Murat dhe Asije Toptani

“Ime shoqe fort e dashme. Shpirti i im, të di qi je ma trimnesh’e grave dhe zoti ma din sesa dashni e sesa respekt ndjen zemna ime për ty. Po metohu pak. Thue që kini hek keq. E di, por jo edhe sa më shkruani, e zejm qi të jen të vërteta. Po moj zonja ime.

Fati ynë i të dyve, që kur u martum jetën nëpër mërgime e në të zezat e shkretëtirat e Anadollit, e kemi shku me kaq përpjekje. U shpall konstitucioni i Turqisë me atë hyrjet të bukur që na dhanë. Se ç’hoqëm në atë kohë zoti e zemna jonë e din. Lufta e Ballkanit! T’hyjmet e gjith ç’mursh armikut në Shqipnië. Të përpjekunit për Shqipni e për shqiptari. Më së fundi lufta e tmerrshme, lufta botore.

Po e lexoni vet se në ç’ditë gjendet gjithë faqja e dheut. Ku m’i kini ato kokë me kurona? Serbë, Mal i Zi, Belgjikë, Rumani. Po Rumanofët, ajo shtëpi gjakësore e despotëve t’errët të Rusisë? Këto po t’i shkruj sa për shembull. Nuk mund të përgjasim hallin tonë me ta tynve mbasi ata ishin tepër nalt, e prej asaj naltsije kan ra! Mejtohu qi dhe kombet i vërejnë si tradhtarë e gjakpirës e kujtdo s’u dhimbset halli i tyne. Por ne e dashtun hoqëm për të mirën e atdheut të dashun.

Kini hek e jeni përpjek, pa vesh e pa mbath, mir ashtu si ju duket ndër sy, po Perëndia me madhninë e vet a nuk ka me na e pague me të mira? Mos m’u idhnoni u lutemi, se kështu jam mbjell e kështu kam me u korr se qeni plak nuk ze ma më të gjuaj. Perëndia të dhantë shëndetin, të falt e të rujt me gjith fëmit, njesh e ja mrifsh asaj dite të bardh e i martofsh.”

Nga fundi i vitit 1917, ai u kthye në gjirin e familjes së vet në Tironë. Mirëpo fati i tij ashtu si ia kishte caktuar zoti nuk deshi të jetoi gjatë pranë familjes. Dy muaj më vonë më 20 shkurt 1918, Murati duke kalëruar si në rini, vdiq pa pritur nga pushimi i zemrës dhe u rrëzua nga kali. Vdiq në moshën 51 vjeçare.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.