Sot ai do të mbushte 60 vjeç…Data erdhi, por nuk e di dhe nuk mund ta pranoj këtë heshtje. Ai doli në fushë shumë i ri, një djalë i gjatë dhe hollak. Në shkollën Alqi Kondi profesori i fizkulturës Bert Oroshi e kishte pikasur. I ati Ilo Minga ishte ushtarak dhe një mendje të thoshte se Arbeni do shkonte te Partizani, por nuk ndodhi kështu, ai shkoi te Tirana. Tek të rinjt e pikasën për lojën me karakter, për guximin dhe pasionin, ishte një shpirt luftëtari.

Petrit Dibra & Arben Minga

Mjeshtri i Madh Fatmir Frashëri e mori që 17 vjeç në ekipin e parë…Atje gjeti një sprintier krahu si Petrit Dibrën që si edhe thuhej nxirte xixa kur vraponte, një mëngjërash si Agustin Kola një trim që nuk dorëzohej, një rifinitor si Sulejman Mema…Dhe atje Arben Minga u rrit, u burrërua dhe u shëndrua në një mjeshtër i ajrit dhe i tokës, u formua një gjigand shtatlartë guximtar dhe i paepur. Pas pak vitesh ai u bë “tmerri” i ekipeve, shënonte në çdo lloj pozicioni.

Një lojtar që luante fort por gjithnjë fair play. E donin dhe respektonin ngado dhe kudo që luante. Arben Minga ishte një njeri super i edukuar, një djal flori, një shpirt i dlir dhe një zemër e bardhë humane. Me ekipin kombëtar shkëlqen. Nuk e harrojmë golin me Belgjikën, sprintin nga po thuaj gjysma e fushës dhe goditjen në hyrje të zonës. Po ashtu me Tiranën në ndeshjet ndërkombëtare. Pas viteve 90-të shkon në Rumani me Dinamon e Bukureshtit dhe në Brashovë…dhe atje një hero në fushë një shpirt fëmijnor në jetë….Deri sa e la sportin…Po mëtej? Një mospërfillje nga institucionet dhe Beni me Norën një sportiste modele dhe kjo në basketbollin e Tiranës dhe atë kombëtar ikin përtej oqeanit si emigrantë në Canada…Një jetë me sfida dhe me gëzime.

Ju lindi djali i dytë…Arben Minga lufton të mbajë familjen dhe nuk jepet. Befasisht i shfaqet një sëmundje e egër dhe e pashërueshme…Por ai nuk ligështohet. Si në një lloj flimi a la Kubrik vjenë në Shqipëri takon të gjithë miqt bashkë me djemtë që tu tregoi atyre se sa miq kishte….Në një ditë dimri u shuajt…Aso kohe shkruajta një ese titulluar “Edhe legjendat në dheun e huaj…”…Sot duhet të ishim të gjithë të mbledhur në një sallë ku duhej të flisnim për të, të gjithë miq, shokë, bashkëkohës, media audiovizive, shtypi, njerëz të mikrofonit…ashtu si bëmë para pak ditësh për Panajot Panon…Po pse kështu kaq mospërfillës ne …Ndjehem gjithnjë i turpëruar kur lexoj se shumë autorë na quajnë në shqiptarëve njerëz me kujtesë të shkurtër…Dua ta hedh poshtë por si …?!

I dashur Beni ti je në zemrat tona, ti je modeli i njeriut të mirë, je miku ynë me besë, shoku për kokë. Sportistit të madh që së paku një dokumentar do duhej të të kishin bërë….unë skenarin gati e kam, por më vjen turp o Ben Minga të të them…Sporti nuk është më si dikur….Jam sot me kujtimin tënd jam me Norën dhe me djemtë, jam me motrat Nikoleten dhe me Tatjanën…!

Na mungon shumë Beni aq sa jam i trembur se mirësia në këtë botë po pakësohet frikshëm…

Pkabo 16 mars 2019
Pruni për faqen Tirona: Ardi Meci