Tiranë 1916, foto ilustruese
Tiranë 1916, foto ilustruese

Më 14 Mars 1914, u hap spitali i parë në Tironë. Në fillim ai kishte një kapacitet prej 20 shtretërish dhe ndodhej ngjitur me kullën e sahatit, kirurgjia austriake drejtohej nga doktoreshë Bruk (Bruck), e cila kishte ndihmën e disa infermiereve po austriake.

Ajo mori si asistent edhe Dr, Osman Jonuzin. Pas Kongresit të Lushnjës, spitali u mor në dorëzim nga Shteti Shqiptar dhe u transferua në një godinë pak më të madhe, duke e rritur kapacitetin e shtretërve në 50. Drejtor dhe kirurg u caktua Dr. Osman Jonuzi