PELLUMB KATROSHI kongetar lirik (bariton) lindi ne nji familje autoktone Tironase ne 22.10.1938 . Pasi studioi ne Liceun Artistik ne Tiron nen drejtimin e Mezzosopranos Bullgare V. Bekerxhieva atashohet prane Ansamblit te Ushtrise .

Ne vitin 1966 nis studimet ne Konservatorin e larte te Arteve ne degen e Kantos. Nga viti 1972 deri ne vitin 1991 punon si solist ne Teatrin e Operes dhe Baletit duke u aktivizu ne shume koncerte dhe shfaqje te vume ne ate skene. Nder rrolet e tij mund te permendim ; Koste Barrdhi ne operen (Zgjimi) e T.Harapit, Tuc Maku ne operen (Toka e Jone ) e P.Gacit, Gjini ne operen (Mrika) e P.Jakoves, Tregimtari (Skenderbeu) P.Jakova, Komandanti tek opera (Goca e Kacanikut) R.Dhomi , Benua (La boheme) G.Puccini , Bartolo (Barbiere di Siviglia) G.Rossini ,Escamillo ne (Carmen ) G.Biset Alfio (Cavalleria Rusticana) P.Mascagni etj.

Gjithashtu nuk duhen lon pa permen koncertet e shumta Recitale me orkestren e Teatrit te Operes dhe Baletit dhe te Radio Televizionit Shqipetare si dhe Koncertet me Ansamblin e Kongeve dhe Valleve. Ai gjithashtu ka qene pjesmarres edhe ne disa nga Festivalet ne Radio Televizionin Shqipetar. Vdiq me 25 Maj te vitit 2008 .

Falenderojme te birin Saimir Katroshi per foton dhe materialin..

Burimi: Tirona Intellectum

 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.