Luan Zhegu
Luan Zhegu

Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.

Një titull sa i merituar aq sa dhe pak i çuditshëm për sistemin e vlerësimit të artistëve të suksesshëm. Si të gjithë intelektualët shqiptarë dhe sot Luan Zhegu vuan zhgënjimet e një shoqërie që rri larg artistit të vërtetë. Ai  sot është i papunë me gjithë vlerat e tij, me gjithë titujt dhe kontributet e mëdha që ka dhënë ndër vite për muzikën shqiptare. Ndonëse  nuk ndjehet kurrë larg nga ai lëmsh i madh shpirtëror që i shpërthen në një muzikë të plotë, të veçantë dhe tejet moderne.

Interesi i tij për politikën nuk e ka larguar kurrë nga pasioni i tij i madh: muzika. Për të cilën ndjehet tërësisht xheloz. Me angazhimin e tij në politikë, përkatësisht me të majtën disa vite më parë, kantautori e dinte që ndërmerrte  një risk. Ai kishte bërë një emër të mirë në muzikë, por që nuk i kushtoi shumë, sepse asnjë fans i tij nuk u largua nga ky angazhim. Emri i tij mbeti i paprekur, bile mori vlera akoma më njerëzore.  Edhe në pozicionet si kryetar minibashkie ai tregoi gjithnjë të njëjtin karakter: i qetë, i ndjeshëm, social, familjar dhe i ekuilibruar.

Qëndronte pranë halleve të tjerëve me zemërgjerësi dhe thjeshtësi duke i ndihmuar sa mundej. Ndonëse kandidimi i tij për deputet nuk pati happy end, përsëri ai nuk e ndjen veten larg  politikës, edhe pse fushata elektorale i solli largimin e gruas së tij nga puna. Indiferencën e politikës ndaj tij e justifikon me problemet e shumta dhe të papritura që sjellin situatat shqiptare njëra pas tjetrës.

Ai vazhdon të krijojë dhe të merret me muzikën e tij duke u përgatitur për kompeticionet më serioze të muzikës nga të cilat nuk mungon kurrë. Jeta, sipas tij, është e mbushur gjithnjë me të papritura. Çdo eksperiencë duhet të ruhet si Asi Spathi nën mëngë.

Diskografia
Kompozitori dhe fëmijët
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo

Bashkë me fëmijët
teksti Agim Doci, kompozuar nga Osman Mula

Ado të vish Alo, Alo…!
teksti Agim Doçi, kompozuar ngaOsman Mula Festivali i 26-të i Këngës në RTSH 1987

Kur jemi bashk të dy
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo

Të dua ty……dueto Liljana Kondakçi,
teksti , kompozuar nga

E doni dashurinë……dueto Ledina Çela,
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Festivali i 34-të i Këngës në RTSH 1995

Zemrat det i gjerë
teksti , kompozuar nga

Vij drejt teje
teksti , kompozuar nga

E parandjej
teksti , kompozuar nga

Bashkë me vitet
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Koncerti i pranverës 1987

Djepi i trimërisë……dueto Tonin Tërshana,
teksti , kompozuar nga

Kudo je ti!
teksti , kompozuar nga

Shokët
teksti , kompozuar nga Shaqir Kodra, Festivali i 11-të i Këngës në RTSH 1974

Kur vjen pranvera
teksti , kompozuar nga

Ditët që na presin
teksti Bardhyl Londo, kompozuar nga Tish Daija Festivali i 22-të i Këngës në RTSH 1983

Këngët e rinisë
teksti , kompozuar nga Festivali i ..-të në RTSH

Kënga kushtuar ekipit bardheblu:

Mblodhi dhe përshtati: Tirona

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.