Ne Sofren tironase BELIU
Ne Sofren tironase BELIU

Gati balle-perballe me ish Lidhjen e dikurshme te Shkrimtareve ..ndodhet nje rruge shume e njohur per te gjithe ata qe kane banuar e banojne ne Tironen e para viteve 90…
Ajo quhet Hajdar Hidi …e vetem pak metra ne te hyre te saj, majtas,,ndodhen shtepite e njerit prej fiseve te hereshme te respektuara te kryeqytetit Beliu…
E pikerisht aty..mbi pronat e tokat e te pareve te tij Andi …ka dashur te perjetesoje historine e biografine e fisit e gjakut te vet..tek ka ngritur me thjeshtesi e modesti tipike tironase lokalin e tij te quajtur ..Tek Andi…

Neper mure qendorjne varur me finese foto te mrekullueshme qe te prekin vertet pasi jane shume te rralla e i perkasin Tirones se hereshme te viteve 20 -40 …….
Andi Beliu eshte i biri i nje figure teper te shquar por edhe tejet te respektuar te SK Tirones se fameshme te viteve 60 te te medhenjve Xhavit Demneri e Lym Alla …Ganiut te urte , te mencur e fisnik..plot vlera te rralla te nje qytetarie brilante …aq paradoksale dhe te munguar dhunshem ne Tironen e sotme te barbareve moderne…
Por Andi eshte edhe nipi i nje kampioni te madh futbolli Esatit…i cili per paradokset e mbrapshtite e kohes qe jetuam u detyrua te veshe fanellen aspak te deshiruar te genit, fisit e xhinsit te tij …ate te Dinamos…ani pse zemra e tij kurdohere rrahu nen ritmet e bardhe e bluse se tij te shtrenjte…

Dhe biografia e Andit, te birit te Ganiut pasurohet edhe me shume tek kujton se i vellai i tij Paridi ..ishte nje nder futbollistet kampione e fitues trofesh te shumte te Tirones se fameshme te viteve 80 te Enver Shehut, Ali Memes, Shyqyri Rrelit e Nine Nacit …Nje futbollist vertet model….fjale pak e pune shume …super i edukuar si njeri dhe nje shok e mik i rralle per nga vlerat njerezore…

Dhe nen kete dekor sportiv te lakmueshem e permes vlerash te rralla e fisnike te qytetarise e civilizimit autokton tironas biseda me Ganiun e mencur, te urte e fisnik rrjedh aq kendeshem saqe nuk do te doja te mbaronte kurre….

Flet me shume simpati per te pa perseriteshmin Xhavit Demneri, per te madhin Lym Alla …per hungarezin qe i dha vlerat sportive qe takonin Vadash….por preket vertet kur se bashku zeme e shfletojme historite e te pa arriteshmeve te futbollit shqiptar..Skender Halilit, Fatmir Frasheri, Hykes, Kasmit, Dibres, e deri tek Muca, Kola e Minga me shoke…
Edhe Resmja i madh nuk mungon ne biseden tone , as Pano e ndonje tjeter qe Ganiu me te drejte thote se ishin tonet e mbeten po tonet pavaresisht se me c’ fanelle luajten…
E shoh me teper vemendje kete burre te mencur e teper te edukuar tek ne cast ze dhe e krahasoj prej ngjashmerise se tij te habiteshme fizike me polakun e mad Papa Vojtila por edhe me poetin e rralle kombetar te lirikes shqiptare Lasgush Poradecin….te cileve ju ngjason aq shume……

…Sa i fisem po aq edhe i qyteteruar , sa i mencur po aq edhe modest, sa sportiv e kampion po aq edhe babaxhan e njeri qe te imponon respekt…ky eshte Gani Beliu…njeriu qe i ka bere vend vetes prej dekadash ne Librin e Nderit te historise 97 vjecare te Sport Klubit tone legjendar,,,,dhe jo vetem me emrin e tij..por mbi te gjitha me mbiemrin e tij te respektuar e te nderuar…BELIU….

Flm. z. Gani …flm. Andi …dhe te gjithe ju pjestare te kesaj familje te mrekullueshme tironase qe me bete te ndihem sot kaq mire, komod e krenar per qytetin ku jetova pjesen me te bukur te jetes sime , prej qytetareve te te cilit mesova se c’ eshte njerezilliku, qytetaria, miresie respekti e mbaresia ….

Flm. edhe ty Parid qe nuk e di pse sot mu duk sikur te kisha ne krahun tim tek kujtuam me tet vella Andin , bashkeshorten e tij dhe zonjen time .. Miren plot e plot vlera te kultures e qytetarise brilante tironase…
Tek kujtuam edhe Dajat e tu ,,miqte e mij te mire e te hershem Titin e Selen ….
U ndjeva vertet mire …

Tirones sone te shtrenjte nuk mund t’ ja perdhose dot kurre vlerat e saj te rralla Askushi…kushdo qofte ai…ndaj krenare per qytetin ku u lindem, u rritem , u burreruam ,,e qe na do dhe e duam nga shpirti e zemra …

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.