Nji nga Konget mo te vjetra te Tirones osht ajo e “Zares” shum e njoftun por edhe e pa njoftun, sepse shum pak e din qe kjo Kong osht Kong Tironse, mbi 100 vjecare si Kong ! 
Haxhi Murat Petrela kur u kthy nga pelegrinazhi ne ( Mekka) Solli nga Egjipti
nji vajz te Vogel te adoptume ngaqe nuk kishte femij.Vajza e adoptume quhej Zare dhe per faktin se ishte e birsume konga ne origjinal fillon me fjalet ; Zare moj Kopile !
Sopranoja e modhe Shqiptare Tefta Tashko Koco qe e para kongtare profesioniste qe do e knote dhe bote te famshme ket Kong duke moderu titullin ne ” Zare Trendafile” Sopranoja jone e knon qe ne fjalet e para me dialektin ton ne regjistrim dallohet qart kur Tefta thote ” Ma bone me hile ” tashmo kjo Kong kenohet thujse nga gjith zonat operistik Shqiptar.

Zare moj kopile
Ma bone me hile moj Zare
Sa e bukur je ….

Zare dil ke moni
Po te pret Jaroni moj Zare
Sa e bukur je …..

Zare dil ke pusi
Po te pret caushi moj Zare
Sa e bukur je…

Zare dil ne hajat -e
Foli fukaras moj Zare
Sa e bukur je…

Zare dil ke porta
S’di Turkce i vorfni moj Zare
Sa e bukur je….

Zare moj hypi atit
Ne shpi te Haxhi Muratit moj Zare
Sa e bukur je….

Mor nga libri i autorit HAMIT SPAHIU
” Kenget e Vjetra Popullore”
Përgatiti për faqen Tirona: Solen Alla

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.