Met Bega
Met Bega

Ende pa i mbushur te 70 -tat ,,,eshte detyruar te largohet nga kjo bote ,,,si shkak i nje semundje , ndaj te ciles po te ishte treguar me shume kujdes e te ish trajtuar me seriozitetin e duhur .[ Parkinsoni ] ,,,vdekja nuk do te mund te na i merrte kaq shpejt Aktorin e mrekullueshem e te pa shtershem te humorit shqiptar….Njeriun e thjeshte , Qytetarin e mire e te ndershem …Metin tone te dashur. Nje galeri e pa fund rolesh kane skicuar tashme nga skena dhe ekrani shqiptar portretin e tij te pavdekshem ne historine e humorit tone sa origjinal aq dhe te vecante.

Plot 40 vjet ne skene me tipa e prototipa qe aq shume kane lene gjurme tek te gjithe ne qe e donim dhe e respektonim …jo thjesht per lojen e interpretimin e tij te vecante dhe krejtesisht origjinal por mbi te gjitha per thjeshtesine qe percillte tek te gjithe …Ashtu , pa buje e zhurme sic ishte kur ishte nder me te medhenjte e skenes e ekranit tone humoristik …po ashtu ne thjeshtesi , pa buje e asnje lloj pretendimi iku nga kjo bote per te lene pas nje mori gjerash te bukura , kuptimplota e te pa harruara…Ndoshta shteti shqiptar i ka ca borxhe Aktorit e njeriut te mire Met Bega ..pasi pikerisht kur ai qe i kishte dhene aq shume vendit e popullit te tij ,,,pothuajse u braktis sikur te mos kishte qene kurre i Gjalle mes te gjalleve….Ndihma mjekesore dhe nje lloj trajtimi te cilin ai e meritonte plotesisht ,,kurre nuk i erdhi nga shtetaret tane te pa shpirt qe per nje pucer a nje grip,,,te grave e dashnoreve te tyre ngrene ne kembe Klinikat me te zeshme te Europes….ndersa per njerezit qe me te vertete meritojne te quhen Nderi i Kombit per aktivitetin e sherbimin qe ju kane bere vendit e popullit te tyre ,,,keta shpirtkazem e bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh…

Nejse te pakten ngushellohemi me faktin se me plot gojen mund te themi se Meti ishte e mbetet perjetesisht i YNI e nuk ishte e nuk ka qene kurre i TYRE….ndaj i luftoi sa e si mundi permes humorit te tij sa te thjeshte aq dhe popullor e brilant…Nje shoqeri e ngushte per rreth gati 35 vjet me lidhte me te …Shume kujtime, shume humor ,e batuta te paperseriteshme ,,,sidomos kur takoheshim tek kafja , aty ngjitur me Estraden e Tiranes ..e flisnim pa pushim per Artin e Sportin ,,,Tironen e Skender Hykes e kom skuadren e zemres time …me thoshte sa here qe nisnim bisedat sportive ….Me lot ne sy ,,,me shume mall e respekt ,.,,ketu nga Amerika e larget te dergoj fjalet e zemres mik i mire e i pa harruar ,,,,Lamtumire…U prehsh i qete e ne Paqe …te qofte dheu i lehte . Familjes, te afermeve e te dashurve te tij te shumte u dergoj ngushellimet e mija te sinqerta dhe i siguroj se jame prane tyre me zemer e shpirterisht ne keto caste te veshtira e te dhimbeshme per ta. .Ka njerez qe jane te harruar edhe pse jane fizikisht ende gjalle e marrin fryme …por ka edhe njerez qe edhe pse nuk jetojne me fizikisht e kane pushuar se marri fryme ,,,veshtire se harrohen kollaj ….Ti je dhe nbetesh nje nga ata .

Po e botoj kete foto te tij dhuruar mua plot 20 vjet me pare…me nenshkrimin e tij .
…Adriatikut…nga Aktori Super – Star qe tronditi Ameriken …si kujtim ja dhuroj mikut tim te mrekullueshem ,,,Gazetarit Super – Star te sportit te Tirones e Shqiperise ..Me Respekt Meti 19 /9/ 95….Dale ne Nju York.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.