Kafe Kursal
Kafe Kursal

“Kursali” ishte kafe publike, serioze, e respektuar dhe universale, ku njerëzit jepnin e merrnin kulturë nga sjelljet, veprimet dhe bisedat që shoqëronin diskutimet e tyre.

Në “Kursal” shkonin politikanë, deputetë, zyrtarë të lartë, bankierë, mjekë, intelektualë, pronarë, sportistë, artistë, të huaj të ardhur nga vende të ndryshme, njerëz me preferenca gjermane, italiane që kishin mbaruar e studiuar në këto vende, si dhe tregtarë apo ish-tregtarë shqiptarë e italianë që vinin për punë në Tiranë

Ai frekuentohej edhe nga punonjësit e Bashkisë, ata të Bankës Shqiptare, kryesisht për marrëveshje pune, përfshirë edhe punonjësit e Radio Tiranës, kur punonin me zyra provizore në Bashki.

Përveç faktit që ishte në qendër të kryeqytetit, “Kursalit” i jepte rëndësi, frekuentim e popullim edhe fama si një kafe e stilit europian, me disiplinë e rregull. Ai kishte personel të kulturuar e klientëve u servirej me profesionalizëm.

Kamerierët shërbenin të veshur me kostum të zi, jelekë, këmisha të bardha dhe fjongo o papijon vishnje, si ngjyra e perdeve. Në mjedisin e tij të brendshëm e të jashtëm nuk servirej vetëm kafe, por gjithçka, pasi në “Kursal” gjendeshin të gjitha pijet e Europës, nga shampanja, vera, uzoja, birra, lloje të ndryshme të likereve të eksportuara, por edhe pije shqiptare, kryesisht raki, birrë, si dhe ëmbëlsira, biskotina etj. Pijet nuk kushtonin shumë, pasi kishin çmime me standardin e kohës.

Kafe Kursal & Rruga e Durresit
Kafe Kursal & Rruga e Durresit

“Kursali” shfrytëzohej edhe si pikë takimi ose vendi ku niseshin taksitë apo mjete e vogla të kohës për në qytete të tjera.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.