Bashkia e vjeter e Tirones
Bashkia e vjeter e Tirones

Në sallën e Bashkisë së Tironës, më 31 Mars 1939, u organizua “Java e gruas shqiptare”. Pas ceremonive të zakonshme, u improvizua “Vatra shqiptare”, ku gratë nga i gjithë vendi qepnin dhe qëndisnin, punonin në vegjë e thurnin triko dhe çorape, pra pasqyronin punën e përditshme, vazhdimin e traditës shumëshekullore nga nënat dhe motrat tona që i shërbejnë me punën e tyre familjes dhe ekonomisë së vendit.

Ishin ekspozuar dhe punëdore të ndryshme që pasqyronin traditën shekullore shqiptare. Ky ishte viti i dytë që organizohej “Java e gruas shqiptare”.

Veprimtari të tilla, u zhvilluan në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kujtojmë që ky ishte viti i tretë i organizimit të kësaj ngjarje në Tironë, pasi fillimisht ishte ishte çelur më 10 Mars 1937.