Sapo kam vizituar nje qytet te shkaterruar e me shume viktima ne Italine qendrore. Po rindertohej nga e para. Kishte zhurme kantieri po jo zhurme jete. Nje grua vendase e forte fizikisht e ne moshe me tha; “Qyteti per ne eshte mision jete. Ecim ne rruge e qajme nga kujtimet e qytetit te vjeter. Por jemi me fat qe i kemi keto kujtime. Femijet tane sot nuk kane kujtimin e qytetit, nuk e dine si ishte, si jetohej ne te, ku ishte buka me e mire, restoranti me i ndershem, zanatciu me duar flori. Kane kaluar 10 vite nga termeti e kush qe femije u rrit pa vendlindjen.” 

U preka nga shume shume fjale qe me tha kjo grua, e mu kujtua Tirona ime. Per fat e fale Zotit nuk kemi lidhje me kete fatkeqesi natyrore, por fatkeqesia njerezore e shkaterroj qytetin tone e i la femijet tane pa memorie. Komunizmi e shkaterroj e shembi gjithcka qe krijuan ndershmerisht me pune gjysherit e baballaret tane e postkomunizmi deri me sot shembi gjithcka tjeter me zhurmen e faldronave te firmave te ndertimit, e me pazaret e pista te politikes.

Tirona per ne duhet te jete MISION, LEVIZJE SENSIBILIZUESE, per te gjithe vendalite. Duhet drejtu gishti PA pas Frike dhe tek ata qe sot po e shkaterojne akoma qellimisht drejt mos identifikimit te tij ndaj nesh! Pas cdo tulle e muri qe ngrihet duhet te jemi ne tironsit qe duhet te kerkojme llogaridhenie se po ndertojne ne nje rruge historike e faldronat e tyre po bejne nje krim. Pse Paskan te drejte te protestojne banoret e Astirit o te bregut te Lumit per shtepite pa leje?

E ne pse Nuk duhet te protestojme se po na shkatarrojne historine e qytetit e po lejne femijet tane pa memorie? Nuk ka te ardhme pa histori e kujtese historike ! Na kane c tjetersu qytetin me emra lagjesh, rrugesh, ndertesash pa vlere e domethenie? Na kane c’natyrizu qiellin ku i vetmi sfond qe Mali i Dajtit e Kulla e Sahatit, na kane c’perfytyru ajrin qe dikur nga rrugica me rrugice bashkohej me nje kulm te pazari i vjeter si shtepite tona! Na kane vjedh krenarine e kujtesen per trashegimtaret e familjet tona!

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.