Orhan Sakiqi
Orhan Sakiqi

Orhan SAKIQI ka lindur në Tironë me 9.6.1939. Studimet e larta i kreu në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit të Universitetit të Tironës, më 1965, me diplomën “inxhinier ndërtimi”.

Ka punuar për pak kohë në organizata projektuese dhe më shumë në ndërmarrjet e ndërtimit të rrjetit inxhinierik të ujësjellësve, kanalizimeve dhe rrugëve të Tironës. Si inxhinier konstruktor ka projekttuar disa banesa dhe objekte social-kulturore ndër të cilat: godinat e ish-ATSh në Bulevardin Zog I, të ndërmarrjes elektrike, të parkut të delegacioneve, depo frutash, godina banimi në rrugën e Dibrës e në unazë etj.. Eshtë angazhuar me grupe pune edhe në hartimin e kushteve teknike të projektimit për rrugët dhe kanalizimet e Tironës, si dhe në hartimin e detyrës së projektimit për këto objekte. Ai ka projektuar disa rrugë dhe kanalizime si zona e ulët etj..

Si zbatues në detyrën inxhinierit dhe të kryeinxhinierit, ka marrë pjesë në punimet e ndërtimit të Varrezave të Dëshmorëve në Tironë e në Pezë, të sheshit “Skënderbej”, të unazës së Tironës, në shumë rrugë të qytetit, në sistemimin dhe gjelbërimin e Lanës, të parkut të madh, të parkut Rinia” etj..

Mbasi kreu provimet e detyrueshme, më 1996, mbrojti pranë Universitetit Politeknik disertacionin me temë ”Menaxhimi i mbulesave rrugore dhe krijimi i sistemeve përkatëse, domosdoshmëri e kohës në administrimin e mirëmbajtjes së rrjetit”. Ka kryer jashtë shtetit disa specializime profesionale. Ai ka botuar artikuj në revistën ”Ndërtuesi” dhe disa të tjerë në gazeta të përditshme për tema të ndryshme sociale e shoqërore. Në Vitet 1996-2000, ka qenë kryetar i këshillit bashkiak të Tironës dhe më 2000-2003 anëtar i tij.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.