Foto, Giuseppe Massani, 1940
Foto, Giuseppe Massani, 1940

Bukuria topografike Tiranes e ban kryeqytetin shqipetar nji na vendet ma romantik, ma piktoresk te gjithe botes.

Vargu i maleve te Dajtit e te Krabes perbajn nji kend, nji varg kodra te bukura, te buta edhe gjithmon te gjelbera dimer- vere, ne forme amfiteatrale nuk mbulojne as pamjen e Krabes as te Dajtit.

Ne dimen vargjet e maleve kuronohen me nji kunore te bardhe dhe madheshtore, gjelberi e kodrave teatrale formon nji kundershtim kaq te bukur sa na shpirteron piktoret edhe vjeshtoret si nji muse e koherave te vjetra.

Tirana me fushen e bukur, me kodrat amfiteatrale me dy vargje malesh madheshtore qe puqen ne lindjen e Tiranes perban nji skene madheshtore edhe vjeshtore te naturte te cilen pend e shkrimtarit s’gjen fjale per me e pershkru.

Tirana do te bahet nji nga vendet ma te lakmushme te turisteve te gjithe botes.

Tirana ka klime te bukur ku piqet ullini, portogalia, lemoni mandarini e qitroja. Lerimi i luleve, e trendafilit si tregti edhe indystri ka me transformu Tiranen ne nji kopesht lulesh si ajo e Napolit apo Nises.

Tirana ka gjithe mjetet e naturta te begatise te zhvillimit bujqesor, industriale tregtar, kodrat e bukura pa gur, me nji naltesi te vogel, transformohen ne vneshta rushi, fiku e gropat e tyne q’i kane kthye krahet muranit pa kopeshta portokalesh.

Ujnat qe e rrethojne per s’afermi si Lana e lumi, limuthi terkuzi pak per se largu Erzeni formojne nji fuqi elektriku, landa pjellore per me njom tokat. Pyjet i ka afer, gjith grop e Tiranes osht karbonifer, thengjill mbajtes.

Nji pjes e malit te Dajtit ne veri -lindje te qytetit, ka nji livadh te madh ne forme trapezi, me ujna te bulbeta sa me ushqye nji qytet te madh, me dru prej ahu, me pamjen e detit e te gjitha fushavet, me eren e kulluar e me klimen e forte, po te lidhet me qytetin me nji kremajer (teleferik) prej 8-10 kilometrash do te bahet qyteti i veres i Tiranes.

Shkeputur nga libri “Tirana Kryeqytet” i Mehdi Frasherit

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.