Musa Qazimi
Musa Qazimi

U lind më 1864 në Tironë. Pas mektebit, ka studiuar pak në shkollën rushdije në Tironë.
Pastaj ka vazhduar medresenë dhe u diplomua në vitet 1892 – 1893. Pas diplomimit u bë mësues (myderris).

Më 1894 u bë anëtar e gquit të Tironës deri në vitet 1897-1898. Në janar 1904 u zgjodh
kryetar i Bashkisë së Tironës deri në gusht 1908, kohë kur u bë myftiu i Tironës. (Të dhëna nga studiuesja Nathalie Clayer).

Ishte nënprefekt i Tironës në një kohë turbullirash. Kur Esat Toptani erdhi nga Shkodra në
Tironë, më 1913, shkarkoi Refik Toptanin dhe në vend të tij emëroi si nënprefekt Musa Qazimin. Por kur Esat Toptani u emërua kreu i dërgatës që i ofroi kurorën Wiedit, dhe më pas u bë ministri më i rëndësishëm i kabinetit të tij, Musa Qazimi bëhet armik i Esat Toptanit.

Në kryengritjen e nisur më 17 maj 1914, u bë anëtar i shtabit ushtarak. Ai u priu rebelëve kur ata hynë në Tironë, dhe ngriti flamurin osman. Qazimi kërkoi largimin e Wied-it nga froni shqiptar. Më 5 shtator 1914, ai hipi në Pallatin Mbretëror në Durrës dhe ngriti edhe aty flamurin osman.

Musa Qazimi (Beqari), në rolin e komandantit të forcave disiplinore, kreu mjaft ekzekutime në emër të spastrimit të “bektashinjve përçarës”. Në maj 1915, kryengritësit, -përfaqësues të këshillave, e caktuan kryetar të Këshillit të Përgjithshëm. Pasi Esat Toptani vendosi rregullin duke arrestuar të gjithë rebelët, krerët e tyre u gjykuan dhe u ekzekutuan.

Më 7 korrik 1915, Musa Qazimi, i akuzuar për vrasje dhe veprime të dënueshme, u var në litar së bashku me Hajdar Hoxhën. Ekzekutimet e tjera, përfshirë edhe Haxhi Qamilin, vijuan më pas.

Burimi:  “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj, 1912 – 2017” nga Gazmend A. BAKIU dhe Kastriot DERVISHI

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.