Mirjan Hakani (lindur në Tironë, më 18.04.1961), është një ikonë e peshëngritjes dhe e sportit shqipëtar, si dhe ish drejtues dhe administrator i sportit në Shqipëri. Ai është djali i regjizorit te njohur shqipëtar, Hysen Hakani.
Ka qenë kampion dhe rekordmen në sportin e peshëngritjes per 17 vjet me rradhë, në të cilën ka thyer plot 164 rekorde kombëtare. Për 10 vjet me rradhë ka fituar ne anketën e 10 sportistëve më të mirë të Klubit Sportiv “Tirona”. Ka fituar ne anketën e 10 sportistëve më të mirë në Shqipëri gjatë viteve 1982/1983/1984.
Ka 8 medalje te arta në aktivitete ndërkombëtare, si dhe është fitues I dy medaljeve të arta në dy Spartakiada Kombëtare. Ka punuar për 2 vite si pedagog ne Institutin e Lartë te Arteve si dhe ka punuar si mësues I edukimit fizik ne shkollën “Mihal Grameno”, ku dhe ka realizuar palestrën e parë profesionale te forcës.
Në vitin 1991 emërohet si mësues I edukimit fizik ne shkollën “Ismail Qemali”, ku arriiti te realizojë kompleksin e parë modern sportiv në historinë e Shqipërisë. (me sallë force, saunë, sallë aerobie, sallë ping-pongu, sallë e lojrave me dorë, kabineti I fizioterapisë, si dhe në ambjentet jashtë fushë volejbolli, basketbolli, handbolli, minifutbolli, tenisi si dhe ndricimin me drita të fushave)
Në vitin 1993 u emërua Drejtor I Madh I Sportit, në Bashkinë e Tiranës, ku menjëherë ka realizuar palestrën e parë profesionale të peshëngritjes.
Ka realizuar rikonstruksionin e plotë të sallës së lojrave me dorë “Farie Hoti”, rikonstruksionin e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ka realizuar këndin e hedhjeve në stadiumin “Qemal Stafa”.
Ka organizuar të gjitha spektaklet artistiko-sportive që nga spektakli I pare “Gazetarë-Artiste”; “Politikanë-Artistë”; “Pozitë-Opozitë”, “Për ty Kosovë”, “Faleminderit NATO”, etj. Është ideator dhe organizator I 15 spektakleve sportivë si “Nata e Yjeve”, Sportistë, Yje, Njerëz”, “Lamtumirë Miqtë e Mi”, “Yjet e Basketbollit”, “Yjet e Futbollit”, “Kosovë, Vëllezërit Bashkë”, etj. Këto spektakle janë bërë për të kujtuar e respektuar figurat e larta tv sportit te kombit tonë.

Ne vitin 1998 është emëruar si Drejtori I parë i Agjensisë së Shërbimit të Sportit, ku dhe ka realizuar 2 palestra peshëngritjeje, 1 palestër boksi, 1 palestër mundjeje, sallën e shahut, sallën e forcës per atletikën, të gjitha në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, salla të cilat të gjitha janë përdorur nga ekipet kombëtare përkatëse të Shqipërisë.
Në vitin 2008 është emëruar si Shef I Klubit Shumësportesh Partizani, ku dhe ka vazhduar detyrën dhe kontributin e tij ne sport, deri në fund te jetës se tij.
Mund te thuhet se në fillimin e viteve 2000, sporti shqipëtar ka kaluar “Periudhën Hakani”, me një hov të paparë më parë kontributi në salla sportive, ambjente sporti, spektakle artistiko-sportive, etj.
Ai është ndarë nga jeta më 5 Dhjetor 2015, në moshën 54-vjecare , pas një beteje të gjatë me sëmundjen në zemër.
- I dekoruar me titujt
- “Mjeshtër Sporti” ne vitin 1983.
- “Mjeshtër i Merituar I Sportit”, ne vitin 1990.
- “Mësues i Merituar”, ne vitin 1995.
- “Nderi i Sportit Shqipëtar”, në vitin 1999.
- “Mjeshtër i Madh”, në vitin 2006.