Tirona e bukur, e omel si mjalti
Frynte aq leht ajo era e Dajtit
Token e lagte i qet lumi i Lanes
Eh sa qytete na vinin ne anes

Ishte me vila plot me trendafila
Mush me limona ene mandarina
Rruget t’mulume plot lule blini
Niehesh i pasun aty ne jetimi

Dilshe me mjes e t’pershnetshin turqeta
Ca ishin n’kom e ca m’bicikleta
E kalter Tirona si qiell e si det
Sa njerez tmir ishin, qen gjith n’pun e vet

E paster si bora na ishte Tirona
E bukra e dheut qe se bo mo nona
Si drita e diellit jepte vec nroftsi
Buken ja dau e plot futi m’shpi

Si moma e varfen qe t’majte nen gji
S’kishte ca t’jepte po t’falte mirsi
Sa pak vet ja diten ate bamirsi
Eh sa mir ishe, e mjer ngele ti

Pushtusit na erdhen, Tironasit “ran”
Na vun ca tabela qe toka o xan
I ran kto fort gjoksit e dulen garant
Nje kto qe erdhen, kto “emigrant”

Fytyren e ndrrove qyeti im
Diealektin se fole mo si nfillim
Asgjo mo ste njeli cdo gjo ta ndryshun
Cer turpi te Lana mbi lum kur ndertun

Ajo Kamez me fusha,e bukra Bathore
Qe Plot ullinj, plot dru frutore
Kuajt vraponin e zogjt ciceronin
Ato qe jetun sa fort qe e donin

Si shkomi na duli, si me qen guri
sju shemen themelet e mrena si zuni
Kishte njel si tok e funit
Shkun e myten dhe Breg’n e Lumit

Cdo pllom tok shkun e ta zun
I vun ka i shenj e ngriten flamur
Prap ju dham buk prap ju dham uj
Tradita vazhdoj, prap majtem t’hujn

Vazhdoj historia do thoni ca nodhi
Ne ikem jasht, i huji nven tonin
Sa her ne vim, perher ka ndryshim
As qe nuk njifet qyteti im….

Nga miku jon: Gen Frasheri

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.