Melpomeni DILO
Melpomeni DILO

Melpomeni Dilo rrjedh nga nje familje intelektuale patriotike. Ishte vajza e avokatit te njohur Dr. Av. Vasil Dilo i cili kishte mbaruar studimet e larta per Jurisprudence ne Athine. Dhe ishte avukat teper i njohur si ne Gjirokaster po edhe ne te gjithe vendin. Ai ishte dhe nje publicist teper patriot. Melpomeni ka lindur ne vitin 1912 ne Laboven e Zhapes te Gjirokastes, e rritur e jetuar ne Tirane.

Mbasi mbaroi shkollen e mesme franceze ku ishte drejtoreshe matmazel Gabriela Laverngie. Ne vitin 1929 kur Melpomeni studionte ne kete shkolle ra nje epidemi e rende gripi qe preku nje pjese te madhe te popullsise dhe sidomos ushtrine. Per kete ne kujtimet e saja midis te tjerash Melpomeni shkruan:

Ne ate kohe une ende ne moshe te re, dola vullnetare si infermjere per te sherbyer prane ushtareve te semure te cileve u mungonin jo vetem mjekimet por edhe kushtet e benin akoma me te rende semundjen. Teksa mesova qe nje batalion ushtaresh ne shijak u kishte rene gripi shkova vullnetarisht atje…. Dhe atje punon me se dy muaj.

Ne fund te atij misioni humanitar, fale kursimeve te tyre ushtaret i bene nje dhurate nje medalion argjendi me perkrenaren e Skenderbeut dhe ne anen tjeter te saj shkruhej Zonjushes Melpomeni kujtim prej ushtareve te Bat. Erzen 1/3/1929.

Ajo e mbante gjithmone ne qafe ate medalje. Dhe per merite pune u falenderua nga kryeministri i asaj kohe Koco Kota, iu dha flete falenderimi. Mbaroi shkollen e Infermierise me rezultate te larta, Melpomenit i doli nje e drejte studimi per ne Paris per tu specializuar per rritjen e foshnjave.

Atje u ndihmua nga dajua e saj Panajot Neti. Ne vitin 1932 pas mbarimit te specializimit filloi pune si ndihmes mjeke ne shkollen amerikane te Dakos. Ajo gjindej kudo ku ishte nevoja shpirti i saj i brishte e bente te ndihmonte cilindo. Gjate asaj kohe vdisnin shume gra shtatezane se lindnin pa kushte ne shtepi, pasi shumica e grave te vobegta nuk kishin mundesi te pagonin mamite.

Ky fakt thote halla ime Melpomeni na frymezoi mua me dy shoqet e mia Nadide Kacaruho dhe Bedia Asllani per krijimin e nje shoqerie per mbrojtjen e femijes. Qellimi yne ishte krijimi i nje materniteti me te gjitha komoditetet per lindjen dhe mjekim. Per kete qellim ne u mbeshtetem tek populli dhe fushata qe hapem ne Tirane gjeti nje mbeshtetje te madhe.

U lidhem me kryqin e kuq nderkombetar (dega e mbrojtjes se femijes) e cila na dergoi sasi qumeshti te kondesuar te cilen e shperndame ne familjet e varfera dhe modelin e krevateve per femijet. Mjafte e veshtire per tu zgjidhur ishte problemi i godines qe do te sherbente per qellimin tone. Per kete gje morem takim me drejtorin e spitalit Dr. Sabri Tafikut i cili e mirepriti mendimin tone dhe na afroi paisjet e salles se lindjes dhe ish morgun me dy dhoma.

Kete godine e merimetuam dhe e kthyem ne nje salle lindjeje me dy dhoma e nje guzhine duke e mobiluar me tete krevate per femije dhe nje per binjake sipas modelit qe na dergoi dega kombetare per mbrojtjen e femijes. Ne vitn 1937 krijuam maternitetin e pare ne Shqiperi, qe u prit me entuziazem nga qarqet perparimtare dhe gjithe populli.

Por kjo gje nuk mbaroi me kaq sepse neve na u desh qe te benim nje pune prapagande te madhe duke shkuar lagje me lagje ku kishte gra shtatezane qe te vinin te lindnin ne Maternitetin tone “deshmone Melpomeni ne shenimet e saja te cilat i ruante Halla tjeter Ksanthipi Dilo si nje kujtim i shtrenjte nga pasiononi i motres se saj. Halla ime Melpomeni ka dhene shume per popullin dhe per atdheun, kur flas keshtu nisem cfare kane thene dhe thone te tjeret per te….

he mund te them se ajo ishte nje Nene Tereze e dyte… Por ne Shqiperi nuk ja njohen punen e saj humanitare kurre … Te njejten fat do te kishte edhe Nene Tereza po te ishte ne Shqiperine Komuniste…. Me 7 Prill Lufton ne Durres. Me shte Prillin e 1939 kur Italia fashiste kreu agresionin ndaj Shqiperise, ne Sheshin Skenderbej ne Tirane u grumbulluan me qindra vullnetare te cilet kerkonin te shkonin per te luftuar kunder pushtonjesve italian.

Sheshi u mbush plot me vullnetare te cilet prisnin makinat per te shkuar ne Durres doli dhe Melpomeni. Ajo pasi mori lejen e babait te saj Vasilit, veshi iniformen e infermires dhe kur doli ne shesh e hipi ne nje nga makinat qe ishin mbushur plot, njerzit e shumte qe ishin aty e shoqeruan me brohoritje dhe entuzizem, pasi ishte e vetmja vajze nder gjithe ata vullnetare.

Nisur nga kjo gje ata shkonin per ta perqafuar e puthnin duart e uniformen aty tek spondat e makines. Nga kjo skene vellezerit dhe motrat e Melpomenit qe kishin dale per ta percjelle ate , ju mbushen syte me lote. Melpomeni jo vetem qe u kujdes si infermiere per te plagosurit, por ajo kapi dhe armen e u rreshtua se bashku me vullnetaret e tjere ne pozicionet qe ishin caktuar me pare nga komandanti i pergjithshem i Mbrojtje Kombetar

Pruni për faqen Tirona: Greta Dilo

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.