CENI TATË, Liu Cakut m`pallagojat – Mustafa GREBLLESHI
CENI TATË, Liu Cakut m`pallagojat – Mustafa GREBLLESHI

Ka hone s’paç zbrit m’shehër. Ndriçunë zamonet! Ndriçunë vaktet! Hiku ai zamon qi shkrujte ’ne Liu Cakut m’ gazetët. Nështina kon dal ca çuna t’ ri qi allahbir t’ thajnë m’ kalemt! Ku dijmë na katunarët mre zotni, fillasafi, kërrtikë e palemikë! Na imi bo për muzeum (palldom, se sun t’a gatis mirë).

Hej gjidi dinjo! Përsi sun nejta pa e vu ni herë gamorin përpara! M’ patën qit veshët palektualët tu kërku për Liun qi humi si krypa m’ ujt! Njoni m’ lshojte rafmet, qetri kitojte se kom morë dhenë mësyshë, e i qetër folte nër hunë se gjuja – m’u paskon thartu trutë. .. Taksiratë! Bona ç’bona i ditë xhëmoje u dërtova për shehër. Dern’ e Cenit e kom si axhakn’ e plakut t’ em; s’ka gale se ai kapil a palektëzu.
M’ vakt ylës ja mrrina m’ shpit Cenit:

Bujrëm! – bërtiti Ceni pri zgavrës akshihones aqë mrena. U nrë m’ komë ’ne m’ shtërnojë m’ qafët aqi fort sa qe t’u m’ kput arzën!

Desha t’i math komët mrapç vllaj jot se ishin mrena m’ kuçinët (ah medet qi si di mirë kto llafe palektuale) i dinjo gra! Ceni m’ nalojë me zorr për drekë se m’tha je i shpisë. Nejta ne u dërtova m’ sofrët. Hiç nuk po dishe që ky tevatyrr e kallaballik m’ shpitë Cenit. ’I herë – ne për pak qesh tu fëlliq – kitova se o martu për s’ dyti. Për shpirt Pigamerit s’po ja shifshe amvisën kun! Bo vaki – thash – o xë e ka hik se s’ka muft me prit shemrën (zatën ajo gruja hujë m’ vaktit hershëm dogj dorën m’ hallvët se m’ vent lugës futi dorën me e përzi, njikaqi fort u hutu).

Ceni e kaptojë pri herë se mu m’ njeli marak kjo gostë qi po bojte, përnej pri herë m’a priti:

Li-jo! Mës kito se jom martu, se unë njinë qi kom ’ne shkojn tridhejt pare pri meje, po jom bo tatë mre gadarë; m’ka dhonë Zoti gocë!

Ho mre Cen mre t’ hogërt goja. .. mjoltë! Njikshtu kallxo mre burri dheut, se për shpirt t’ gjallë e t’ vdek m’u bo nokël! Pastë ymër a Cen pra e rroftë sa huta bardhë!

M’ ato llafe ti më i plakë e vjetër (pri herë me Kalanë e Përtrelës) ne u rras m’ haremllikt (zaten haremet e Cenit jon i soj me t’ Jëlldizit m’ Stamoll).

Pri dekik erdh mi gjepe m’ dorë ’ne e nrejti cipër kaptinës. Una hapa sytë se kitova se ç’po bo! Plaka tu ja dërtu komët pri pazari bërtiti:

Lili!

E gzoftë! – u nigju i gjurëlldi. – Fap fap gishtat m’ sahont bugvales (rroftë me nonë e me babë a Zot) gërthitshin t’ gjitha gratë. ’Ne una bona po si ato.

Kur marumë punë pri bukës, u damë me Cenin mi qoshe, ’ne nezëm ka ’i cinare tu bo muhabet. Si larg e larg fillova t’a nas Cenin:

Pse mre Cen nuk ja njite Reme, n’ emnit Hallës? Apo i harrove gjith’ato amonete e shkilla qi t’ ipte halla? (Gjetrafmetilersën) Ç’të duhen mre ty emna avropjansh?

Ah mre Li, si s’u gdhene nej herë, ku o avropjançe mre emni Lili. Demedë t’ka zonë gjumi Es’habiqefit!

M’ radjet mre e kom nigju una mre, Lz’lz’ Mrelen do me thonë hem Lili hem Lemja. Pse m’thu ti mu se nuk o emën Avrope?

Ja mrini plaka ne i tho Cenit:

Rrofsh a bir se i ke gjet i emën t’ bukur (ububu thosh me vete, e paska cirivilizu ne plakën ky qafir

A t’ pëlqejë ty a Lija? – m’ dërtohet mu, – se ju rrtikllaxhit-palektuala-gazetaxhi na kini qit mo kcisoj bidatesh. Ne emnat na ’i nërru-të. (Plaka i kishte pas thonë Cenit me ’tallme sa emën t’ bukur i ke gjet).

Nejse.

Mirë mrë Cen – i thosh – po helë gjepen pse e nrejti n’ hava?

Qi t’i pritet squpi ne t’ dali shpejt pazarë!

Plaka Cenit m’ përcullë deri ke krytë e rrugës ’ne m’ shkillojë m’u martu sa mo shpejt, se njela lakoç ’ne zamonet kon nërru.

Lijo! – m’u dërtu kur po hikshe – meç qu mos mer ’ne ti Avropjone si Ceni t’em, se për kët Qillë s’ kina ku ti çojm gocat t’ona!

Vallahi a plakë – i thosh – ato nuse qi du una sëm morin mu: una e du nusen pa prë me gërshonë, pa qep me gjëlponë, po t’rri dik m’ komë! T’di me i ra qemones, t’ jetë mothiste (rash m’ hall me plakën se mi hapi syt si ka, se sëm merte vesht) ’ne t’ jetë vërrsitare. T’ ketë kënu mitep, si thonë fjalës.

Qyqa o Lijo, bajë ujë a qëros se po t’ martojm, as i herë s’ paske për t’a bo at punë, paske për t’a gjeg Ishen e shkretë pa pa “nuse m’ derët; e kush t’ mer ty mrë tarallak m’tho tu fut mrena m’ derët aborit gjith xhin.

Tu hik rrugës bona hyqëm me men qi t’ja çoj fjalën m’ vent plakës Cenit, ’ne t’ martomi mi katunare pri Vilze. M’u ka mush menja qyp, t’ dali ku t’ dali!

Shenim i autorit: (pallagojat ) Asht nji lloj goste që bahet me rastin e vumjes së emnit të fëmijës.