Skënder Selimi
Skënder Selimi

Skënder Selimi lindi në Tiranë më 18 Shkurt 1933.

Skënder Selimi, është autor i duetit të parë klasik shqiptar “Anusha”, koreograf i kërcimit të parë modern shqiptar “Alba”, koreograf i vodevilit të parë shqiptar “Mirela”, si dhe autor i studimit të parë në fushën e koreografisë “Atllasi Koreografik Shqiptar”, pedagogu i parë dhe themelues i Katedrës së Koreografisë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
Skënder Selimi vuri bazat dhe konceptet profesionale në Shqipëri duke mbetur ndër studiuesit e rrallë e cilësorë të folklorit koreografik e problemeve të koreografisë shqiptare. Selimi pati edhe një veprimtari të gjerë pedagogjike.

Skënder Selimi
Skënder Selimi

Skënder Selimi e nisi jetën e vet që në rezistencën antifashiste, për t’u ngjitur falë talentit të vetë natyror dhe të kultivuar me djersë majave më të larta të artit kombëtar.

Skënder Selimi është doktor-profesori i parë me titull shkencor në fushën e koreografisë. “Mjeshtër i Madh i Punës”, profesor-doktor Skënder Selimi mbetet një nga themeluesit e zhvilluesit e artit të baletit dhe koreografisë në Shqipëri.

Skënder Selimi ishte regjisor-baletmaestri i parë. Kontributi i tij në fushën e baletit nis me “Shatërvani Bashesarait”, në vitin 1951.
Më pas vuri në skenë baletet e para në Filarmoninë e Shtetit dhe Teatrin e Operës, si “Zarena e humbur”, “Zhurale Fadeta”, “Laurensia”, “Sheherezada” dhe të tjera.

Ai mori pjesë si krijues dhe në operat e para “Traviata”, “Ivan Suzanini” dhe në disa drama të Teatrit Popullor si “Romeo e Zhuljeta”, “Hamleti” e “Mirandolina”.
Skënder Selimi ishte ndër studiuesit e rrallë e cilësorë të folklorit koreografik e problemeve të koreografisë shqiptare. Ai kishte një veprimtari të gjerë pedagogjike ku spikaste përpjekja për ruajtjen e individualitetit të studentit.

Selimi ishte një nga studentët e rrallë të ish-BRSS-së të gjysmës së dytë të shekullit XX, që mbylli shkëlqyer Institutin e Lartë GITIS, në atë kohë, me pedagogë më të mëdhenj të asaj kohe.

Skënder Selimi u nda nga jeta më 17 Shtator 2015.

Komuniteti Tironas "Venaliu"
Komuniteti Tironas “Venaliu”