Tirone e bukur tirone e modhe
Tirona ime sa shume mu lodhe
Tirone e bukur tiron gjith nur
Tirone ishte vetem dikur….

I prite te gjithe si zonje e madhe
Pa bo zhurme e pa bo llafe
I prite si dojshe ti
I prite me zemer e gjith miresi

Po kush ta dijti mok hallemadhe
Rreth teje hudhen valle
Te prishen e te shkatrrun
Te dogjen e te pervelun

Te hoqen gjith bukurine
Ca horra qe bone kerdine
Me ty bon pare shume
Hijeshillikun me beton ta zune..

Po Tirona njelet Tirone
Ku na lindi e mira none
E sa t kena fryme m ket jet
Me ty tirone jena ..Perjete…

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.