Spitali Obstetrik
Spitali Obstetrik

1- Gaetano Ronga, italian, specialist për sëmundje veneriane dhe të lëkurës, me klinikë në Rrugën ”Mbretëresha Elena” Nr. 162.

2- Pietro Stefanotti, italian, në Rrugën “Gjeneral Pariani” Nr. 24.

3- Kadri Kërçiku, specialist për sëmundje veneriane dhe të lëkurës, me klinikë në godinën vëllezërit Kërçiku, ndërtuar në vitin
1935, në Sheshin “Partheni” (e Mërkatës) afër godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Postë Telegraf Telefon, pronë e Xhelo Dibrës, ndërtuar në vitin 1928. Kishte aparat rëntgenoterapie për mjekimin e qerosave, aparate për rreze ultraviolet dhe dioterapi. U dënua me burgim në regjimin komunist. Meqë në Shqipëri, në atë kohë kishte sëmundje veneriane si sifilizi etj, u lërua me kusht dhe më pas, u la i  lirë, duke arritur të merrte me meritë titullin profesor.

4- Petraq Leka, patolog, në Rrugën “Hoxha Tahsin” Nr.130.

5- Fejzi Hoxha, patolog, me klinikë në Rrugën ”Mbretëresha Elenë” Nr. 176. Karierën e tij e filloi në vitin 1936 si mjek ushtarak në burgun e Burrelit, me gradën toger. Nga fundi i vitit 1938 kaloi mjek në Spitalin Civil në Tironë. Në tetor të vitit 1939 deri në vitin 1941, u dërgua për specializim në Romë, në klinikën e prof.Gurgonit, që në ato vite ishte mjek personal i Benitto Mussolinit. Në vitin 1940, u njoh me Abedin Nepravishtën, dhe shumë shpejt u martua me vajzën e tij, zonjushën Ylivere.

Nga martesa ata morën në pronësi, prikë, vilën me dy kate në Rrugën ”Naim Frashëri”. Në kohën e pushtimit italian, aty ishte selia e Guardia di Finanza. Dy djemt e prof. Fejziut, Agronin dhe Benin, i kam pasur shokë. Me Benin kam mbaruar fakultetin. Kur shkoja te shtëpia e tyre, në katin e parë, dhomën nga e majta, profesori e kishte bërë kabinet vizitash. Pasi isha diplomuar, sa herë hyja në dhomën përballë, më dilte përpara një pikturë me madhësi të zakonshme, ku pasqyroheshin në vaj disa pemë në pyll. Në fund të tablosë ndodhej firma e Shishkinit, që vërtetonte origjinalitetin.

Atë ia kishte dhuruar profesor Fejziut prof. Agaleckaja, përpara se të largohej nga Shqipëria. Profesor Fejziu ishte korrekt dhe zotërues i lëndës. Nje ditë pati krizë stenokardie dhe nuk ngopej me frymë. Kërkoi t’i sillnin një tabletë trinitrinë. Çuditërisht nuk gjendej asnjë kokërr në pavionin IV. Doktor Skënder Dauti u tregua praktik, mori një tabletë luminali dhe ja futi në gojë. Profesori u qetësua. Ai nuk e mori vesh të vërtetën, por me këtë dua të them se nën efektin psikologjik, tek ai ndodhën ndryshime të tilla neuroendokrine, që çuan në një vazodilatacion të menjëhershëm dhe profesori e kaloi krizën. Kjo është mjekësia.

6- A. Merlika, patolog dhe pediatër, në Rrugën ”Hoxha Tahsin”.

7- Lluka Dhimolea, patolog, në Rrugën “Dhimitër Kamarda” Nr. 67 (Rruga Babarake) si dhe në Rrugën “Saraçi” Nr. 70.

8- Spiro Çipi, patolog dhe neurolog, në Rrugën ”Konti Ciano” Nr.89.

9- Irfan Pustina, radiolog, në Rrugën ”Hoxha Tahsin”.

10- Ludovik Kalmari, hebre austriak, specialist për sëmundje të brendëshme dhe mushkërive, dispononte dhe aparat rëntgeni,  në Rrugën ”Kont Urani” Nr.6. Ish kryemjek i dytë dhe nëndrejtor i NEUSES, Senatorium në Davos të Zvicrës.

11- Spiro Treska, kirurg gjinekolog, ne Rrugën ”Qoraliu”, te shtëpia e Met Dajës.

12- Stefan Pano, specialist për sëmundjet e lëkurës, në Rrugën “Babarake” Nr. 97, dhe në Bulevard “Benitto Mussolini”, në rrugicën e Zelës.

13- Ibrahim Dhrami, okulist, në Rrugën ”Koço Kotta” Nr. 6.

“15- Vasil Roko, patolog, në Rrugën ”Luigj Angolini”, në Tironën e Re.

16- Dhimitër Lito, patolog, në Rrugën “Reshat Petrela” Nr.155/1, tek ish Rruga ”Kodrës Kuqe”.

17- Isuf Hysenbegasi, otojatër, Rruga “Hoxha Tahsin” Nr.133.

18- Xheladin Deda, okulist, Rruga ”Hoxha Tahsin” Nr. 162/2.

19- Kristo Kristidhi, okulist, Rruga ”Hoxha Tahsin”.

20- L. Tristaino, okulist, Rruga ”Shen Gjergjit” Nr. 133; Rruga Kamarda” Nr.53 (ish Rruga ”Saraçi”).

21- Shyqyri Basha, dermatolog, Rruga “Gjeneral Guzzoni” Nr. 34/3.

22- Stefan Cilka, bakterolog, Rruga ”Luigj Gurakuqi” Nr. 34.

23- Ferdinand Bungo, pediatër, Rruga “De Rada” Nr.20/A.

24- Ali Diallisi, patolog, Rruga “Hoxha Tahsin” Nr.3.

25- Maliq Bekteshi, Obstetër-Gjinekolog, Rruga “Hoxha Tahsin”
Nr.3.

26- Selaudin Kokona, neuropsikiatër, Rruga ”Bari” 52.

27- Bedri Xhamo, patolog, Bulevard “Benitto Mussolini” 151, karshi shtëpisë Fortuzit. Për të vobektit bënte vizita pa para çdo të
martë dhe të premte.

28- Ali Koprencka, patolog, Rruga “ Gjeneral Pariani” Nr.24.

29- Vasil P. Zografi, dermatolog, Rruga ”Hoxha Tahsin” Nr. 48.

30- Luigj Benusi, bakterolog dhe parazitolog, me laboratorin prapa postës, Rruga ”Pishës” Nr. 119.

31- Bedri Përmeti, pediatër.

32- Janko Theodhosi, patolog, Rruga ”Sulejman Pasha”.

33- Hamdi Sulçebeg, pediatër. Rruga ”Katroshit”.

34- Ismail Tartari, radiolog, Rruga “Kavajës”.

35- J. Melo, patolog, Rruga ”Gjon Muzaka”, pranë “Tenis Club Mbretëror Tirona”.

36- Paul Ourinovsky, neuropatolog, Rruga ”Pishës” Nr. 133 dhe Rruga “Nëna Mretnesh”, në shtëpinë e Ismail Sefës.

37- ]ani Basho, Obstetër-Gjinekolog, me klinikë në ndërtesë me dy kate, ndërtuar më 1930, në Rrugën “Gjeneral Telini”, që prej
banorëve të Tironës është quajtur “Shtëpia misterioze”, pasi u përdor për dekada nga sigurimi i shtetit.

38- Profesor Venanzio Lozzi, kirurg i shkëlqyer me klinikë në Rrugën ”Fortuzi”. U arrestua në fund të vitit 1945, me preteksin se në kufomën e një oficeri italian kishte futur sasi të mëdha monedha ari, që do i dërgonte në Itali. Arrestimi u bë për t’i marr të dhëna për personelin e misionarëve anglo-amerikanë, me të cilët profesori kishte shoqëri të ngushtë. Sipas “Gazetës Zyrtare” “611 Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Prefekturës Qytetit të Tironës, në virtyt të nenit 2, të ligës Nr. 40 më 14 kallnuer 1945 urdhëron: sekuestrimin të pasurisë së jashtëzakonshme të kriminelit të luftës dhe armik të popullit Prof. Venanzio Lozzi nga Italia në lëndë sende shtëpie,  vegla mjekësore sipas inventarit të bashkangjitur këtij vendimi dhe një çek me Nr. 730,306 për 20 dollarë”. Ai kishte ardhur në vendin tonë me kërkesën e mjekut Gjergj Doko.

Gjatë viteve të okupacionit, sikundër më thoshte Dhimitra Trajani, komuniste, veterane e luftës dhe infermjere e spitaleve partizane: ”unë në çdo kohë mund të lëshoj deklaratë që doktor Loci i shoqëruar nga unë shkonte në bazat tona në Tironë dhe operonte në fshehtësi shumë antifashistë ilegalë, udhëheqës të Partisë Komuniste Shqiptare si dhe mjekonte të plagosurit në mënyrë klandestine”. I ndjeri dhe i respektuari profesor u mbajt për një kohë të gjatë në burg. Ai nuk u pushkatua sikundër është thënë, por vdiq nën torturë.

39- Frederik Shiroka, kirurgu i quajtur “me duar të arta” me klinikë në shtëpinë e tij Rruga “Skënderbej”.

40- Jorgji Jorgoni, pediatër, në vitin 1932 hapi kabinetin në Rrugën Vorbsi pranë ”Grand Hotel” dhe në dhjetor 1933 e transferoi klinikën në Rrugën “Sinani”, afër Karakollit ”Varrit Bamit”.

41- Sinan Imami, mjek për sëmundje të lëkurës dhe veneriane. Rruga ”Xhemal Pashë Zogu” Nr. 125, dhe më von te shtëpia e Qamil Turkeshit, Rruga ”Koço Kotta” Nr. 41.

42- Syrja Pojani, patolog.

43- Otto Hoche, kirurg dhe gjinekolog, Vizitat i bënte në ndërtesën e Institutit Bakterologjik, karshi spitalit “ZOG I”.

44- Theodhor Papavrami, dermatolog, te farmacia Vasil Avramit, Rruga “Postës”, dhe te Rruga ”Koço Kotta”.

45- Leon Gjini, kirurg, Rruga ”Xhemal Pashë Zogu” Nr. 51.

46- Osman ]onuzi, kirurg, Bulevard “Benitto Mussolini” Nr. 16.

47- Hasan Çoçoli, patolog.

48- Nazmi Shehu, kirurg traumatolog.

49- Lampis, patolog, shtëpia e Met Dajës.

50- Mihal N apuçe, otojatër, Rruga “Postës” Nr. 55.

51- Koço Gliozheni, obsetër-gjinekolog, Bulevardi “Benitto Mussolini”.

52 – A. Sadedin, obsetër- gjinekolog, Rruga “Hoxha Tahsin” Nr. 3.

53 – Enver Sazani.

54- Xhavit Gjata, neuropsikiatër, Rruga ”Pinari” Nr.30.

55- Katerina Nenzer Baldini, patologe, Rruga “Murat Toptani” Nr. 103.

56- Selaudin Mborja, kirurg, Rruga ”Luigj Gurakuqi” (e postës), Nr.34/3.

57- Prof. Garassi, obstetër-gjinekolog, mbi 20 vjet që e mbante atë titull në Universitetin e Romës dhe primar e konsulent në të
gjitha spitalet e kryeqytetit Italian. Në Tironë kishte kryer rreth 2000 operacione.

58- Doktor Besim Omer Zyma mbaroi Universitetin e Mjekësisë dhe pasi bëri një praktikë 7 vjeçare nëpër spitalet e mëdha të
Universiteve në Hamburg dhe në Berlin në specialitetin për sëmundjet e hundës, veshit dhe grykës, u kthye në Tironë. Fillimisht klinikën e hapi pranë doktor Kristidhit, oftalmolog në Institutin Rëntgen në Rrugën Sulejman Pashës, në shtëpinë e Abdi Toptanit, për ta hapur përfundimisht në Rrugën Gjeneral Priani.

59- H. Harxhi, malarollog, Rruga Shallvarit Nr.4.

Mor nga libri: “Tirana 1920-1944” me autor Spiro V. MEHILLI

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.