Ndërtesa që shikoni në foton e parë ka qenë selia e nënprefekturës së Tiranës, në vitin 1912 dhe më përpara. Pikërisht aty u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia në Tiranë, më 26 nëntor 1912. Në të njëjtën godinë u vendos qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes në shkurt 1920, gjë që shënoi kthimin e saj në kryeministri, në Tiranën e shpallur
kryeqytet të përkohshëm (11 shkurt 1920). Kjo ndërtesë ka qenë selia e kryeministrisë në vitet 1920, 1928-31 dhe Ministria e Punëve të Brendshme në vitet 1920-1931, (në vitet 1921-24 kryministria ka qenë në katin e parë tek ndërtesa e Akademisë së Shkencave).

Godina e fotos 1 u prish për t’i lënë vend ndërtimit që kemi sot, me hyrjen e harkuar. Tek ndërtesa në fjalë u vendosën zyrat e Mëkëmbësisë në vitet e pushtimit, dhe pas vitit ’44 aty ka qenë Biblioteka, ose Biblioteka e vjetër siç jemi mësuar ta quajmë, pasi u bë Biblioteka Kombëtare (1966) në Pallatin e Kulturës. Kryeministria € rë U ndërtua në vitin 1931, si pjesë e kompleksit të ministrive, për të cilat do të bëjmë fjalë më poshtë.

Në vitet 1929-31, qendra e Tiranës u kthye në shesh ndërtimi. Kompleksi i
ministrive dhe Bashkia u ndërtuan sipas projektit të arkitektit fiorentin Florestano de Fausto.

Ndërtesat qeveritare ishin një hap i rëndësishëm në shndërrimin e Shqipërisë në një shtet serioz, dhe të Tiranës në një kryeqytet europian perëndimor. Prandaj për ndërtimin e ministrive u harxhuan jo pak para.

Kështu: Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, (foto 2, sot Ministria e Ekonomisë, e Tregtisë dhe e Energjitikës), kushtoi $32.005,24 frangaari: Komandae Mbrojtjes Kombëtare, (sot Bashkia e Tiranës),
kushtoi 429.241,44 franga ari: Ministria ce Punëve të Brendshme, (sot Ministria e Bujqësisë), kushtoi 426.250,82 franga ari: Ministria e Punëve Botore, (sot Ministria e Punëve Publike, e Transportit dhe e Telekomunikacionit), kushtoi 431.531,81 franga ari: Ministria e Financave, (sot Ministria e Punëve të Brendshme), kushtoi 407,531,27 franga Ari: Ministria e Drejtësisë dhe e Arsimit, (sot Ministria e Mbrojtjes), kushtoi 420.580,85 franga ari. Ndërtesa e shtatë, Bashkia (foto 3, sot e shembur) ishte pa dyshim ndërtesa më e bukur e këtij kompleksi.

Inaugurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e saj u bë më 12 maj 1930, nëpërmjet një ceremonie të posaçme, (Ora, 13 maj 1930).
Ndërtimi i Bashkisë kushtoi 370.265 franga ari, dhe 10.000 franga ari janë shpenzuar për shpronësimin i truallit, ( Tirana, 1937, f.38-41).

Më 5 korrik 1931, shkallët e Ministrisë së Financave (sot Ministria e Brendshme) ishin shtruar me qilima. Kishin ardhur ministra, deputetë, funksionarë të lartë, trupi diplomatik dhe të ftuar. Ndërkohë që mbante fjalën e rastit dhe priste shiritin e inaugurimit, kryeministri Pandeli Evangjeli zor se do të ketë menduar për jetëgjatësinë e gjashtë ministrive, që sapo kishin përfunduar. Sidoqoftë, ndërsa ngjiste shkallët e Ministrisë së Financave, në emër të Mbretit ai dha urdhër për hapjen e dyerve të tyre, të
cilat nuk janë mbyllur edhe sot pas thuajse 80 vjetësh.

Për përfundimin e këtij kompleksi kishin punuar firmat “Srtaccioli” dhe “Fortuzi”, ndërsa materialet ishin siguruar thuajse tërësisht në vend. Në një kohë rekord (20 muaj), 350 punëtorë, në shumicën ec tyre vendas, kishin bërë të mundur që shteti shqiptar të kishte ndërtesa, zyra dhe ambjente, po aq moderne sa edhe në perëndim. Tre muaj më vonë, edhe godina e Bashkisë, e cila ishte e shtata e këtij kompleksi, kishte përfunduar.
Më 1 shtator 1931 u bë inaugurimi, në prani të princeshave.

Pasi prefekti i kryeqytetit Rexhep Jella mbajti fjalën e rastit, të pranishmit vizituan ambjentet e Bashkisë, e cila do të prishej (më saktë do të hidhej në erë) në vitin 1980.

Ndërtimi i ministrive është i një cilësie shumë të lartë, sipas stilit neoklasik, por, në të njëjtën kohë ato bartin të gjithë ngarkesën e historisë tonë dhe simbole të saj. Marin Barleti dhe historianë të tjerë na kanë treguar se në Mesjetë, emërtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janë përdorur si sinonime të Arbërisë. Dihet se, Skënderbeu përdori simbolet shtetërore të Pirros së Epirit, (shqiponjën dhe përkrenaren me kokë dhie), dhe ato të Aleksandrit të Madh, (shenjën e Diellit me tetë rreze). Ahmet Zogu përdori të njëjtat simbole, prandaj në fasadat e ministrive u vendos në mënyrë të përsëritur, përkrenarja e Skënderbeut, (foto 4): po ashtu si shenja e Diellit, me shumë gjasë koka e ushtarit me helmetë është bërë në kujtim të Aleksandrit të Madh, (foto 5), të cilin Zogu e kishte idhull, (madje edhe të birin e quajti Leka, pikërisht prej Aleksandrit, sipas J. Dedet). Veç këtyre, një pjesë e dritareve të ministrive, së bashku me parvazin dhe një të dale poshtë tij paraqesin shpatën, (foto 6), ndërsa disa të tjera janë bërë në formën e harqeve të triumfit, (foto 7).

Soliditeti i ndërtesave të ministrive lejonte shtimin e një kati (dhe më shumë), dhe kjo ishte parashikuar. Pas pushtimit, italianët “plotësuan” katin e tretë tek Ministria e Drejtësisë dhe e Arsimit (sot Ministria e Mbrojtjes), dhe Ministria e Financave (sot Ministria e Punëve të Brendshme). Shtesat u bënë profesionale dhe nuk dallohet fare se ato janë bërë 10 vjet më vonë, në vitin 1940.

Në vitet e pushtimit italian (1939-43), këta të fundit ndërmorën ndërtimin e selisë së re të Mëkëmbësisë. Pas vitit 1944, pikërisht këtë ndërtesë qeveria komuniste e ktheu në kryeministri. Siç mund ta dalloni nga fotoja 8 më poshtë, janë dy vende të lëna për basoreliefe, të cilat italianët nuk arritën t’i vendosnin. Këtë punë e përfunduan komunistët, të cilët vunë punëtorë e minatorë që vazhdojnë të qëndrojnë akoma aty. Le të kthehemi tani tek ministritë në sheshin “Skënderbej”.

Në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar u bënë shtesa kati (katii tretë) tek Ministria e Punëve Publike dhe tek Ministria e Bujqësisë, duke u hequr çatia, madje është bërë edhe një shtesë mbi katin e tretë. Shtesat ngaqë u bënë keq, janë të dallueshme sot e kësaj dite. Më vonë, anash Ministrisë së Mbrojtjes (në veri të saj), u ndërtua një godinë e re. Por një nga marrëzitë më të mëdha që janë bërë në këtë qytet ka qenë hedhja në erë të Bashkisë,
në vitin 1980, duke shpërfytyruar sheshin “Skënderbej”. Edhe në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar një ministër i shtoi një turi nga prapa Ministrisë së Ndërtimit.

Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.180, datë 13.04.2000, ndërtesat e ministrive si edhe ato të istitucioneve të tjera, që ndodhen në qendër të kryeqytetit dhe në aksin kryesor të tij, u vunë në mbrojtje dhe u shpallën “Ansambël Monument Kulture” Pas kësaj për godinat e ministrive filloi projekti “Kthim në Identitet”, i cili në fakt ishte rikonstruksion. Kështu u suvatuan granitet speciale, “travertinat”: tullat dekorative u lyen me bojë: dritaret e drurit u zëvendësuan me dritare duralumini dhe kokat e derdhjeve të betonit u lyen me varak. K.RR T. e Tiranës vendosi, me 12 vota pro, (Gazeta Shqiptare, 9 gusht 2000) pezullimin e punimeve të cilat vazhduan: rikonstruksioni i fasadave të Ministrive, (në tre anë), përfundoi në vjeshtën e vitit 2000.

Megjithatë shtesat dhe ndryshimet tek ministritë nuk patën të sosur, edhe në vitet në vazhdim, si pasojë e nevojës së administratës për zyra. Kështu, gjatë viteve 2001-02 u realizua një shtesë (nga prapa) e ndërtesës aktuale të Bashkisë (Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, në vitet 30), pothuajse në simetri me Ministrinë e Ekonomisë, të Tregtisë dhe të Energjitikës.

Por. simetria nuk u bë e plotë, pasi Bashkia e sotme pak a shumë mori formën c germës “E”: shtesa e saj (pjesërisht) shërben si sallë për mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku për publikun nuk ka vend. Ministria e Mbrojtjes “u zgjat” (në vitet 2003-4), duke përpirë lulishten aty pranë dhe në shtesën e radhës u vendos Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Në fundvitin 2003 Alloi shtesa (nga prapa) e Ministrisë së Bujqësisë, e cila mbaroi në vitin 2005. Ndërkohë, ndryshimet e interioreve të ministrive kanë qenë dramatike.

Gazmend A. Bakiu

Shkëputur nga libri “Shqipëria Politike” me autor studiuesin Gazmend A. Bakiu.

Për të intesuarit librin mund ta gjejnë në libraritë e qytetit të Tiranës.