Anila Rezhda - Gezim Kaceli

Kam nje histori dashurie me të nderuarin Gëzim Kaceli! Ishin koncertet e Majit. Nje komision vjen nga Komisioni i Koncerteve ne Pallatin e Pionerit tek grupi i aktrimit dhe ben nje si konkurs te shpejte. Kërkohej prezantuese per koncertet.

Prita 2 orë, u lodha, ngrihem të iki. Kur një zë burri më thotë:”prite kaq gjatë. Ja lexoje këtë tekst para se të ikësh…”E marr dhe me intonacion lexoj: “Koreografia GZIM Kaceli (pa *ë) Artist i Merituar. Ekzekuton Ansambli i Kengeve dhe i Valleve Popullore. Shoqëron orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar. Dirigjent Ferdinand Deda Artist i Merituar”.

E lashe letren dhe bera te largohem.Fitove-me thane. Pasi pa na thene askush kleçkën, kerkohej shqiptimi i emrit te te Nderuarit si me lart shkruaj. Duhet “ta haje” *ë. E keshtu nje jete plot, sa here dua te kujtoj magjine e femijerise time qe doja te behesha regjizore, duke kaluar qe femije nga skenat e Tiranes, Pallati i Kultures etj, emri i z. Gëzim Kaceli është lumturia ime e vërtetë!Nuk jemi njohur kurre me Te por ja qe ka bere marrezisht te lumtur nje femije dikur si gjiiithe popullin me krijimtarine e Tij.

Koncerti doli si gjithmone shume i bukur. E bukura dhe e dashura Violeta Papuli, kryetaria e komisionit te koncerteve, me aprovoi jo vetem se e meritova por edhe pse cdo menjgjes me jepte nje puthje te floket si dere-me dere komshije.Ne salle im Ate shijonte vajzen qe per ato kohera ishte mrekullia vete. Ne llozh lart…personalitete. Ne xhiron e mbremjes magjike te Tiranes te nesermen pasi koncerti u dha ne TV, ecja dhe degjoja peshperitjet :” uuueee Kjo mo qe prezantoi mrom qe doli ne televizor, spikeria…”.

Per ate kompliment jete dola udheve, ta degjoja me shpirt! Ku shkoi endrra per regjizore? U realizua dhe u pre nga gershera magjike ne mes e Kohes qe diktoi ikje! Figura Popullore te paharruara! Brez qe u rrit me njerez me Vlera! Jeni te mrekullueshem qe na i sollet kete shkrim per kete Personalitet Arti! (Bashkangjitur fotografia e atij koncerti ku them emrin eTij)

Anila Rezhda
Anila Rezhda