Liri Fortuzi
Liri Fortuzi

Liri Fortuzi ka lindur në Tironë më 5 mars 1943. Mbaroi fakultetin e mjekësisë të UShT dhe mori diplomën ”mjek i përgjithshëm” në vitin 1966.

Menjëherë pas studimeve emërohet në klinikën e urologjisë të Spitalit Nr. 2, sot QSUT ”Nënë Tereza”, ku punoi deri në vitin 2002.

Specializohet në fushën e anestezi-reanimacionit, duke kryer: aftësim profesional në anestezi-reanimacion për specifikat e sëmundjeve të djegies (1975); provimet e specialitetit (1982); specializim në Itali për probleme të reanimacionit metabolik (1986) dhe specializim në Klubin Mesdhetar të Djegieve në Palermo të Italisë (1994).

Në vitin 1989 ka mbrojtur disertacionin me temë “Reanimacioni hidroelektrolitik dhe nutritiv në djegie”. Në plan shkencor ajo është aktivizuar në udhëheqje, oponenca dhe reçenca të punimeve shkencore të mjekëve; ka marrë pjesë në kongrese të huaja (Greqi dhe Itali) dhe ka shkruar artikuj shkencorë në revistën e Klubit Mesdhetar të Djegieve.

Ajo ka dhënë kontribut edhe në procesin mësimor, jo vetëm si pedagoge e jashtme në katedrën e kardiokirurgjisë të fakultetit të mjëkësisë, por edhe si bashkautore e librit ”Anestezi-Renimacion” për mjekësinë e përgjithshme (stomatologjinë).

Është dekoruar më 1990 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me urdhrin ”Për shërbim të mirë të popullit”.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.