Sipas dokumenteve të shkruara të kohës, i gjithë qyteti kishte 7654 shtëpi  dhe banohej prej 24.407 banorësh definitivë dhe 11. 693 banorëve provizorë. I gjithë qyteti përfshinte një sipërfaqe prej 8 kilometrash, kurse në 1912 ai ishte vetëm 3 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë janë ndërtuar dhe asfaltuar dhe shumë rrugë të tjera të kryeqytetit, të cilat vazhdojnë të kenë të njëjtën pamje dhe përmasa që kanë pasur që në vitin ’37.

Para vitit ’37 Tirana për shumë kohë ndriçohej prej llampave me “vojguri”. Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin që kishte filluar të merrte kryeqyteti i Mbretnisë sonë, – thuhet në regjistrat e Bashkisë, – nuk mund të vazhdonte ndaj dhe autoritetet “epnore” u kujdesën për plotësimin e kësaj mungese.

Në vitin ’27 koncesioni i ndriçimit elektrik, iu dha shoqërisë Anonime Shqiptare “Sita” dhe u ndërtua në hyrje të qytetit kur vjen nga Durrësi.

Centrali Elektrik me 1150 kuaj fuqi kompensive i dha dritë elektrike qytetit.
Pas ndriçimit bashkia do t’u jepte fund të gjitha ndërhyrjeve, që kishin të bënin me pamjen e Tiranës, për t’iu kushtuar më vonë instituteve shëndetësore dhe higjienike, për të plotësuar një nga nevojat e tjera urgjente

Burimi: Tirona Intellectum

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.