KUSH DUHET TE QUHET “TIRONS PREJ VERTETI” - Nga Abdyl BAKIU
KUSH DUHET TE QUHET “TIRONS PREJ VERTETI” - Nga Abdyl BAKIU

Besoj te mos kem gabuar ne kohe, andej nga viti 2002 baxhanakut tim tironas i vdiq nje  i afert. Ate nate, pa u kallur xhenozja, shkuam ti qendronim prane familjareve. Plot dy dhoma me  burra dhe nje e madhe me  gra. Ne keto raste sic e dini, bisedat vertiten ne te gjitha deget e jetes. Por interesante ajo u be kur nisi biseda kush eshte “Tirons prej verteti”

-Te ardhurit  pas 90 nuk mund te quhen tironsa edhe sikur ta bojne shtepine prapa 15 kateshit – tha njoni – se pasha Zotin i hy Ceni Lakut me dajak e ja thy ne kurriz.

  • Dakort – e pyeti nje tjeter – sipas teje kush duhet te quhet tironas?
  • Tironsi vertet eshte ai qe ka denbabaden ketu, domethone qe te kete 250-300 vjet fisi tij ktu n’Tirone
  • Oh s’jam fare dakort – ia prita une.-Toptansit kane bo shume per Tironen dhe kane lone emer. Por amo ata vete kane zbrit prej Kruje ne dekaten e dyte e te trete te shekullit 19-te domethene andej nga viti 1830 e ketej. Pra nuk e kane mbushur 250 vjet, Mos valle s’jane ato tironsa? – Denbabaden si nuk foli se ne vend te tij ia nisi nje tjeter:
  • Une mendoj qe tironsa tamom eshte ai qe i ka lind gjyshi ketu ne Tirone. Eshte nje kohe prej 60- 70 vitesh dhe familja i ka more huqet e Tirones qofte ne sjellje qofte ne zakone.
  • Une mendoj nryshe- tha nje i moshuar qe deri ne ate moment nuk ishte nigju – Kush familje ka nen toke me shume njerez se mbi toke ajo familje eshte tironse tamom. – Fjalen e tij e miratuan te gjithe
  • Domethone une qekam le ketu po baba im ne Kruje nuk duhet te quhem tirons? – pyeta une.
  • Sipas menjes time vallahi jo – u pergjigj ai i fisit nen e mbi toke
  • Sipas nje studimi te bere nga shoqata Kruja qe nga viti 1913 e deri me sot nga Kruja kane zbritur 109 mije krutane. I bie qe gjysma e pasaradhesve te tyne te quhen tironsa kurse ato vete jo – fola une prape
  • Po jo ore mos prit aq holle. Ato qe kane ardhe me ate fillim kane vdek te gjithe kurse nipat e sternipat e tyne jane tironsa tamom – ma ktheu nje tjeter,

Ne kete moment ne dhomen tone ku bohej ky muhabet hyni nje burre i gjate me koken plot floke por te thinjura.

  • Ju nigjova qe po bojshit muhabet per tironsit. Une jam sekretari shoqates Tirona dhe quhem Skender Skenderi. Ne vleresojme s itironas cilido qe ka le ketu, qe respekton traditat e menyren e sjelljes se tironsave, qe eshte plot hatikat si tironsat e flet dialektin tironas.

Fjala e tij u degju nga te gjithe e zuni vend.

  • Po sikur te jete nanjoni professor e akademik e qe flet gjuhen zyrtare.
  • Gjuhen zyrtare ai e le atje ne zyrat e shtetit kurse tek ne flet aksentin tironas – ju pergjigj zoti Skenderi. Une qesha
  • Po si mund te bohesh anetar i shoqates Tirona – pyeta une.
  • Duhet te paguash kuotizacionin vjetor e te marresh pjese ne aktivitetet e shoqates
  • Shume mire – them – a mund te realizohet kjo tani, ketu?
  • Po – mu pergjigj, shkoi diku, mori nje cante dhe nxorri nje bllok. Shenoi emrin tim dhe me dha ne dore fleten e kuotizacionit. Une pagova tarifen dhe qe atehere une jam de jure anetari shoqates Tirona edhe pa qene denbabaden tirons 300 vjecar.

 

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.