Duke kërkuar ne shënimet e mia per tjetër gje gjej ne biblioteke njeimpresion te shkruar 24 vjet me pare, ashtu shpejt e shpejt, thjesht per te mos e harruar. Dhe sot m’u duk me interesante se sa kur e dëgjova atehere

SI KALOHEJ  VAPA NE TIRANEN E KOHESSE MBRETIT ZOG

(Histori e përjetuar live nga nje dëshmitar i asaj kohe)

Vera e vitit 1994 po i lodhte njerëzit, 38 dite pa rene asnjë pike shi dhe temperaturat luhateshin 32-40 grade ne te gjithë harkun kohor te ditenates. Edhe ne dhjete te darkës s’te shkohej ne shtëpi se ajo ishte si furre e ndezur. Kondicioneret s’kishin filluar te futeshin ne mase. Tek marketi i lagjes ne, 4-5 veta, po pinim birra te ftohta ne prag te ngrirjes si njemenyre e mire per te mos e ndjere nxehtesinecmendese. Tek dera e marketit u fut nje plak dhe iu drejtua shitësit:

Dua njeuje me gaz, po amoakell fare – Nga gjuha ndjehej menjëherë qe ishte tiranas denbabaden. Shitesi e kuptoi dhe tërhoqi nga frigoriferi nje shishe plastike me uje. Ai piu me vrull disa gllënjka, pushoi pak e pastaj piu edhe disa te tjera.  

Tani erdha ne terezi- na tha ai

Sa vjeç je zotrote? – e pyeti nje nga ne, Kleoni

84 vjec

E mbake mend kohen e Zogut? – pyeti ai prape

Si s’e mbakam mend. Isha femije dhe u bëra burrë

Si e kalonit vapën ne kohe te Zogut? – pyeti prape ai

Ahhh, e kalonim mire fort – pohoi ai gjithë kënaqësi. Kleoni qeshi

Po si konkretisht, ju s’kishit as frigorifera ne ate kohe?

S’na hynin ne pune. Sa fillonte vera mbreti qiste nje dekret: te gjitha zyrat e dyqanet mbyllnin ne 12 te drekës deri ne ora 4. Kishte gjobe po te veprohej ndryshe. Kur shkonim ne shtëpi gratë kishin bo dreken gati. Zakonisht hanim ne korridor, sepse shtepiattironce ishin me hatlla, (pa tavan) dhe ne korridor frynte fresku se behej pak korent ajror. Rrushi, fiku e shalqini dilnin nga pusi pak para buke, vendoseshin ne sefere (tava metalike) dhe kishe qejf ti haje kurse mishi ishte i freskët. Na e kish cuar ne shtëpi kasapi qe me mëngjes.

E çfarë hanit? – pyeti prape ai

–  Gjithefarlloj gjellësh: Sallate me damote, bomje me mish, imom bajalldi. masaka, fergese me gjize e speca te fergum. Mish me long ose mish te pjek gjithë ynyre, pilaf me pule qe i vinte era pule e jo kashte si sot.Omelsine, revani, hasude, qumshtur. E masanej frutat e freskëta. Ca nga bacja e ca te blemë. Pas buke na priste krevati me çarçafë te bardhe bore. Hapshim penxheren e derën e u bojte fresk i madh e te zente gjumi per shtat pale qejfe. Ku kishte zhurme atëherë e as kalamoj qe te hardallosnin trutë. I majshim mrena.

Ne dëgjonim me kujdes c’fliste plaku e fjala e tij po na tërhiqte.

Po pastaj? – kërkoi te dinte me shume njeri nga ne

Ka ora 5 fillonte dilli me ra. Tu u shtriq çoheshim avash avash

e dilshim ke oborri. Kush kishte vije uji i lagte e freskonte komet aty, spërkatshim oborrin me uje e u bote fresk.Po vinte ora e kafes, po kafja spihet vetëm. Me nje e dy gur lajmerojshim komshiun njit, majtas e djathtas, o Dulle, o Cen, O Rreme hajde pra.  E u bojshim 3-4 burra. N’fillim vinte limonata me shurup trëndafili te kuq. E ku janë gjo këto kola e pepsi e fanta qe pini ju. Ato ishin  natyrale e gjithë arome

Hej m’u drejtua mua Kleoni – ne France kishte filluar puna me

tre turne kurse këtu 3-4 ore gjumë ne mes te ditës

O cun – ju drejtua plaku – mos ju mburr turnit te trete. Per ne

tironcit turni trete ishte vdekje. C’pune kishim ne me turnin e trete. Pune e  tregti bojshim te gjithë, bace kishim, kishim lujtmenc me shkun’turn te trete! T’bojshinper budalla po t’shifshin se punojshe notën. Zoti e ka bo ditën me punu e notën me flejt gjumë ndryshe trupi vritet. Po m’le te vazhdoj.

Pas limonates vinte kafja me shkume. O gru – gërthitshim grus

po bjer pra mo i gastare raki se nuk shtyhet kjo dreq. Binte ka i gote te vogël. Ajo marote shpejt. E i thojshimprap: u çepu gota, bjere shishen se s’ka lezet, 4 burra me gota bosh. Anej ka funi, kur dilli kishte ra mire i kujtojshimgrus se ne pus ishin nja dy klile mish tul. Ta priste me copa te vogla e te na e skuqte. E vinte me vone pjata me mish, djathekatunaresh e qepe e hurdha te njoma nga bacja  e nai kokërr damote e ndamë me copa. E muhabeti qiste muhabetin, qajshim e zgjidhshim me zemer ne dore hallet e njoni tjetrit e kapte sahati orën 10. Koha ishte fresku e kish ardhe vakti per gjumë.

Ora 10 atehere ishte e vone sepse ne çoheshim me saba, kur celtedilli moj Dajtit qe i binte ora 5 apo pese e gjysem. Na ishte msusyu e s’kishim nevoje per sahat me zyle.Une isha furrxhi e ora 5.30 duhet te me gjente ne pune. Isha e jam nga familja Balla e rrugesKavajes. Keshtu o cun e kalojshim vapën pa e vra truninshum. Kurse ju i keni hap pune vetes pernej i janë shpif robit lloj llojsmunjesh e jeni mush me stres, se e vrisni menjen fort. Vallahi s’ju a  kom zili hic.

Plaku na uroi nate te mire dhe u largua kurse ne filluam te diskutojmë per dinamiken e zhvillimit te jetes