C ‘ osht ky shen e gzim i modh o shyqyr,
Ky osht gzimi i babes vet o shyqyr,
Qe marton djalin e vet o shyqyr ,
Po mer nusen per hyzmet o shyqyr,
Per hyzmet e selomet o shyqyr,
Shyqyr boka nona vet o shyqyr !

O shyqyr o pereni kujt dite ja kena mrri
Dit e selometit -o , gastarja sherbetit-o

Ket Kong diten e djele knojshin ke shpija e dhondrit ne Tiron ishte dita qe do merej nusja !
Perpara se me shku atje bohej gati dhondri .
Vinte nji berber i cili qethte edhe rruante dhondrin dhe me pas fillojshin edhe e vishnin me rrobat e dhonderris pra me ” jelekun boj gjakje” sic e qujshin, mo von rreth viteve 30 fillun qe dhonduret Tironas te visheshin alla fronga me kostum . Ndersa e veshin ja thon konges ;

Ja dhonderr shtylla shpis
Hiq rrobet e beqarnis
Vish rrobet e dhonderris
Beqarnin ta qajsh me lot
Nusja e re u dashka fort

Ja dhonderr shtylla hajatit
O mi gezofsh rrobet e shtatit
Mi gezofsh mi majc me shnet
Porsi sot e njimij vjet

Ja dhonderr bajrak movi
Njih nusen qi deshte ti
Vallahi se desha vet
Ma dha baba me t’ vertet …

Dhe masi vishesh shperthenin vallet nga mo te ndryshmet te gjith e rrethonin Duke kercy
Mbasi vishej dhondri takonte gjith te pranishmit te cilet e uronin .
Me pas bohej nisja per me mare nusen me pajton . Duhet permen qe perpara viteve 1900 dhondrri nuk shkonte per me mor nusen ai e priste ne shpi. Nusen e merte Daja i tij i cili ishte edhe i pari dasmes bashke me krushqit e tjere qe ishin zgjedh nga i zoti shpis per te mor nusen por mo von ky zakon u hoq …
Ndaj para se te niseshin kenohej ;

O udha mar o Krushku i par
Na i thuj Nuses mos na qaj

O udha mar o Krushku i dyt
Na i thuj nuses te na ngrej kryt

O udha mar o Krushku i trret
Na i thuj nuses te na vij vet …

Dhe si e djele qe osht sot ne Tiron po nigjojme shum Buri makinash qe tregojne se po morin nuse i urojme gjith ciftet qe martohen sot Duke i kujtu te MOS harrojne traditat edhe konget tona te mrekullueshme !

Pruni për faqen Tirona:  SOLEN ALLA

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.