E mbaj mend qe nga viti 1961, me shtepi te ulta prej cerpici, me porta druri, oborre plot trendafila e fare pak shtepia 2 kateshe ku spikaste vila e Bim Deliut (nuk e posedonte ai por familje te tjera te vendosura nga shteti).

Rruga e kalldremte “Vllazen Huta” qe i binte lagjes mespermes e shkonte poshte tek lana nepermjet nje rrepire anash se ciles spikasnin bacet plot peme frutore te rrethuara me gardhe teli te Taganeve dhe Memve. Unaza e sotme nuk ishte bere dhe lana gjarperonte ne shtratin e saj natyral. Anash saj ferra e lulegjembi me shumice. Ne kohe me diell grate lanin qylymat ndersa ne te vegjlit mundoheshim te kapnin peshq picolino me kavanos me therime buke ne pellgjet tre kater metra katrore te lanes, me uje qelibar.

Ne kryqezim te lagjes ishte nje cezem rruge me skelet metalik ku laheshin e pinin uje dhjetra kalimtare e veres mbushnin kanat e qelqit e gjithe lagjia sepse aty uji ishte me i fresket se ne shtepia se ajo rrinte gjithe diten hapur. Nga i ftohti vishej e gjithe ena e qelqit nga jashte. Me beri pershtypje nje dite se ishin mbledhur plot femije e ca te rritur. Nje njeri qe mbante ne dore nje llastik me krrabe gati 10-12 metra larg po matej te gjuante tek cezma. “Gjuj o qorri gazhines” bertisnin te rriturit.

Ai, me sy te shtrembera, mbylli njerin sy dhe u mat mire. “He se na cmende!” bertisnin te rriturit. Po e ndiqja me kureshtje. Terhoqi llastikun, e leshoi dhe guri u shkeput, u drejtua drejt rubinetit dhe nga pozicioni mbyllur e kaloi ne pozicion te hapur. Uji filloi te rrjedhe. Te gjithe e duatrokiten. Ai kalonte perdite, vertet nuk e perseriti veprimin po ne femijet e pershendesnim me admirim.

Mengjeseve, rreth gjashtes, te zgjonte zeri i shitesit te simiteve “Hajde pite, pite te ngrohta”. Ishin te nxehta e te buta, plot arome qiqri dhe te gjithe blinin nga 2 deri ne 5 cope njeheresh. Ai i mbante ne nje tave alumini te mbuluar me nape te bardhe. Une nga ora 6.30 perdite, kinse beja sikur percillja tim ate per pune por syte i mbaja nga pitet. Dhe ai e kuptonte fare mire kete kerkese te pashrehur.

Blinte 2 cope. Dhe mami i ndante pergjysem m’i lyente here me gjalp te tretur, here i fuste me copa ne vezen e rrahur, here here i haja me djathe e fiq te fresket apo rrush vajguri nga te oborrit. Rralle, shume rralle m’i lyente me mjalte. Ajo dite ishte feste. Por une haja vetem 1/3 e simiteve pasi kisha dhe dy vellezer qe zgjoheshin me vonese.

Mu ne mes te mehalles kishte dyqanin kosaxhi Isai. Ishte nga Dibra. Ai rreshtonte tavat prej qeramike te mbushura me kos si djathe. Te gjithe blinin aty me sahana e tasa bluri apo kaucuku te ardhura nga Kina. Kosi i tij ishte kajmak. Ishte supermjeshter ne zenjen e tij. Ajka siper kosit te lbyrte syte.

Une pastaj luaja gjithe diten me moshataret e mi. Ishim shume. Familjet kishin 3 femije e siper. Oborret plot peme frutore e bacet e stermedha na terhiqnim pa mase. Te zotet e tyre e kishin zemren bujare dhe na lejonim te eksploronim ne to. Na terhiqte sidomos nje superman me kokrra te medha bardhe-vjollce ne familjen e Recve. Veres hipnim mbi man dhe zgjidhnim kokkrat me te mira.

Ne dite festash apo ne ditet qe vilnin frutat, grate e lagjes i shperndanin tek komshinjte kumbullat e kuqe, portokallet, mandarinat, hurmat apo grate bektashije ndanin sahana me hashure te bere ne shtepi me 12 fruta e te zier per 8 ore rresht. Absolutisht nuk i fusnin niseshte. Si krutane qe ishte nena ime bente hashuren me te mire ne lagje. (Vite me pas nje njeri i joni qe jetonte ne Amerike kur e provoj tha: vitin tjeter ne kohen e hashures me therrisni se do vij posacerisht per hashuren e Bikut, keshtu quhej nena ime).

Nje ngjarje e pazakonte s’me shqitet nga mendja. Ne rrugen e kalldremte (aty ku sot ndodhet rajoni nr.1 i policise) nje burre po fliste kundra shtetit. Fliste e fliste papushim, me shenja, me gjeste e ze te larte. Nga te dy anet e rruges lindje e perendim njerezit ishin mbledhur mizeri. Ai here kthehej nga njera ane e njerezve e here nga tjetra. Ku e gjente gjithe ate frymezim? Njerezit sidomos te rriturit e degjonin gjithe frike. Po ben propogande kunder partise, thonin ne ze, po eshte i pire budallai e s’di cflet.

Jo thoshte i tjeter, pija nxjerr cfare mban bardhaku, ai ka mllef kundra shtetit se ka qene pronar dhe tani eshte pa gje. Kjo zgjati rreth 20 minuta kur u duken 3 police qe me vrap cane turmen e njerezve (ose me sakte kaluan ne shtegun qe ju hap) dhe me shpejtesi shkuan drejt tij, i mbyllen gojen se pari, pastaj ja vune duart prapa, i vendosen prangat dhe zeri i tij si bilbil nuk u ndje me. Ai ishte burre i lagjes te cilit s’ja kishim degjuar zerin. Doli nga burgu kur une isha bere burre…….

Te gjithe kane nostalgjite e tyre e sejcili te tijën e mban me te miren.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.