– E mre Li, si e çon asaj Tirone, pulatika si e ka syun? Ju gazetaxhit  i dini fellë punët. M’ kallxo pra kush i vje hakut shoqit, Allamon-ja, Hinglizi apo Talja?

Këto qenë pytjet qi më boni Halla posa më përshndeti.

O fol n’dialektin e saj, osht katundare por e zgjuet: dreqi vetë Si mu, ashtu ’ne Cenin, na ka nipa dhe no e kimi Hallë
teto siç thonë toskët.

-Ç’fol kshtu mri hallë! Talja ka vdek ka hone. Taljont  që skishin galje ’ne për ty qi je pri herë me Kalan’ e Përtrelës – mësunë si asqeri Xhavit Pashës m’ vakt Ball Hutës. Lene mri Hallë pash Zotin, lene kët dreq pulatike. Kap ’i
llafe qetër, n’je turkeshë. M’ kallxo ’i herë si po e çoni ju knejë. Bereqetet si i kini?

-Rri mre Li mo, mës m’plas. Ka ardhë dinjolliku ters mre bir. Shehërlit drekë darkë groshë, ’ne lluksin’s’e lonë. Ti shif veten t’ate mrë qu! Ligont, ligont je bo për kët Qillë Uuu Lijooo! I dite kom pa resmen t’ate m’ gazetët, at resmen e vjetër qi shkrujshe rrtiklla macahere. Qyqja mre çuno pse rre dinjonë ti me kot? Tina e ke pas vu at resme kur shkrujshe Tironçe. Qoftë larg! M’a knojë Ceni rrtikllin: ku ishte Tironçe ai me? Shkrujë mre bir ashtu si ka fol yt atë. Ç’duhet mre ty avropjonçja? Sa për gocvet qi martohen me taljont, hakun i kishe punu.

-Ke hak mri hallë, po s’më le drektori vallahi. Aina do shkresa me ynyrë e jo acisojë dokrrash qi bojshe una me Cenin
macahere kur hajte daci petlla. Shyqyr Zotit qi ja mushën menen ca palektualë Tironas ’ne m’dho izëm. Sa për rrtikllat
tjerë, ata duhen a hallë, se pëmej m’a japin meoshin mu. Una shyqyr qi kënova m’ mitept se vallahi m’ qerekt e kishe punën.

-Ani a bir ani. Elhomdyrila qi u cirivilizutë ’ne qi ja mrritë ksaj dite. Po hele hele ç’ shkruni mo ju m’ gazetët? Ceni, ç’bo Ceni? Nichtsi (jarebi ju harroftë ky farsoj emni!) a pi mo zurrë? Ene ai qi shkrujte për gocën e beut, m’ka pëlqy fort a Li. Hallall i qoftë, mir ja ka bo bejlervet. Prit si e qujshin… aaa, po po Lek Copa. Hej kapila, ku i gjeni kta farsoj emnash.

-Çere t’shkrujsh mri hallë pash Zotin. Na bërtasim si qeni m’ Honxët. Durrsakët jon xë me tironsit se i kimi shtërnu qerat.

-N’u bofshin kurbon durrsakët ’ne gjithë ato qi shajnë tironsit. Zaten po bone mirë, përherë gje keq. Tirona u mush me jabonxhi ’ne no vetë hikëm katun m’ katun. Erdhën muhaxhir dibronët, i lirumë kacollet t’ona. Dibronët gatitën kanoqe, na vatonlit po me qëlpiça se qëlpiça. Ah mrë çun, s’paska qenë gjo ’ne kjo dinjoja shkretë. Zoti qi o njinë, mu s’më mer molli për Tironën. Çere t’ shofsh? Plot rrugat ’ne tortuarët me gra e goca pa. .. çerapë. Nishone qometi mre Li!

-Huha mri Hallë! Si paske kitu tina se t’ dalin grat po me ferexhe-a? Hiku ai vakt.

-Qoftë larg. Tina e di se una po me ju t’rit kom qenë ’ne jom hala. Ramazon s’mani. M’ xhomi s’fali. Din’ e imonë s’kini. E paçi për shpirtin t’uejë. Veç lluksin leni mi nohi pashi Zotin! Ç’e doni mrë kapistrën (kshtu i thotë kërvatës llulla) kur e kini barkun zgërrop? Thuni mre gocvet t’veshin çarapë leshi sc thanë pri t’ ftoftit. Una s’jom fanatike po m’vjc keq sc i murët m’qafë për Zotin. Po ti a Lijo a ja ke vu symi ‘m’ njohës mre- qafir?

-Vullahi po a Hallë. Pse me t’ rrejt kot. I ri jom ’ne una. Drejtë me thonë mo, mi ka morë ment ’i gocë. Bile përnej kom ardhë ke tina, t’më bojsh shkesllik a Hallë!

-Ho më pra të këthejm i gurë për c’mari. A ke zgjedh gjo për hajër mre qyq? Mos u kabo me morë nej surrat bastoni! (kështu i quen Halla ato goca qi lyhen me t’ kuq).

-Jo mri Hallë, Eshedybila ajo osht si perri. Nuk ve kurrë kërmiz. Osht e bukur mri Hallë, t’merr m’ qafë vallai, por. tina s’ke për t’u bo razi se.

-Pse mre mo, osht tapalle-a?

-Jo mri Hallë, jo! Të thosh osht perri, e bukra dheut. Hallbuqi. .. Por. .. Nejse. .. Taksiratë. .. Nuk osht turkeshë.

-Çere osh, llahingë-a?

-Llahingë a Hallë, yrtodokse, por më e mirë ’i qin herë se turkeshat.

-Gëzofshi shoqi shoqin a bir! Qofshi gjat’ ne motit! Veç taljone mos merrni, sa për shqiptare, le t’ jetë ’ne jahudeshë. Flejë rahat a Li se qo mesele osht e merume. Nesër me saba shkoj Halla ne fol me t’yt atë.

-Pse talle a Hallë, pash Zotin! Una kërkoj imnadë pri teje! Përherë me t’ tallme ti a Hallë!

-Njelsha qyqe jo mre tarallak! Una e kom me gjith men. Hala s’më paske njoft tina mu-a? Una jom përpjek përherë për ju t’ ritë. Sa herë t’kom nimu ’ne una ty me llafe t’ vjetra kur shkrujshe Tironçe m’ gazetët. Tina, shyqyr Zotit, u cirivilizove, u bone palektual. ’Ne nusen pra ke hak t’a zgjedhish vetë, ashtu si e boni ’ne Ceni (m’ pastë ymër). Una u shensh ’ne për at shoqin t’at, Taptikun qi këno për hyqym ne do t’u martojte m’i llahingë shiptare.

Aferim i qoftë. Veç hapni syt a Li, t’ shkilloj halla, dasmën lenia mos harbit. Sa për tezen qi kërko me t’ martu qorthi, thuj se s’jë mo ai Liu me brekusha. Veç ju t’ ritë mun t’na qitni m’ dritë. Krushqitë qi boni ju, për shpirt Pigamerit mu m’ duken t’ arsyeshme se funi funit hyjmë e dalim me shoqi shoqin ne e dumë më fort njoni qetrin.

-Rrofsh a Hallë e dashme, rrofsh sa Huta bardhë! Vallahi ti je xhevahir a Hallë! Tina je si gratë vërsitare, si zojat e cirivilizume! (E kapa m’ qafët, Halla ime osht e para turkeshë q’i thy zinxhirët e njoroncës). Kom me t’qit m’gazetë a Hallë! Emni jot ka me u k’nu pri gjith dinjosë! Kam me shkru i rrtikëll për ty, jo si macahere qi u tallshim. Kom me t’lavdru!

-Amon a Li t’keqen Halla, veç shkruje Tironçe. Lutju drektorit gazetës t’ api izëm t’a shkrujsh Tironçe. Veni ’ne resmen t’ate. Nuk di sepse m’ kitohen ato vaktet e hershme kur ishte dinjoja bollik.

-I dhosh fjalën Hallës se do t’i a bojshe qefin. Me kët sebep ja plotsova dëshirën ’ne atyne qi dojshin pa dërmon i rrtikëll Tironçe. Bo vaki nuk kon për t’ qesh fort, por nuk osht faji im se allahbir osht i çikë si zafmet me i bo me qesh qerët kur kënojnë zorrët si gjel pulastreni.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.