Kalaja e Persqopit
Kalaja e Persqopit

Kalaja e Persqopit zotëron rrugën nga fusha e Tiranës për në Qafën e Krrabës, dhe ndodhet rreth 1,5km në lindje të Petrelës. Persqopi është emri i një qyteze ilire, dhe i takon shekujve IV-III para Krishtit.

Duke u nisur nga Petrela, “rruga” për të shkuar në kështjellë përfundon në një ngjitje jo të lehtë, ndërsa përpara shfaqet muri antik, në faqen jugore të malit të Vilës. Për herë të parë, për “muret ciklopike” të Persqopit ka folur albanologu i shquar austriak Johann Georg von Hahn, ndërsa vendasit e quajnë “muri i kaurrit”.

Ata nuk dinin të ma shpjegonin se si ka mbetur ky “emërtim”, sigurisht i vonshëm; ndoshta ai ka ardhur nga shprehja e traditës (në periudhën osmane) “punë kaurri”, kur diçka dukej e komplikuar apo e çuditshme.

Lartësia maksimale e mureve të kështjellës arrin mbi 7m, duke të habitur me madhështinë e tyre. Ato janë ndërtuar me blloqe guri të rregullta, me lartësi 60-70cm dhe me lidhje të thatë. Bimësia e harlisur të pengon të përcaktosh të gjithë shtrirjen e murit, fragmente të të cilit gjenden edhe në anën lindore të malit.

Shikon aty një varr monumental, një çezmë monumentale, dhe më tutje banesa me shumë kthina. Ka të ngjarë që popullsia e Persqopit u shpërngul shekuj më pas drejt Petrelës.

marrë nga libri “Tirana e Vjetër” i autorit Gazmend A Bakiu

KUJTESE: Për të interesuarit, libri historik dhe i ilustruar me foto “Tirana e Vjetër” gjendet në kubrarinë Adrion tek pallati i kulturës. 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.