Mehmet SPAHIU – Grada Shkencore DOKTOR
Mehmet SPAHIU – Grada Shkencore DOKTOR

Lindi në Tironë më 9.1.1952. Përfundoi studimet e larta në ILKF Vojo Kushi”, më 1974, si ”mësues i edukimit fizik” degën e mjeshtërisë sportive të futbollit. Deri në vitin 1980, ka punuar mësues në arsimin e mesëm në Tironë. Më pas, ai është mësues dhe trajner në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” (1980-1992) dhe pedagog në AEKF (prej vitit 1992).

Me detyrën e pedagogut, dhe duke qenë disa kohë edhe përgjegjës i seksionit të futbollit në këtë institucion, ai u angazhua në kualifikimin e tij pasuniversitar. Prej vitit 1987 e deri më 1992 ka kryer disa kurse të ndryshme kualifikimi, përfshirë edhe ato të organizuara nga FIFA, dhe ka shlyer të gjitha detyrimet përkatëse. Në vitin 1994 mbrojti disertacionin me temë “Zgjedhja dhe seleksionimi në futboll”.

Si specialist i futbollit, ka marrë pjesë në hartimin e disa programeve për procesin mësimor të institucionit dhe për kualifikimin e trajnerëve. Ai është gjithashtu edhe autor studimesh dhe projektesh shkencore. Falë nivelit të tij, ka udhëhequr një doktoraturë për Universitetin e Tetovës dhe ka bërë disa oponenca dhe recensa.

Mehmeti është mjaft prodhues në fushën e botimeve. Me bashkautor ka shkruar tekstin mësimor “Futbolli”, AEKF “Vojo Kushi”, 267 fq, 2002; tekstet: “Taktika në futbollin bashkohor”, 173 fq, 1999 e “Futbolli bashkohor”, 234 fq, 2000, për Universitetin e Tetovës dhe mjaft libra profesionalë si “Teoria dhe metodika e përgatitjes së futbollistëve”, 168 fq, 1995; “Si të stërvittim vetveten” 217 fq, 2001 etj. Më e fundit është monografia ”Zgjedhja, seleksionimi dhe përgatitja e talentit në futboll”, 72 fq, 2003. Po në këtë drejtim, ai dallohet edhe për hartimin e mjaft artikujve shkencorë dhe përgatitjen e disa kumtesave, brenda dhe jashtë vendit.

Si specialist i futbollit, është angazhuar me detyrën e trajnerit të ekipeve të të rinjve dhe “Shkëndia” (1980-1982), KS “Studenti” (1993-1996), “Kastrioti” (2001-2002) etj. Ai është themelues dhe president i Shoqatës së futbollit për femra “Akademik” të Tironës, e para e këtij lloji në Shqipëri.

Ka mbajtur edhe detyra të tjera: anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FShF (1997-2001), kryetar i Komisionit teknik dhe i kualifikimit shkencor në FShF (1999-2002) e deri vëzhgues teknik. Është bashkëpunëtor në Radio Tirona dhe në gazetat ”Sport Ekspres” dhe “Sporti Shqiptar”.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.