“Mbretëresha” e valles shqiptare Liljana CINGU
“Mbretëresha” e valles shqiptare Liljana CINGU

Është cilësuar si “Mbretëresha” e valles shqiptare, ndërsa disa ditë më parë dha dhe koncertin recital në Teatrin e Operas dhe Baletit.  Valltarja Lili Cingu i ka mbetur njëlloj skenës. Në një intervistë për ABC News, Lili Cingu flet për karrierën e saj artistike ndërsa kolegë të saj të cilët kanë qenë partnerë në skenë vlerësojnë talentin dhe pasionin e mjeshtres së madhe të valles.

“Skena me ka bërë të ndjehem më e re”. Në fakt me shumë së një pohim ngjan dhe si një fjali magjike kur kjo e gjen mishërimin tek ajo e cila është cilësuar në kohë si mbretëresha e valles shqiptare Lili Cingu. Vallja për artisten është jeta e saj por në fakt dhe skena e ka pasur hajmali fatsjellëse valltaren e mirënjohur, mbetur në kujtesën e publikut njëlloj si disa dekada me parë.

Sot pas kaq vitesh karriere artistike ruan një formë fizike të admirueshme dhe kërcen me të njëjtin pasion si në daljen e saj të parë në skene si profesioniste me 1967 me Ansamblin e Valleve dhe Këngëve Popullore.

Mjeshtre e madhe është një titull por në fakt publiku, kritika dhe kolege të saj e kanë epitetizuar figurën e saj pasi ajo ka mbetur e tillë. Recitali ne 60 vjetorin e ditëlindjes së artistët e dëshmon se Lili Cingu i ka mbetur skenës po ajo e dikurshmja, ajo në sinkroni, në skenë simbol i valles së shqipes, ajo simbol i valles shqiptare. Shfaqet aty ku edhe u rrit në skenë. Përpara sallës së mbushur plot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kur e pyet ç’ju mban ende në skenë , ajo thotë “Pasioni, e dua skenën………”

Kudo ku ka performuar vallen shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë në simbolikën e motiveve popullore kostumet popullore për të kanë mbajtur një pjesë të rëndësishme skenike pasi me këto kostume identifikohej historia shqiptare, me to kërcehej vallja, dhe shpalosej kultura shqiptare. E veshur nën këto motive por cila ka qenë, ajo valle që për Lili Cingun do të kishte dhe një domethënie, një lidhje gjenetike pak te ndryshme nga dashuritë për vallet e tjera?

Aktiviteti i saj artistik si soliste ka qenë mjaft i gjerë përgjatë shumë viteve karriere por në fakt Lili Cingu nuk njihet në skenë pa Besim Zekthin e më vonë me Rexhep Çelikun. Vete ajo e cilëson si një trekëndësh simbolik kërcimin me ta, afro 30 vite me Besim Zkethin dhe 25 vite të tjera me Rexhep Çelikun në skenë.

Recitali në skenën e Tetarit të Operas dhe Baletit qe një tjetër, shfaqje e Lili Cingut për publikun që duket se nuk e ka harruar figurën e saj. Por një tjetër moment nostalgjik në këtë recital ishte ajo buqete lulesh dhuruar nga Lili, partnerit të saj me të cilin kërceu për afro çerek shekulli, Besim Zekthin.

E në fakt Besim Zekthi jo vetëm pati kërcyer me Lilin por edhe i pati kushtuar krijimtari. Lili me talentin dhe performancën artistike, interpretimin e saj për mjeshtrin e valles popullore shqiptare ishte një lloj inspirimi.

Një tjetër partner në skenë me të cilin ajo kërceu vallë nga e gjithë Shqipëria ishte dhe Rexhep Çeliku, i cili për figurën e Lilit ruan shumë kujtime. Për kompozitorin, mjeshtrin e madh Agim Krajkën, Lili Cingu diti të mbështetej në alegancën e femrës shqiptare çka do të thotë që interpretimi i saj në skenë i shkonte për shtat sepse me gjithçka Lili përfaqësonte dinte ta transmetonte bukur.

Madhështia e njeriut varet nga zotërimi i një progresi të përhershëm.

Dhe profecia në skenë u krye. Por ekziston ende fuqia e pasionit………………..

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.