Xhemil Tagani lindi në Tiranë, më 6 shkurt 1945. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.
Pas vitit 1992 u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.
Xhemil Tagani jeton në Tiranë.

Në Teatër:
Agroni – Shokët,
Alqi – Studentja e vitit të fundit,
Tushka – Një nuse për Stasin,
Uçi – I pazvëndësueshmi,

Selimi – Bashkë me Agimin,
Ina – Arturo Ui,
Peç Mbloçi – Lumi i vdekur,
Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945,

Samiu – Kështu të dua,
Perikliu – Pallati 176,
Thomai – Nën dritat e skenës,
Kryqi i bardhë, etj.

Në film:
Përrallë nga e kaluara (1987),
Zëvendësi i grave (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)

Taulanti kërkon një motër (1984)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Tokë e përgjakur (1976)
Gadhnjim mbi vdekjen (1967)
Kush është vrasësi…

Burimi: Gazeta Vatra

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.