta e shumë faktorë të tjerë bënë që islamizimi të përhapej me lehtësi tek shqiptarët.

Nga burimet bizantine më me rëndësi që flasin për Petrelën është Alexiada

(lexo :Aleksiada),vepër e historianes Ana Komnena,e bija e perandorit Aleks Komneni.Në këtë libër shkruhet se Aleks Komneni në krye të ushtrisë bizantine,është ndeshur në Petrula (Petrelë) me kryqtarët normanë të komanduar nga duka Boemundi,I mbiquajtur “Princi i Antiokisë”.Beteja u zhvillua më 1107-1108 dhe përfundoi me fitoren e normanëve (Normanët e të ardhur nga Normandia e Francës,nëpërmjet italisë për incursionin e tyre kishin marrë bekimin e Papës).Normanët nuk qëndruan dot gjatë.Bizantët e patën bërë Petrelën njërën prej pikave dominuese sikurse Aulonën (Vlorën),Dobra (Dibrën) etj.45 vjet pas luftës së bizantit me normanët udhëtontë nëpër Petrelë gjeografi i njohur arab Muhamed Al idris (1153) i cili… “ nuk shkikon kështjellë më të rëndësishme veç asaj të Betrulës (Petrelës),që nga Durrësi gjer në Ohër…”.

Ky përcaktim i idrisit e vë Petrelën nga pikpamja strategjike në një rrafsh me dy qëndrat e njohura të kohës.Shkencëtari shëtitës idris bënte kërkime shkencore (ai kalënë shumë libra me të dhëna interesante gjeografike për brigjet e Mesdheut) po u mesonte vëndasve islamin.Ardhja e idris nuk shoën fillimin e depërtimit lindorë e te kulturës së tyre në këto anë.Ai e gjeti të përgatitur terrenin e veprimtarisë së tij nga parardhës të tjerë tregtarë,marinarë,pse jo dhe misionarë islam.Kjo ndodhi më shumë se 150 vjet para se turqit të formonin në gadishullin e Azisë së Vogël ,shtetin Osman.

Në shek. XII-XIII,mbeturinat e perandorisë së dikurshme të perëndimit u bë object i sulmeve të barbarëve,gjermanëve e francezëve,shot këtu edhe rrezikun nga deti.Në këto rrethana Roma as që mendonte pretendimet e vjetra për në lindje.Edhe Bizanti erdhi duke u dobësuar qoftë për shkak të kontradiktave të brëndshme,qoftë edhe nga shkaku i ndërhyrjes nga jashtë.Kryqëzata e katërt (1202-1204),iu derdh me tërbim Bizantit e si e pushtuan kryqëtarët,e plaçkitën dhe e shkatëruan me egërsi.Pas kësaj erandoria e lindjes ,pas 1000 vjetësh pushoi së ekzistuari.princat shqiptar i ndjenë duart të lira të realizonin synimet e tyre.secili prej tyre mendonte të sigurante sa më parë epërsinë e vet mbi princat e tjerë,gjë që solli konflikte mes tyre.

Në gjysmën e dytë të shek. XIV yurqit e ardhur nga Azia qëndërore formuan shtetin osman dhe iu afruan Konstadinopojës.Rast i volitshëm për disa krerë shqiptar ,ata i kërkuan ndihmë aziatikëve për realizimin e planeve të tyre.Turqit ,që në fillim erdhën për të ndihmuar një palë nga aristokrakët ,nuk deshën të largoheshin pa kënaqur dhe interesat e veta.Shum shpejt i gjith Ballkani ra nën Turqit.Ata ndërtuan një administratë të re që nisi me rregjistrimin e përgjithshëm (1419).Më vonë u bënë dhe rregjistrime të tjera.Një gjë vihet re në pushtimet turke,që ata nuk kan patur qëllime asimiluese,as kanë ushtruar dhunë për të vendosur gjuhën e tyre në vendet që pushtonin .sipas historianit Dr.Halil inlaxhik,në,në rregjistrin “Mufesal defteri”,Petrela ishte në përbërjen e njësisë administrative të Pavllo Kurtikut dhe shënohesh numri i shtëpive ,numri i djemve të aftë për ushtri,etj.Petrela këtu del me pak shtëpi e me pak banorë.Në mesjetë vendbanimet herë riteshin e herë zvogëloheshin.

Ka një legjendë që thotë se në këto kohë Petrela ka pasur 700 shtëpi.Gojdhëna ka ruajtur mjaft të vërteta.Edhe sot e kësaj dite, banorët e Petrelës e dinë mir se ekzistojnë gjurmë banesash si materiale qeramike ,tjegulla,themele shtëpishë në disa pika sin ë Kodras,Mengie,në Kodrën e Teflit,në Kodrën e Dylit e gjetkë.

Rezistenca kundër turqve pati karakter të përgjthshëm,po sidomos me kthimin e Skënderbeut mori përpjestime më të theksuara.Siç thotë Noli,Skënderbeu e nisi fushtaën e përpjekjeve të tij nga Petrela,jo se ajo ishte më e lehtë për t’u marrë,porse ndodhej më afër Krujës.Po nënkuptohet se ky vend ka qënë mjaft i mbrojtur e ndoshta deri diku edhe i qetë.Skënderbeu e la të motrën Mamicën të jetonte këtu bashkë me rrojet e saj deri sa vdiq ë njërën nga betejat e fundit të Skënderbeut,ajo e vitit 1467,rreth Krujës ushtritë osmane patën në krye gjeneralin shqiptarë Ballaban Pashën.Në luftë e sipër Ballaban Pasha u vra (librat shkollore turke kanë shkruar se Ballabani është vrarë në Hekal ose në Kryezi).Mbi varr i ngritën një mauzole (tyrbe) e cila u ruajt e paprekur për shekuj.Këtë e citon edhe Teli Selenica në librin e tij “Shqipëria e ilustruar .Shqipëria më 1927” shqip-frëngjisht.Kjo tyrbe u restauruar nag shteti i viteve 30 dhe u prish nga komunistët më 12 dhjetor 1955.

Nuk është e tepët të nënvizohet këtu që objektet historike askush nuk ka të drejtë ti prek.Mjerisht ne shqiptarët veprojmë ndryshe nga bota.Armiqtë e vetetes,armiq të trashëgimisë sonë kulturore kemi shkatëruar dhe vazhdojmë ti dëmtojmë vlerat më të mira të së kaluarës sonë,të artit e te historisë:janë prishur xhamia e kasha teqe e çdo gjë e mirë dhe e bukur që me aq mund i kanë ndërtuar brezat e kaluar.Shqiptarët kanë luftuar kundër turqëve po ata nuk kanë luftuar kundër islamit.Gjatë gjith historisë së tij islami ka qënë dhe mbetet faktor i mbrojtjes së identitetiot tonë kombëtar.

Rreth viteve 1600 Petrela është përjashtuar nga taksat.Mes përfaësuesve të tjerë të karhinave shqiptare në Kuvendin e Duagjinit të Marsit më 1601 kanë marë pjesë edhe delegatë nga Petrela.Ky fakt e bën më të besueshëm gojdhënën e 700 shtëpive.Në të mirë të kësaj hipoteze flasin edhe të dhënat të tërthorta.

1) Rrugët e brëdshme të Petrelës kanë qënë të shtruar me kalldrëme.Një degzimi Via Eganatia kalonte nëpër Petrele.( J.Adam:’Rruga dhe urat…nga qafkrraba në drejtim të fushës së Tiranës”)

2) Krojet e ujsjellsat.Petrela ka patur 10 kroje të ndërtuar me gurë të gdhendur.Njëri prej tyre ,Kroi i Jakuplanit ka ndërtim që mund të tërheq vëmëndjen e studiuesve.Njëri ujsjellës e merrte ujin nga ana e çesmes me tuba balte të pjekur,ujsjellësi tjetëre merrte ujin me Hamzabeg me kanal e pllaka guri vendosur me llaç gëlqereje.

Objektet e kultit

Më 1601 një inspector kishtar ,në relacion drejtuar Propaganda Fides me qëndër në Romë,ankohet se 3 kishat e Petrelës i kanë braktisur besimtarët.

Xhamijat të ndërtuara në kohën e islamizimit të vendit (Ka patur dy xhami),kanë funksionuar pa ndërprerje.Ka patur tetë teqe që i kanë përkitur sekteve të ndryshme.

Këta institucione qëndra të edukimit moral e fetar.Pranë teqeve dhe në afërsi të Xhamisë së pazarit ka patur disa tyrbe:Tyrbja e Ballaban Pashës,Tyrbja e Dervish Lakuriqit,e Hyseri Gazisë,e Shehabazajt,tyrbja e Sofi Bashës,ajo e sheh Veliut,të sheh Mahmutit.Për shkak të këtyreobjekteve Petrela qe kthyer në vend pelegrinazhi.Xhamijat kishin në zotrim pasuri.

Vakufe.Vakufe ishin edhe varrezat .(Sa për sqarim ,vakuf quhet një pronë tokë ose ullinj,e bashkësisë islame,të lëna të dhuruara nga besimtarët në dobi të teqeve ,shkollave,në dobi të vetë Komunitetit Muslimanetj).Shkolla e Petrelës dhe shkolla e Mulletit kanë trashëguar pronë vakuf.Edhe Komuna vetë ,si insititucion ,ka patur në pronësi vakuf disa rrënjë ullinj.Xhamia e kalasë ku ishte imam Xhemali i sheh Abazit,u shemb nga italianët më 1941,ur bënin kërkime arkeologjike ,kurse xhamia tjetër ajo e pazarit u shemb më 1967 nga komunistët,në fushatën e luftës kundër fesë e besimevefetare,një akt i pashëmbullt dhune.Në sheshin e pazarit praën xhamisë ka patur një hammam (banjo),në periferi kanë punuar mjeshtrat bukpjekës (flet për këtë toponimi:Semçias,nga simitçi-prodhues i simiteve,turq) metalpunuesit,lëkrupunuesit,prodhuesit e qiriut,hekur punuesit (sipas toponimit Demirxhias,Mumajes etj)

Disponohendokumente ,dekrete perandorake të emërtimeve në funksione fetare të quajtur “Berata”të papërkthyera.Shpresohet që të merret vesh di çka për historinë e Petrelës kur të përkthehen.

Marrëdhëniet e Petrelës me qëndrat e zhvilluara si Tirana,Durrësi,Elbasani ka bërë që banorët e kësaj treve të jenë të mirëinformuar me zhvillimet politike shoqërore e të mbahej gjallë fryma kombëtare (Edhe pse Tirana lindi shumë më vonë nga Petrela,ajo eci me shpejtësi duke e lënë shumë prapa këtë të fundit).Shumë djem petrelas ndiqnin shkolla në Tiranë,po ka patur edhe nga ata që punonin sdi mësues apo zanate të tjera atje sikurse për studime kanë shkuar në qytete jashtë atdheut.Nga Petrela janë shpërngulur disa familje e janë vendosur në Tiranë disa prej të cilave ruajnë akoma mbiemrin “Petrela”.Familjet e ardhura prej visesh të tjera janë asimiluar plotësisht nga banortë vendas .Në kontakt me patriotët si Hafiz ibrahim Dalliu,Hasan Vogli,Ibrahim Kazazi,Ismail Ndroqi etj.,përhapeshin idetë e lirisë e të luftës për pavarsi.Xhemali i Sheh Abazit punonte bashkë me Hasan Voglin e ibrahim Kazazin si mësues në shkollën Plotore.Në mbledhjet e fshehta në shtëpinë e Murat Toptanit diskutoheshin mundësitë e mësimit shqip.Xhemali u mësonte nxënësve shkrimin e leximin me alfabetin e Stambollit.Për këtë eprimtari u arestua bashkë me 23 patriot të tjerë tiranas e iu dërgua gjyqit ushtarak ne Elbasan (“Patriotizma në Tiranë” H.I.Dalliu.)

Për të mbrojtur trojet e veta petrelasit shkonin vullnetarisht në luftë ku edhe kanë dhënë jetën.Për llogari të shtetit turk kanë vajtur deri në Jemenin e largët Xheme Shaba,Meti i Dyl Hoxhës,Driz Spahiu,Kupi i Reshitit,Dulla i Sheh Osmanit (ky i fundit u vra në luftë )para vitit 1900

Në luftën e Shkodërs kundër intervencionit malazez (1912-1913)kanë vajtur vullnetar Bajram Çela,Ramë TUGA,Lumi Hemetit,Qamil i Shehabazit,(vrarë në luftë)Sulejmani i Sheh Mehmetit (vrarë në luftë),Rahman Zenel Burri,Merdan e Zhafer Baxhaku,dy vllezër ,Sadi Haka nga Shën kolla. Më 1915, kundër hordhive serbe ka shkuar në Qafë Krrabë Man Lika etj.

Në luftë kundër serbëve më 1920 me Man Bicarin kanë shkuar vullnetarisht Hasani i Sheh Ahmetit,Bajram Kullolli ,Mustafai i Mulla Aliut (Kasollja),Osman Hoxha.

Qysh më 1903 Sheh Bërhimi kërkonte ndihmën e konsullit austriak në Durrës për të hapur shkollën shqipe,po nuk arriti .Më vonë Xhemali q ë kishte krijuar një bërthamë atdhetarësh në Petrelë n ë shtator t ë 1914-t ës hapi shkollën e par ë shqipe dhe arriti t ë emërohet mësues Abdulla Kosova. Me Xhemalin Sheh Mustafa Kuqi,Avllai bënte nj ë punë të madhe dhe e mbajt ën t ë hapur shkollën .Xhemali me disa shok ë u arrestua p ërsëri e u burgos n ë Durrës e më vonë në Shkodër ,po me ndryshimin q ë tani ndiqej nga forcat konservatore antikombëtare.Edhe pse t ë veshur me petkun fetar e me detyra fetare këta burra luftuan me bindjen e vetmohimin për çështjen shqiptare. Sheh Mustafait i kishin nxjerrë një këngë ku i thonin.

“Sheh Mustafa,Mre Krye Gaforre
Deshe Shqipe,Sun e More”

Hutin e kërkonin të arrestonin. Pas Abdulla Kosovës u emërua mësues i Petrelës Hamdiu i Hutit e më vonë Haki Shehi.

Në vitet 30 administrata e Zogut akordoi fonde buxhetore dhe u bënte ndërtime në bazë të një plani 2 – 5 vjeçar,u hap rruga automobilistike,u ndërtua shkolla ,ndërtesa e komunës,ujësjellësi,u rishikuan tubat e qeramikës e u zëvendësuan me tuba metali,u sistemua sheshi i pazarit. Atëherë u shembën tyrbet e Dervish Lakuriqit,etj,u ndërtua lulishtja para komunës si dhe lulishtja në vend të Dervish Lakuriqit. Këto ndërtime tërhoqën turistë të huaj po edhe vizitorë të shumtë vendas,nga Tirana e qytetet e tjera.

Në luftën antifashiste pjesëmarrja e petrelasve ka qenë aktive. Rreth 30 djem morën pjesë me armë në dorë .Mësuesit Haki Shehu e ibrahim Hasmema u vranë në Prishtinë. Gjithashtu u vranë në luftë Masar Haxhimali,Bajram Sula e Ismail Gjata,Islam Memaga e Sait Myzyri u vranë pa gjyq nga partizanët .

Për të njohur më mirë të kaluarën tonë ndihmojnë edhe pasuria folkloristike,t ë cilat përveç vlerave artistike kanë rëndësi shkencore. Popullore janë bërë vargjet 200 vjeçare që përshkruajnë fiset ,emërtojnë familjet dhe mjeshtëritë e ushtruara. Mendohet se ato i ka improvizuar Mulla Ahmet Dedja,ai ishte i shkolluar ,dhe ka jetuar n ë fundin e shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX.

Botuar për her t`par në faqen Venaliu.COM m`dat 29 Maj 2011

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.