O Mon Aga m’ka gjet belaja
gjithë notën skom myll syt
për içik qe tu bo hataja
m’ishte tha bështyma m’fyt

desha s’desha lujta meneren
thosh po shkoj me u vizitu
pernej ktyne so per tja pa deren
mei grusht sëlfatash m’kon pallu

inshalla laj nai gjynof
meqë o ne Ramazon
ene vapë ne du me u nrof
sikur tatakurti m’ka zon

Mon Aga…
Ke vu kalltuqe ke hek minerin
halli modh tka gjet e shof
ke harru nez kondicionerin
demede naiçik je ftof

Ka pas lezet mër Tut kahone
m’hije t’monit bojshim vapën
pijshim vetëm uje pusi Tirone
ene nuk e njifshim sëlfatën

Sot e kina fajin vetë mër Tut
pyt ene doktorrin po deshe
ne ka trupi rrijm zbulut
nuk majmë mo as mkok qeleshe

Tut Beu…
Eh Mon Aga ke fol sagllom
kina pas qenë rehat
skina njoft sëlfat e as gjylpon
na lifte qeni rat

Ku t’na kapte smunja ne
kishte fryk me na u afru
me mjes pijshim kai koqe ve
pula m’furrik sa e kishte lëshu

a dojshe mona rrush a fiq
a dojshe kumlla shahine
a dojshe ke pazari me miq
t’hajshe 2 qofte me gjys panine

Mon Aga…
Lene Tut ça m’ke kujtu
ku ka mo acoj gjonash
nështi pazari o tjetërsu
bo me hekra e copa xhomash

I rrofte bukuria o Tut Beu
se asigjo nuk shtihet m’goj
tronglli nuk bohet prej dheu
damoten thonë e lyjn me boj

ke fryk me hongër buk
nuk di çer lloj milli
molla si me qen kallçuk
sallatën se shef mo dilli…!!!

.Mon Aga – Artan Loku
.Tut Beu – Elis Shkreta

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.